Angazhimi i vizitorëve nëpërmjet kuizeve
Marketingu dixhital

Angazhimi (engagement) i vizitorëve: ja si ta rrisni me kuize?

Kuizet apo pyetësorët me zgjedhje janë një teknikë strategjike që ju ndihmon të rrisni angazhimin e vizitorëve tuaj online duke e rritur interesimin e tyre për biznesin apo organizatën tuaj.

Çdo marketier dhe sipërmarrës me përvojë e kupton nevojën që t’i mbajë vizitorët e faqes të angazhuar pasi ‘angazhimi’ i vizitorëve përkthehet në:

  • një marrëdhënie më të fortë,
  • më të qëndrueshme e rrjedhimisht
  • me vlerë për vizitorët dhe vetë biznesin apo organizatën tuaj.

Nevoja e angazhimit të vizitorëve

Mund të jetë me pak rëndësi nëse ju publikoni shkrime apo foto interesante.

Nëse faqja dhe përmbajtja juaj nuk dallojnë nga konkurrenca apo nuk ofrojnë diçka vërtetë tërheqëse për vizitorët tuaj, atëherë ata do jenë të prirur të largohen.

Vizitoret e rinj dhe ekzistuesStudimet dhe statistikat tregojnë se 50%-95% e vizitorëve në faqen tuaj të biznesit largohen për mos t’u kthyer më. Këtë mund ta vërtetoni lehtësisht duke parë se sa përqind e vizitorëve tuaj janë të rinj dhe sa janë ekzistues (new & returning) sipas Google Analytics.

Nëse raporti i vizitorëve të rinj është më i madhe se ai i atyre ekzistues rrjedhimisht është detyra juaj t’iu ofroni atyre diçka që të mund t’i tërheqë, pra t’i angazhojë për t’u rikthyer apo qëndruar më gjatë!

Raporti i vizitoreve me nje viziteNjë tregues tjetër është raporti i vizitorëve me një vizitë (bounce rate) që nëse është më i lartë se 50%, tregon se mund t’ju duhet të investoni në reklama për t’i rikthyer vizitorët në faqen tuaj pasi shumica nuk gjejnë atë që kërkojnë.

Për sa i përket mediave sociale, tashmë është e gjithëditur që edhe faqet më të mëdhaja me mijëra apo miliona fansa nuk arrijnë t’i prekin të gjithë fansat e tyre pasi Facebook, Twitter, etj., e kanë ulur në mënyrë të skajshme atë që quhet ‘reach’, pra qasjen tuaj ndaj totalit të ndjekësve/fansave tuaj në këto medie. Facebook e ka ulur nën 5% ndërsa Twitter e ka edhe më të ulët pasi është edhe më e kufizuar si platformë. Rrjedhimisht, nëse postimet tuaja nuk janë angazhuese atëherë numri i fansave tuaj nuk ka asnjë rëndësi praktike. Pyesni kë të dikë tjetër, por në cdo rast shihni edhe një herë me kujdes statistikat për ndjekësit tuaj.

Post Reach per Sipermarres.org
Shembull i “post reach” për një faqe në Facebook: Qasja (reach) është minimale dhe sporadike, përvec dy-tre ditëve ku ka një rritje deri në 635 (pika më e lartë) dhe 415 pika e dytë më e lartë. Ditët e tjera janë pothuajse = me 0 për një periudhë një mujore.

Avantazhet e kuizeve

Kuizet janë ndëraktive – në ndryshim nga shkrimet, kuizet e konceptuara mirë arrijnë t’i tërheqin vizitorët tuaj jo thjesht me informacion zbavitës apo interesant, por edhe ndëraktivitet (shihni shembujt më poshtë).

Rrisin angazhimin mendor/emocional – krahasuar me shkrimet (si ky) që ofrojnë këshilla, sugjerime dhe informacione zbavitës, kuizet arrijnë t’i angazhojnë vizitorët e faqes tuaj mendërisht duke nxjerrë në pah koncepte apo aspekte të ndryshme (shihni shembullin 1).

Publikohen vetëm – kuizet mund të qëndrojnë vetëm ose si pjesë e një shkrimi/postimi tjetër (shihni shembullin 1).

Bëhen virale – ato mund të promovohen lehtësisht si dhe mund të kthehen në postime virale që shpërndahen nga vetë lexuesit dhe fansat tuaj.

Sugjerime konkrete – kuizet ju ndihmojnë t’i ofroni vizitorëve këshilla apo sugjerime konkrete bazuar mbi përgjigjet e tyre. Një kuiz që teston njohuritë e vizitorëve ju lejon t’u ofroni atyre edhe sugjerime konkrete mbi mangësitë apo njohuritë që kanë (shihni shembullin 2)

Segmentimi/kategorizimi – kuizet ju ndihmojnë të segmentoni apo kategorizoni vizitorët/fansat tuaj në bazë të përgjigjeve që ofrojnë. P.sh. në vartësi të përgjigjeve që ofrohen ju mund të gjykoni nivelin apo prirjen e vizitorëve tuaj (shihni shembullin 2).

Përforcim informacioni – kuizet ndihmojnë me asimilimin apo përforcimin e koncepteve të reja. Ky funksion i kuizeve përdoret gjerësisht nëpër institucione arsimore por mund të vihet në funksion të nevojave të një biznesi apo organizate (shihni shembullin 2).

 

Shembulli 1 – ndëraktivitet dhe angazhim mendor

Kuizi per zakonet e njerezve te suksesshemMbase mund ta keni lexuar sakaq shkrimin mbi 7 zakonet e njerëzve të suksesshëm. Ky shkrim, ashtu siç edhe shumë shkrime të tjera, ofron një nivel të caktuar angazhimi për vizitorët dhe lexuesit tanë.

Eksperienca nga ka treguar se shumica e vizitorëve lexojnë titullin dhe nëse kuriozohen mjaftueshëm nga titulli vendosin të të lexojnë edhe vetë shkrimin.

