Qoftë një vit i mbarë! Kemi zhvillimet të reja!

Nga: Elvis Plaku minuta lexim | 0 komente908 lexime


Përshëndetje miq!

Ju urojmë një Vit të Ri 2019 sa më të frytshëm, plot begati dhe suksese në vazhdim për ju dhe familjen tuaj.

Pushimet e fundit të vitit dhe fillimin e vitit të ri i
shfrytëzuam si një kohë për të rishikuar dhe analizuar gjërat që ndodhën vitin
e kaluar.

Njëherazi, u përqendruam te planet dhe synimet për vitin e
ri, qoftë në nivelin personal ashtu edhe në atë profesional.

Muajt e fundit të 2018-ës nuk ishin shumë të frytshëm për nga
publikimet e reja por, pavarësisht mungesës së publikimeve të reja, kemi qenë të
angazhuar me lançimin e dy trajnimeve dhe uebinareve që synojmë t’i vazhdojmë
edhe më fuqishëm gjatë vitit të ri 2019.

Këtu mund të gjeni një listë më të plotë: https://sfidabiznesi.com/trajnime/

Rrjedhimisht, deshëm t’ju prezantojmë me Uebinarin e parë për këtë vit:

Uebinari titullohet:

Si të ndërtoni faqen tuaj me WordPress – 17 janar 2019

Të njëjtin trajnim e zhvilluam gjatë muajit dhjetor në bashkëpunim
me Fondacionin Ivanaj në Tiranë
ku do vijojmë të lançojmë një seri trajnimesh të reja për të gjithë të
interesuarit.

Si abonentë të sfidabiznesi.com do përpiqemi t’ju njoftojmë
në kohë për të gjitha këto zhvillime.

Nëse nuk arritët të merrnit pjesë te trajnimi i hapur atëherë
mos e humbisni rastin për ta ndjekur të njëjtin trajnim në formatin e një
uebinari (pra tërësisht online)

Uebinari
titullohet: Si të ndërtoni faqen tuaj me WordPress – 17 janar 2019

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}


Gjithashtu mund të lexoni

I keni parë kurset tona online?

I keni parë kurset tona online?

Konferencë: Bëhuni pjesë e “Balkan FLOSStival”, 5-6 dhjetor 2020

Konferencë: Bëhuni pjesë e “Balkan FLOSStival”, 5-6 dhjetor 2020

Ofertë: Menaxhoni mediat sociale me Publer – kompani shqiptare në AppSumo

Ofertë: Menaxhoni mediat sociale me Publer – kompani shqiptare në AppSumo

Njoftim: SfidaBiznesi.com me faqosje të re

Njoftim: SfidaBiznesi.com me faqosje të re
>