• Kreu
  • /
  • Blog
  • /
  • Uebinar
  • /
  • Uebinar i hapur për sigurinë online – 15 nëntor, ora 18:00

Uebinar i hapur për sigurinë online – 15 nëntor, ora 18:00

Nga: Elvis Plaku minuta lexim | 0 komente1004 lexime


Nëse ndiheni të sigurt online atëherë ky prezantim nuk është për ju!

Por nëse ju kanë marrë ndonjëherë aksesin e llogarive tuaja online apo dini raste të ngjashme, atëherë ju ftojmë të regjistroheni.

Si qytetarë dixhitalë sot jemi të gjithë të ekspozuar ndaj rreziqeve nga më të ndryshme online. Ky uebinar synon t’ju ndërgjegjësojë si dhe mësojë disa teknika thelbësore se si mund të mbroheni më mirë.

Ky material është prezantuar disa herë dhe mbas prezantimit të fundit, ku morën pjesë mbi 80 persona, ju ftojmë të ndiqni të njëjtin prezantim edhe në formatin e një uebinari.

Kur: Të enjten, ora 18:00-19:00
Ku: Trajnim online
Kush: Elvis Plaku, prezantues

Gjatë prezantimit do mund të ndërgjegjësoheni më tej mbi këto tematika:

  • Siguria e pajisjeve që përdorni në internet
  • Fjalëkalimet e sigurta
  • Siguria me dy nivele
  • Siguria e email
  • Lundrimi në internet
  • Mediat Sociale
  • Përdorimi i VPN-ve

Mbas prezantimit do ketë një kohë edhe për pyetjet dhe përgjigje që ju mund të filloni të na i dërgoni që tani, pasi të jeni regjistruar.

Regjistrohuni këtu: Trajnimi online

Prezantues

Elvis Plaku (foto profili)

Elvis Plaku është një sipërmarrës dhe konsulent me eksperiencë korporative dhe private. Aktualisht menaxhon një biznes të vogël privat dhe shërben si konsulent për disa biznese/organizata.

Ekspertiza e tij vjen nga ndërthurja e një sërë përvojash si në botën korporative ashtu edhe në atë private në Shqipëri dhe jashtë saj. Prirjet dhe dëshira e tij për të eksploruar drejtime të reja e kanë përballur me përvoja në fusha nga më të ndryshmet si: marketingu, psikologjia, komunikimi, burimet njerëzore, teknologjia, etj. Në 2011 ai mbaroi studimet e nivelit Master për administrim biznesi nga Regent University në Virginia Beach, Virginia, USA.

Email: eplaku (at) sfidabiznesi.com

Profilin në: LinkedIn

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}


Gjithashtu mund të lexoni

Webinar anglisht: Vlerat thelbësore të udhëheqjes

Webinar anglisht: Vlerat thelbësore të udhëheqjes

Trajnim për kurset online: Ja si mund të përfitojë biznesi/organizata juaj

Trajnim për kurset online: Ja si mund të përfitojë biznesi/organizata juaj

Uebinar: Si të kapërceni pengesat që ju mbajnë larg qëllimeve tuaja!

Uebinar: Si të kapërceni pengesat që ju mbajnë larg qëllimeve tuaja!

Uebinar: Si të përdorim Fiverr me sukses

Uebinar: Si të përdorim Fiverr me sukses
>