Ndër ata që e hapin ta lexojnë, shumica e lexojnë relativisht shpejt sa për ta konsumuar si material, por mbas 10 minutash i harrojnë pothuajse tërësisht ato që kanë lexuar. Mbetet vetëm një përqindje shumë e vogël e atyre që e lexojnë më vëmendje e fillojnë ta analizojnë shkrimin më thellë (pra që janë vërtetë të angazhuar) pasi shpenzojnë më tepër kohë për ta kuptuar dhe nxënë më mirë materialin që kanë lexuar.

Por nëse do arrinim që të njëjtit lexues t’i ftonim të bënin një kuiz më parë, atëherë do zbulonim që ata që ndërmarrin ta bëjnë kuizin deri në fund tregojnë një nivel interesimi më të madh edhe për ta lexuar apo analizuar më thellë informacionin që i’u paraqitet.

 

Shembulli 2 – përforcim informacioni & segmentim i vizitorëve

Testimi me zgjedhjeNjë shembull tjetër i një kuizi që kemi ndërtuar bazohet mbi një testim gjuhe që ofrohet nga një prej qendrave të mirënjohura të gjuhës angleze në Tiranë. Kuizi apo pyetësori me zgjedhje u ofron mundësinë vizitorëve që të testojnë nivelin e tyre të gjuhës nëpërmjet përgjigjeve me opsione.

Angazhimi i vizitorëve ndodh që në momentin që ata vendosin të bëhen pjesë e këtij testimi, ndërsa segmentimi bëhet bazuar mbi përgjigjet e sakta apo të gabuara që ata ofrojnë. P.sh. ata që dalin me rezultate të ulta mund të nxiten të bëjnë një kurs apo të lexojnë më shumë, ndërsa ata që dalin me rezultate të larta mund të orientohen drejt materialeve më sfiduese apo produkteve të caktuara.

Shembulli 3 – bëhen virale

Ky është një shembull tjetër i një postimi në mediat sociale që po të shihet nga numri i komenteve dhe reagimeve dukshëm tregon angazhim të ndjekësve në këtë faqe. Formati dhe mediumi i këtij postimi e lejojnë atë që sa herë dikush e pëlqen apo shkruan një koment si përgjigje, reagimi i ndjekësve të shpërndahet në mënyrë virale edhe te miqtë e tyre në Facebook.

Shembulli 4 – viralitet & përforcim informacioni

Një shembull tjetër i një postimi i cili mund të bëhet viral por që mbi të gjitha krijon ‘angazhim’ për fansat duke i qëndruar besnik edhe misionit të vetë organizatës për përhapjen e gjuhës dhe kulturës.

Shembulli 5 – viralitet dhe angazhim

Kuizi te AlbeuKy është një shembull tjetër nga një gazetë e mirënjohur e cila e përdor kuizin për t’i angazhuar lexuesit e sajë rregullisht nëpërmjet ofrimit të cmimeve konkrete, që sigurisht e bën edhe më tërheqës kuizin që ata ofrojnë.

Në përfundim

Kuizet janë vetëm një nga teknikat. Ato nuk janë zgjidhja e vetme, por mund të bëhen lehtësisht pjesë e ‘veglave’ në kutinë tuaj të veglave që ju lejojnë të bëni një punë me vlerë për vizitorët e faqes dhe biznesin/organizatën tuaj. A keni sugjerime apo ide të tjera për përdorimin e kuizeve? Ndajini me ne te komentet këtu poshtë.

Read More
Qendra e Tiranes per festat e fundvitit
Shitjet & Marketingu

A jeni bërë gati për festat e fundvitit?

(foto nga: sweetzzinna, 2012)

Nëse nuk keni filluar ende me përgatitjet e fundvitit gjasat janë që jeni pak vonë! Por edhe nëse nuk keni diçka gati, tani është momenti që ti vini punët në vijë! Sugjerimet e mëposhtme synojnë t’ju orientojnë sado pak me hapat që mund të ndiqni për t’u bërë gati, por për çdo rast mos nguroni të jepni sugjerimet/komentet tuaja për të ndihmuar lexuesit e tjerë si ju.

Lista e produkteve/shërbimeve që do jenë me ofertë

Festat e fundvitit tashmë nuk janë thjesht një periudhë festash familjare dhe shoqërore por edhe komerciale. Mjaft biznese e shfrytëzojnë periudhë për arritjen e objektivave të veta me shitjet apo edhe qarkullimin e inventarit të produkteve që mbajnë. Ndaj, nëse nuk keni ende një plan atëherë mund të filloni së paku me bërjen e listës së produkteve/shërbimeve që do të ofroni si pjesë e promocionit për festat e fundvitit. Nuk ka rëndësi se sa përqind ulje duhet të ofroni pasi kjo varet nga shumë aspekte. Ajo që mund të filloni të mendoni është përzgjedhja e produkteve më tërheqëse për klientët si dhe sigurimi i stokut të nevojshëm.

Përcaktimi i produkteve apo shërbimeve që do reklamoni me ofertë është relativisht i lehtë sidomos për ata prej jush që e keni bërë këtë edhe në vitet e kaluara, por edhe nëse nuk e keni bërë mjafton të shihni se si e kanë bërë konkurrentët apo bizneset e tjera me qëllim që të përzgjidhni produktet me ofertat më tërheqëse për klientët tuaj.

Fushata promovuese

Pasi të keni përcaktuar listën e produkteve/shërbimeve që do të promovohen mund të filloni menjëherë të mendoni për fushatën apo mënyrat se si do të promovohen këto produkte/shërbime.

Idealisht, sugjerohet që çdo fushatë promovuese të ketë një tematikë apo emër të caktuar qartë me qëllim që ta bëjë më të lehtë për tu mbajtur mend si dhe për të përforcuar brandin tuaj.

Duke qenë se tematika e kësaj fushate është praktikisht e përcaktuar atëherë është e rëndësishme që të gjeni një qasje tuajën që lidhet pikërisht me festat e fundvitit dhe mënyrën se si ju do ti ofroni/promovoni produktet tuaja.

Brandet e mëdhaja zgjedhin gjithnjë një slogan apo tematikë që lidhet ngushtë me festat, dhuratat, momentet e gëzimit gjatë fundvitit dhe produkteve që ato ofrojnë duke u fokusuar sigurisht te ofertat e bëra enkas për këtë periudhë.

Kanalet e promovimit

Një nga rregullat e komunikimit dhe reklamimit të suksesshëm është komunikimi me shumë mënyra dhe kanale. Kjo do të thotë që edhe ju nuk duhet ta kufizoni fushatën tuaj promocionale vetëm te printimi i disa broshurave apo bërja e një reklame televizive/radiofonike, etj. Zgjedhja e kanaleve të promovimit duhet të bëhet në bazë të buxhetit dhe vendodhjes së audiencave/klientëve të synuar. Jo çdo kompani ka buxhet të mjaftueshëm për të bërë një reklamë televizive por pothuajse çdo biznes ka mundësi të reklamojë në internet sidomos nëpërmjet platformave sociale. Gjithësesi, ju duket të orientoheni mbi të gjitha nga vendi ku ndodhen klientët tuaj, pra nëse ata nuk janë përdorues të internetit, atëherë reklamat tuaja në Facebook nuk do shkojnë shumë larg, por nëse ata janë të një prirje të caktuar atëherë duhet të gjeni mediumin/kanalin që do jetë sa më afër interesave dhe preferencave të tyre.

Fillo herët që mos të mbarosh i fundit

Periudha e fundvitit është e mbushur me promocione dhe oferta ndaj nëse dëshironi që ofertat tuaja mos të përmbyten nga lumi i ofertave të fundvitit atëherë bëni mirë të shpejtoni me fushatën tuaj e cila idealisht duhet të zgjasë deri në fund të periudhës së festave.

Siç e përmendëm edhe në hyrje, këto janë vetëm disa sugjerime të përgjithshme që shpresojmë do t’ju nxisin sadopak por nëse keni sugjerime të tjera jeni gjithnjë të mirëpritur ti shtoni ato te komentet në fund të faqes.

Read More
Prezantim i trajnimit "Marketingu Strategjik në Internet" te Qendrat Linkoln

Trajnimi “Marketingu Strategjik në Internet” te Qendrat Linkoln

Javën që vjen (7 nëntor) është planifikuar të zhvillohet trajnimi i radhës për “Marketingun Strategjik në Internet” që ofrohet nëpërmjet Qendrave Linkoln.

Trajnimi është intensiv për rreth 3.5 orë dhe shpresoj se do jetë një eksperiencë vërtetë pozitive për ata prej jush që do merrni pjesë.

Trajnimi i fundit mbi të njëjtën temë u zhvillua në Mars 2017 dhe kishte mbi 10 persona nga kompani të ndryshme si Neptun, Tirana Ring Center, Raiffeisen Bank dhe SIGAL.

Në këtë trajnim, një nga aspektet mbi të cilat do thellohemi më shumë është edhe koncepti i quajtur ‘udhëtimi i klientit’ i cili përbëhet nga pikat apo momentet e kontaktit që klientët tuaj potencialë apo ekzistues kanë me brand-in, produktet dhe shërbimet tuaja.

Ky koncept është një paradigmë mjaft e mirë që ju ndihmon të kuptoni hapat që ata ndërmarrin si dhe pikat e ndikimit që ju mund të keni në eksperiencën e klientëve tuaj që nga momenti i parë i ekspozimit deri te konvertimi i tyre në klientë të mirëfilltë, e më tej.

Kjo video prek shkurtimisht konceptin e udhëtimit të klientit:

Por para se të arrijmë te ajo pjesë, trajnim do të ndalet edhe te zhvillimi i një strategjie biznesi, klienti dhe marketingu në vija të trasha që do ta ndihmonte këto që të orientohej më mirë në përpjekjet e veta në marketing.

Për më shumë informacion, ju ftoj të shkarkoni këtë prezantim më të plotë në version PDF në anglisht: Shkarkojeni si PDF

Si të regjistroheni?

Për t'u regjistruar ju lutem dërgoni Email te adresa e Qendrave Linkoln: [email protected]

Javën që vjen (7 nëntor) është planifikuar të zhvillohet trajnimi i radhës për “Marketingun Strategjik në Internet” që ofrohet nëpërmjet Qendrave Linkoln.

Trajnimi është intensiv për rreth 3.5 orë dhe shpresoj se do jetë një eksperiencë vërtetë pozitive për ata prej jush që do merrni pjesë.

Trajnimi i fundit mbi të njëjtën temë u zhvillua në Mars 2017 dhe kishte mbi 10 persona nga kompani të ndryshme si Neptun, Tirana Ring Center, Raiffeisen Bank dhe SIGAL.

Në këtë trajnim, një nga aspektet mbi të cilat do thellohemi më shumë është edhe koncepti i quajtur ‘udhëtimi i klientit’ i cili përbëhet nga pikat apo momentet e kontaktit që klientët tuaj potencialë apo ekzistues kanë me brand-in, produktet dhe shërbimet tuaja.

Ky koncept është një paradigmë mjaft e mirë që ju ndihmon të kuptoni hapat që ata ndërmarrin si dhe pikat e ndikimit që ju mund të keni në eksperiencën e klientëve tuaj që nga momenti i parë i ekspozimit deri te konvertimi i tyre në klientë të mirëfilltë, e më tej.

Kjo video prek shkurtimisht konceptin e udhëtimit të klientit:

https://youtu.be/ugm4-n7Gk9I

Por para se të arrijmë te ajo pjesë, trajnim do të ndalet edhe te zhvillimi i një strategjie biznesi, klienti dhe marketingu në vija të trasha që do ta ndihmonte këto që të orientohej më mirë në përpjekjet e veta në marketing.

Për më shumë informacion, ju ftoj të shkarkoni këtë prezantim më të plotë në version PDF në anglisht: Shkarkojeni si PDF

Si të regjistroheni?

Për t’u regjistruar ju lutem dërgoni Email te adresa e Qendrave Linkoln: [email protected]

Read More
Fjalori shqip online Fjale.al

Zhvillime dhe njoftime: Trajnimi, Fjalori, Uebinari, Softe & Apps

Ndonëse këtë periudhë nuk kemi një shkrim të ri për t’ju sugjeruar, deshëm t’ju vëmë në dijeni për disa zhvillime dhe njoftime si më poshtë:

Takim për kafe dhe prezantim mbi trajnimin “Marketingu Strategjik në Internet

Për të gjithë ata që mund të kenë interes, Qendra Lincoln (në Bllok) do të zhvillojë një takim prezantues dhe kafe mbi trajnimin e ardhshëm “Marketingu Strategjik në Internet”. Ky trajnim do zhvillohet për herë të dytë (hera e parë) dhe drejtohet nga unë – Elvis Plaku.

Takimi prezantues është i hapur për të gjithë dhe do zhvillohet të martën, 31 tetor 2017, ora 8:30-9:30Qendra Linkoln në ish-Bllok. Mjafton një konfirmim me email te [email protected]

Fjalori shqip në internet Fjale.al

Besoj mund ta keni marrë si informacion se miku ynë Baki Goxhaj, i cili është edhe pjesë e skuadrës mbështetëse këtu në SfidaBiznesi.com lancoi së fundmi projektin e tij më të ri Fjale.al – një fjalor i përditësuar shqip i cili jam i bindur do t’i sjellë më shumë vlerë çdokujt prej nesh në lëvrimin e gjuhës tonë.

Një këshillë praktike do ishte të abonoheni për të marrë nga një fjalë të re çdo ditë, pasi besoj se është një nga mënyrat më të mira për të pasuruar fjalorin dhe njohuritë tuaja.

Uebinari i parë dhe planet në vazhdim

Këtë muaj lancuam edhe Uebinarin tonë të parë. Duhet të pranojmë se Uebinari ishte një sukses i pjesshëm për shkak të një problemi teknik, por koncepti dhe tema u mirëpritën gjerësisht dhe i jemi mirënjohës të gjithë atyre prej jush që morët pjesë. Ajo që mund t’ju themi për të ardhmen është se sakaq jemi duke punuar për të lançuar edhe disa uebinare të reja.

Softe & Apps

Një nga zhvillimet e reja brenda faqes është edhe shtimi i seksionit titulluar Softe & Apps, që në fakt është një mini-listë softesh dhe aplikacionesh që ne përdorim rregullisht apo sipas projekteve të ndryshme. Lista do të përditësohet herë pas here dhe besoj se do gjejmë një mënyrë për ta zgjeruar edhe më tej në të ardhmen, ndaj nëse keni sugjerime mos nguroni të na shkruani.

Read More
3 metrikat e marketingut me email
Marketingu dixhital

Si ta masni efikasitetin e marketingut tuaj me email?

Marketingu me email është forma më e besueshme e komunikimit online. Studimet tregojnë se mbi 75% e klientëve preferojnë këtë lloj kanali komunikimi kundrejt kanaleve të tjera. Ndonëse prej vitesh është thënë që po afron fundi i marketingut me email, mbi 80% e marketierëve e përdorin dhe e preferojnë si kanali me kthimin më të mirë (ROI) kundrejt metodave/kanaleve të tjera si SEO, reklamat që shfaqen, etj.

Mbi të gjitha, një fushatë e mirë marketingu me email mund t’ju sjellë:

       -> Rritje të shitjeve
       -> Rritje të besnikërisë së klientëve
       -> Rritje të klientëve potencialë (leads)
       -> Rritje të biznesit nga klientët ekzistues
       -> Reduktim të kostove të marketingut (ROI)

Por pasi të dërgoni një fushatë me email, ju duhet të shqyrtoni raportet e fushatës dhe mbase aty shumica prej nesh fillojmë ta neglizhojmë punën duke mos i dhënë rëndësi metrikave që na prezantohen.

Sipas ekspertëve, për çdo fushatë me email duhet të matni të paktën këto tre metrika kryesore:

  • raporti i mbërritjes së mesazheve (delivery rate);
  • raporti i hapjes së mesazheve (open rate);
  • raporti i klikimit të mesazheve (click through rate).

Po çfarë janë këto tre metrika kaq të rëndësishme?

1. Raporti i mbërritjes së mesazheve (delivery rate)

Raporti i mberritjes se mesazheve

Kjo metrikë është pikënisja juaj për çdo fushatë marketingu me email. Raporti i mesazheve të mbërritura me sukses është tregues i ‘shëndetit’ të listës tuaj të abonentëve. Thënë ndryshe, nëse keni një raport të lartë të mesazheve të hapura, pra shumica e mesazheve tuaja hapen/lexohen pasi i keni dërguar, atëherë ju keni një listë të shëndetshme që i përgjigjet pozitivisht mesazheve tuaja dhe është vërtetë e interesuar në ato që ju po komunikoni. P.sh. nëse dërgoni 100 mesazhe dhe 90 prej tyre ose 90% hapen kjo është vërtetë diçka pozitive ndonëse ky raport reduktohet me rritjen e numrit të abonentëve.

Në të kundërt, nëse raporti i mesazheve të hapura është minimal p.sh. 2% apo 3% atëherë nuk ka rëndësi se sa mijëra abonentë ju mund të keni, fakti është që lista juaj nuk po i përgjigjet mesazheve tuaja dhe komunikimet tuaja nuk rezonojnë me ta. Thënë ndryshe, nëse niveli i mesazheve të mbërritura është shumë i ulët atëherë ka shumë gjasa që mesazhet tuaja konsiderohen ose janë SPAM.

 

2. Raporti i hapjes/leximit të mesazheve (open rate)

Pasi mesazhi juaj të ketë mbërritur në Inboxin e abonentëve tuaj, sfida e radhës është hapja dhe leximi i mesazhit. Në këtë rast, një nga faktorët kryesorë që ndikojnë në mesazhet që hapen është ‘subjekti’ i mesazhit të dërguar. Fillimisht, abonentët shohin vetëm titullin e mesazhit tuaj dhe më pas vendosnin nëse do ta hapin apo jo atë. Rrjedhimisht, nëse titulli/subjekti i mesazhit tuaj nuk është mjaftueshmërisht tërheqës apo interesant, kjo ndikon direkt te vendimi për ta hapur ose jo mesazhin tuaj = raporti i mesazheve të hapura.

P.sh. nëse fillimisht ju dërguat 100 mesazhe dhe nga këto arritën vetëm 90 mesazhe (90% delivery rate) dhe nga këto 90 mesazhe u hapën vetëm 9, atëherë raporti i hapes së mesazheve = 10% (open rate), pra vetëm 10% e 90 mesazheve. Por mos u bëni merak të fiksoni formulën, por keni përpiquni ta mbani sa më të lartë raportin e hapjes së mesazheve që dërgoni me çdo fushatë sepse kjo tregon që abonentët tuaj po i përgjigjen pozitivisht mesazheve tuaja. Llogaritjen e raportit zakonisht e bën vetë shërbimi i dërgimit të mesazheve si p.sh. MailChimp.

 

3. Raporti i klikimit të mesazheve (click through rate)

Kjo është edhe metrika më e rëndësishme për një fushatë të suksesshme me email pasi zakonisht tregon se mesazhi juaj jo vetëm që arriti me sukses në Inboxet e abonentëve tuaj (delivery rate) dhe që ishte me interes pasi u hap (open rate) por që gjeneroi interes të mjaftueshëm te abonentët aq sa t’i bindte ata të klikonin linket brenda mesazhit tuaj (click through rate).

Ky raport është edhe një nga treguesit më të mirë të efikasitetit të fushatës tuaj me email pasi tregon se mesazhi juaj rezonon me audiencën dhe klientët tuaj dhe zakonisht konvertohet në shitje apo vendime pozitive për biznesin/organizatën tuaj. Një nga teknikat më të mira për ta rritur klikimin e mesazheve tuaja është duke segmentuar listat tuaja të abonentëve. Thënë ndryshe, nëse ju i ndani abonentët tuaj sipas kategorive apo interesave të tyre, atëherë do mund të arrini edhe një raport më të lart të mesazheve që klikohen dhe konvertohen në vizitorë apo blerës të produkteve/shërbimeve që ofroni.

Read More
Avantazhet e shkrimeve nderaktive
Marketingu dixhital

Pse duhet të krijoni shkrime ndëraktive për faqen tuaj

Nëse synoni t’i sillni dhe mbani vizitorë në faqen tuaj, atëherë ky shkrim shqyrton një nga teknikat se si t’i bëni shkrimet më ndëraktive për vizitorët tuaj.

Formati i zakonshëm i një shkrimi në internet është një tekst bazë i shoqëruar me një apo disa elemente shoqëruese (kryesisht një foto) që ilustrojnë apo mbështet subjektin e shkrimit. Ky është formati dominues aktualisht.

Nuk mendoj se ky format duhet ndryshuar detyrimisht por ideja e ‘shkrimit ndëraktiv’ orientohet nga ndërthurja dhe ndërveprimi i këtyre elementeve në mënyra që ju lejojnë ta bëni shkrimin më interesant apo tërheqës për lexuesit dhe klientët tuaj.

Trupëzimi apo ‘embeding’ – është një teknikë relativisht e thjeshtë që ju lejon të krijoni shkrime ndëraktive për faqen apo blogun tuaj. Kjo teknikë konsiston në vendosjen e fotove, videove, tabelave, hartave apo elementëve të tjerë vizualë e teknik për t’i bërë shkrimet më tërheqës, interesant, stimulues apo thjesht zbavitës.

Shini edhe këto shembuj shkrimesh nderaktive nga The Guardian apo New York Times visual stories & graphics

[ Synimi kryesor i një shkrimi ndëraktiv është rritja e angazhimit të lexuesit brenda faqes tuaj. ]

Shkrimet ndëraktive ju ndihmojnë t’i shtoni vlerë faqes tuaj për ta kthyer atë në burimin kryesor të informimit të vazhdueshëm dhe kontaktit direkt me lexuesit apo klientët tuaj.

Në të kundërt, lexuesit e ndjekësit tuaj qëndrojnë lehtësisht të shpërndarë nëpër platformat e ndryshme sociale. Por kujdes, platformat sociale nuk janë nën kontrollin tuaj dhe për më tepër e mbajnë peng (kontrollojnë) marrëdhënien me ndjekësit tuaj edhe pse ju mund të ndiheni shumë të lumtur në to!

Sebepi i një aktiviteti për të krijuar një shkrim ndëraktiv

Posteri i konferencës Spark.me (2017) pjesë e shkrimit që ilustron si të krijoni një shkrim ndëraktivNë fund të majit 2017 isha në një konferencë mjaft interesante, që njihet si Spark.me nën sloganin “Where Business Meets Digital Inovation” – mund të përkthehet si ‘vendi ku biznesi takohet me novatorizmin dixhital’.

Nisur nga dëshira për ta dokumentuar disi aktivitetin vendosa të bëj foto & video të folësve për t’i postuar shumë prej tyre në Instagram, Facebook dhe Twitter – nëpërmjet aplikacionit të Instagram-it në celularin tim. Janë pikërisht këto postime që do t’i përdorim si shembuj të teknikës së trupëzimit (embed) brenda këtij shkrimi.

 

Si ndryshojnë postimet e trupëzuara nga formatet e tjera

Për ta kuptuar disi më mirë vlerën e kësaj teknike brenda një shkrimi, më poshtë do tre formate se si përmirësohet vlera e vetë shkrimit duke përdorur teknikën e trupëzimit.

Besoj se është lehtësisht e dallueshme se cili nga formatet është më ndëraktiv dhe tërheqës për lexuesit e faqes tuaj:

 Formati i parë  – vetëm linqe fotosh ose dokumentesh

Ky format është baza e funksionimit të vetë internetit – lidhja i një dokumenti/fotoje me hyperlink nga një faqe në një tjetër. Në këtë rast shkrimi nuk do të pasurohej shumë nga vendosja e linqeve të fotove.

 Formati i dytë  – thjesht foto të aktivitetit

Aktualisht, ky është edhe formati dominues për shumicën e medias së shkruar në internet dhe është një bazë e shëndetshme dhe e qëndrueshme. Por synimi është ta ngremë nivelin e angazhimit që mund t’u ofrojmë lexuesve tanë duke i përfshirë ata duke shfrytëzuar edhe platformat sociale ku ata mund të preferojnë të qëndrojnë shumicën e kohës.

 Formati i tretë  – postime të trupëzuara brenda shkrimit

Ky është formati apo teknika që po ju prezantojmë. Ky format ju lejon të shfrytëzoni platformat sociale për t’i rritur vlerën shkrimit dhe faqes tuaj pa i larguara lexuesit drejt mediave sociale.

Njëherazi, ju lejon të ofroni një eksperiencë gjithëpërfshirëse brenda faqes tuaj.

Kjo teknikë kërkon ca më shumë punë për t’u përgatitur por në të njëjtën kohë ju lejon të ofroni shkrime me më shumë thyerje kundrejt formateve shabllone.

Postimi në Instagram

Prezantimi i parë ishte nga Dr. Max mbi: Shaping Your Future Inovacion+Strategy+Now is Psychology #sparkme

A post shared by Elvis Plaku (@elvisplaku) on

Postimi në Facebook

Postimi në Twitter

Mediat sociale ofrojnë shumë ndëraktivitet dhe funksione, por zakonisht ato e kufizojnë ndërveprimin në disa veprime bazë si ‘pëlqimi, shpërndarja, komentet, etj.’ që sigurisht funksionojnë mjaft mirë për të mbajtur të lartë angazhimin e lexuesve aty.

Por ju mund t’i shfrytëzoni të njëjtat teknika edhe për shkrimet në faqen tuaj si dhe t’u ofroni lexuesve tuaj një shumëllojshmëri prezantimesh dhe formatesh angazhuese. Në fund të ditës, kur ju kuroni e kujdeseni për prezantimin e shkrimeve tuaja, që ato të jenë ndëraktive, ju i shtoni vlerë faqes dhe marrëdhënies me lexuesit e klientët tuaj. Kjo vlerë është akumulative, pra shtohet me kalimin e kohës. Mbi të gjitha është një eksperiencë që e menaxhoni të gjithën ju!

Çfarë mënyrash apo teknikash të tjera sugjeroni për ta bërë një shkrim më ndëraktiv?

Read More
OSCAL 2017 Banner

Dy konferenca dhe webinari i parë!

Përshëndetje miq,

Që nga lancimi i anketës tonë për aplikacionet dhe softet që përdorni, disa prej jush kontribuuan me sugjerimet e tyre dhe ju jemi vërtetë mirënjohës. Po, po, e kemi fjalën për Matielin si financier, Redonin konsulent teknologjish, Besnikun si Graphic/Motion Designer.

Por nuk do donim të ndalonim me kaq, ndaj ju ftojmë edhe një herë për të dhënë kontributin tuaj duke na treguar për aplikacionet/softet që përdorni rregullisht si profesionistë dhe sipërmarrës.

Shkoni këtu => Anketë: Çfarë aplikacioni/programi përdorni për të qenë prodhimtarë?

Dy konferenca

Fundjavën e ardhshme, në Tiranë, do të zhvillohet edicioni i 4të i OSCAL (Open Source Conference Albania). Kjo është konferenca vjetore që zhvillohet në Shqipëri me synim promovimin e teknologjive me kodburim të lirë dhe të hapur.

Personalisht do jem duke drejtuar një prej punëtorive (workshops) mbi automatizimin e marketingut nëpërmjet softit me të cilin edhe ju vjen edhe ky buletin i përjavshëm – Mautic.

Për më shumë informacion dhe për t’u regjistruar, vizitoni faqen zyratare => https://oscal.openlabs.cc

Konferenca tjetër Spark.me zhvillohet në fakt në Budva në datat 29,30 maj dhe etiketohet si vendi ku “biznesi takon inovacionin dixhital”. Ju ftojmë ta konsideroni pjesëmarrjen sipas dëshirës dhe prirjeve tuaja.

Për më shumë informacion vizitoni => https://spark.me/2017/

 

Webinari ynë i parë

Kemi ca kohë që përgatitemi të lançojmë një rubrikë tërësisht të re këtu në SfidaBiznesi.com

Konkretisht bëhet fjalë për rubrikën e Webinareve, apo seminaret online.

Rubrika synon të rimishërojë frymën dhe vizionin e SfidaBiznesi.com (këshilla praktike për profesionistë dhe sipërmarrës si ju) me një format disi më ndërveprues e mbase më zbavitës.

Është diçka tërësisht e re që po ofrojmë dhe shpresa që do arrijmë t’i japim formën dhe formatin e duhur për të jetë sa më me vlerë për ju.

Do t’ju dërgojmë një mesazh të dytë për t’ju njoftuar për datën dhe detaje të tjera.

Ju urojmë një fundjavë të mbarë!

Read More
Elvis Plaku Podcasti i karrieres
Fillimet e biznesit, Karriera

Mirësevini në Podcastin e 25të të Karrierës!

Përshëndetje miq,

Këtë javë kemi kënaqësinë t’ju sjellim një material në format audio që shpresojmë është edhe formati i duhur për këtë fundjavë të gjatë (duke qenë se e hëna, 1 Maji, është pushim në Shqipëri).

Para pak kohësh, pata nderin të jem personazhi i radhës për podcastin e karrierës që përgatitet me aq përkushtim dhe vëmendje nga një ekip, si pjesë e një nisme të përbashkët të Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim dhe Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim në mbështetje të Ministrisë së Mirëqënies Sociale dhe Rinisë dhe objektivave të saj në lidhje me punësimin dhe arsimin e formimin profesional.

Kjo seri intervistash audio (podcast) është krijuar në funksion të promovimit të personazheve dhe modeleve organike shqiptare në fushën e vetëpunësimit dhe sipërmarrjes. Personalisht e gjykoj si diçka ndryshe nga formatet dhe programacionet shabllon të medieve tradicionale.

Për më tepër, materiali vjen me një format lehtësisht të konsumueshëm (audio) pasi mund të dëgjohet lehtësisht duke i dhënë makinës apo duke ecur rrugës, etj.

Read More
Aplikacionet qe perdorni
Rritja profesionale

Anketë: Çfarë aplikacioni/programi përdorni për të qenë prodhimtarë?

Përshëndetje miq,

Dihet që secili prej nesh përdor të paktën një aplikacion apo program që i shton vërtetë vlerë punës së përditshme. Por duam t’ju nxisim të na tregoni që të përfitojmë të gjithë nëpërmjet shkëmbimit të eksperiencave dhe njohurive të secilit.

Për ta bërë sa më konkrete këtë anketë e kemi strukturuar kështu. Ju kërkojmë të ndani me ne:

1. Profesionin tuaj
2. Emrin e aplikacionit/programit përkatëse
3. Arsyeja që e përdorni atë për punën/profesionin tuaj

Ju ftojmë të kontribuoni me sugjerimet tuaja mbi aplikacionet/programet që përdorni çdo ditë si profesionist apo sipërmarrës.

Ja dhe disa shembuj nga profesionistë si ju...

Dëshironi të kontribuoni, atëherë ju lutem përdorni formën këtu poshtë:

Aplikacioni apo programi kryesor që përdorni
Aplikacioni apo programi i dytë (nese keni)
Aplikacioni apo programi i tretë (nese keni)
Read More
Udhëtimi i klientit: Si të krijoni klientë besnikë për biznesin tuaj
Marketingu dixhital

Udhëtimi i klientit: Si të krijoni klientë besnikë për biznesin tuaj

Si pjesë e trajnimit për marketingun strategjik në internet prekëm disi atë që ekspertët prej vitesh e kanë quajtur ‘udhëtimi i klientit’. Në fakt koncepti i ‘udhëtimit të klientit’ është një fushë e tërë dhe një paradigmë e cila ka fuqinë për ta transformuar mendësinë dhe operimin e çdo lloj biznesi/organizate në funksion të krijimit të një eksperience vërtetë cilësore e me vlerë për të dyja palët: klientët dhe biznesin.

Po citoj një shkrim të revistës së mirënjohur Harvard Business Review që ju ftoj ta konsumoni të plotë kur t’ju jepet mundësia:

“Shpërthimi i teknologjive dixhitale në këtë dekadën e fundit ka krijuar konsumatorë “të fuqizuar” me ekspertizë të atillë që falë përdorimit të mjeteve dhe informacionit në dispozicion janë në fakt vendimmarrësit pasi arrijnë të gjejnë atë që duan, kur e duan dhe që t’ia dorëzojnë në derë me çmimin më të ulët.

Për t’iu përgjigjur këtij trendi, shitësit me pakicë dhe ofruesit e shërbimeve janë turrur për të zhvilluar më tej aftësitë e tyre për analitiken (analytics) dhe morinë e të dhënave (big data) me qëllim për të kuptuar edhe më mirë klientin e tyre dhe kështu për të marrë sado pak kontroll mbi këtë situatë.

Në shumicën e kohës kompanitë kanë qenë në pozicionin reagues ndaj klientëve duke u përpjekur që t’i paraprinë prirjeve të reja dhe për ‘ua pozicionuar në udhën e klientëve të tyre ndërsa ata përshkojnë rrugën e vendimmarrjes nga konsiderimi te blerja.

Por tani, falë shfrytëzimit të teknologjive, proceseve dhe strukturave të reja organizative, kompanitë po e rikthejnë balancën e pushtetit duke krijuar kështu një vlerë të re për brandet dhe blerësit.

Janë pikërisht marketierët ata që po i menaxhojnë ‘udhëtimet e klientëve’ ashtu siç ata bëjnë edhe për produktet.

Rrjedhimisht, ‘udhëtimet e klientit’ po kthehen në thelbin e eksperiencës së çdo klienti me një brand të caktuar – madje aq e rëndësishme sa edhe vetë produktet vetë duke u kthyer kështu në një avantazh konkurrues.

Ndryshe nga strategjitë shtrënguese/detyruese që kompanitë përdornin para një dekade për t’i mbajtur klientët të mbyllur (p.sh. kompanitë mobile me kontratat e shërbimit), udhëtimet e reja të klientëve dalin me sukses sepse ato arrijnë të krijojnë vlerë për klientët tuaj: Pra, klientët qëndrojnë me ju pasi ata përfitojnë nga vetë udhëtimi (eksperienca).” Burimi: Competing on Customer Journeys



Pyetje: Si po e transformoni ju ‘udhëtimin e klientit’ në kompaninë/organizatën tuaj?

Read More
Tre kategorite e marketingut dixhital
Marketingu dixhital

Pse duhet t’i ndani tre kategoritë e marketingut dixhital?

Si pjesë e trajnimit katër orësh mbi Marketingun Strategjik në Internet ishte edhe diskutimi mbi tre kategoritë orientuese për marketingun dixhital.

Përkufizimi i këtyre tre kategorive ju ndihmon të kuptoni se si mund t’i gruponi e menaxhoni më mirë kanalet e ndryshme dixhitale. Më tej, ato ju orientojnë për t’i dhënë prioritet mediave që përputhen më mirë me nevojat dhe burimet e biznesit/organizatës tuaj online.

Kategorizimet nuk janë të domosdoshme por kur kuptoni dallimet mund të qartësoheni edhe mbi mënyrën se si duhet të orientohet strategjia e marketingut tuaj në internet.

 

Cilat janë ato?

Kanalet e marketingut dixhital mund kategorizohen si medie të ndara në:

  • Mediat me pagesë (Paid)
  • Mediat e fituar (Earned)
  • Mediat në pronësi (Owned)

Secila prej këtyre medieve ka rëndësinë dhe peshën e vetë, por një ndër synimet e marketingut tuaj strategjik duhet të jetë përqendrimi e njëherazi rritja e vlerës së mediave ‘në pronësi’ kundrejt dy medieve të tjera. Aryeja kryesore është fakti që ju nuk keni kontroll të plotë mbi dy të tjerat!

Media me pagesë

Mediet me pagesë, siç mund të kuptohet edhe nga emri, janë ato kanale apo medie të cilat ju i përdorni kundrejt pagesës. Kryesisht bëhet fjalë për reklamat e ndryshme që ju mund të bëni në internet apo nëpërmjet platformave si Facebook Ads, Google Ads, LinkedIn, etj., por sigurisht që këtu përfshihen edhe reklamat në faqet e medieve të ndryshme si gazeta, revista, portale, etj. Pra ju paguani që të reklamoni brand-in apo promovoni fushatën e biznesit/organizatës tuaj duke shfrytëzuar medien dhe audiencën e dikujt tjetër.

Media e fituar

Kjo medie, në një mënyrë apo një tjetër, i shton vlerë biznesit/organizatës tuaj duke rritur dijeninë, prestigjin e brandit apo produkteve/shërbimeve tuaja. Media e fituar ju referon (sjellë) klientë dhe vizitorë në median tuaj në pronësi. Por, gjithashtu ju lejon të ndërtoni një bazë ndjekësish, zakonisht brenda platformës së dikujt tjetër. Si shembuj kryesorë mund të përmendim Facebook-un, Instagram-in, etj. Këtu futen edhe shkrimet apo përshtypjet që shkruhen duke iu referuar biznesit/organizatës tuaj.

Pse Facebook-u apo Instagrami nuk janë tuajat? Ju mund të thoni se organizata/biznesi im ka fansat e vetë në Facebook, pra ju mund t’i konsideroni ata si ‘pronë’ e juaja! Po në fakt kush është ‘pronari’ i vërtetë i Facebook-ut, ju? Pra të gjithë jemi ‘qiraxhi’ në këto lloj platformash sociale ose jo dhe ‘qiraja’ jonë mund të mbarojë në çdo moment!

Media në pronësi

Kjo medie është ajo që ju realisht e zotëroni! Pra nuk është tërësisht në vartësi të një shërbimi apo platforme tjetër si Facebook-u. Faqja juaj zyrtare është medie në pronësinë tuaj. Po ashtu janë lexuesit, lista e abonentëve tuaj me email, aplikacioni juaj mobil, etj. Këto lloj mediesh kanë koston e vetë dhe kërkojnë resurse për t’u mirëmbajtur, por në fund të ditës ato janë nën zotërimin tuaj. Ndaj, synimi juaj strategjik dhe afatgjatë duhet të jetë forcimi dhe shfrytëzimi sa më i mirë i këtyre medieve.

A jeni dakord me këto kategorizime? Çfarë mendoni se mungon apo duhej përkufizuar ndryshe?

Read More
Strategic Online Marketing

Trajnim për Marketingun Strategjik Online

Të dashur lexues te SfidaBiznesi.com

Kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë se me datë 1 Mars, ora 4:00-8:00PM do jemi duke ofruar një trajnim të ri për Marketingun Strategjik në Internet (Strategic Online Marketing). Trajnim do të ofrohet si pjesë e trajnimeve profesionale të Qendrave Lincoln në Shqipëri.

Në çfarë konsiston ky trajnim?

Ky trajnim do t’ju ndihmojë të kuptoni se si prezantohen klientët tuaj me produktin/shërbimin tuaj online? Si mund të pozicionohet organizata juaj për të qenë më pranë klientëve tuaj në internet? Si ta zbuloni dhe përdorni udhëtimin e çdo vizitori online nga njohja te konvertimi në klient duke përdorur kanalet dhe mjetet që ofrohen sot? Ky trajnim ofron një balancë të mirë ndërmjet teorisë dhe praktikës pasi së bashku do shohim fushata dhe raste konkrete mbi të cilat mund të ndërtojmë një strategji dhe procese të mirëfillta për nevojat e organizatës dhe sipërmarrjes tuaj.

Çfarë do mësoni nga ky trajnim?

  • Si të ndërtoni strategjinë tuaj online
  • Si të konceptoni më qartë ‘udhëtimin e klientëve tuaj’ online
  • Si të ndërtoni ‘medien’ tuaj online dhe të funksiononi me një plan redaksional
  • Si të përdorni metrikat e ndryshme analitike për të rritur efikasitetin e fushatave tuaja

Për kë është ky trajnim?

Trajnimi ofrohet kryesisht për menaxherët e marketingut ose marrëdhënieve me publikun, por është i vlefshëm për këdo që dëshiron të riorientojë përpjekjet e biznesit apo organizatës ku operon për të shfrytëzuar edhe më mirë mundësitë që ofron sot bota virtuale.

Data & Vendndodhja e trajnimit

  • 1 Mars 2017, ora 4:00-8:00pm
  • Qendra Lincoln në ish-Bllok

Gjuha e trajnimit

  • Trajnim do të mbahet në shqip, por njohja e anglishtes do t’ju ndihmojë gjatë prezantimit të disa koncepteve të reja.

Çmimi i trajnimit

  • 50 euro 

Trajnuesi

Z. Elvis Plaku është një konsulent për marketingun dixhital dhe komunikimin me eksperience nga bota e korporatave dhe ajo e biznesit privat. Ai ka shërbyer si trajnues dhe marketier për biznese dhe organizata të ndryshme. Si pjesë e punës së tij z. Plaku ka ndihmuar për të transformuar eksperiencën e klientëve dhe rritjen e raportit të klientëve të konvertuar për bizneset.

Read More