Një fillim i mirë dhe dy shkrime të reja!

Nga: Elvis Plaku minuta lexim | 0 komente989 lexime


Përshëndetje miq!

Urojmë të keni kaluar një kohë sa më të këndshme për Vitin e Ri 2019. Qoftë ky një fillim sa më të mbarë për të gjithë vitin.

Uebinari i parë i vitit – 17 janar 2019

Te SfidaBiznesi janarin e filluam me uebinarin e parë mbi temën: Si të ndërtoni faqen tuaj me WordPress.

Ata prej jush që ishin regjistruar por nuk arritën ta ndjekin, mund ta rishohin regjistrimin duke u loguar me emrin dhe emailin tuaj te WebinarNinja. Ishte vërtetë inkurajues fakti që mbi 90 prej jush u regjistruan për të marrë pjesë.

Numri i personave qe u regjistruan ne uebinar.
Mbi 90 të regjistruar!

Ndërkohë, së shpejti do publikojmë një kopje të regjistrimit në faqen tonë nën “kurset & trajnimet online”. Aktualisht, aty mund të gjeni një regjistrim të uebinarit të vjetshëm për ‘sigurinë online’.

Një mesazh i rëndësishëm për të gjithë ata që duan të investojnë në një biznes

Ky është një shkrim nga Daniel Guçe që e kemi ribotuar nga faqja e mirënjohur BusinessMag.al Danieli prezantohen 6 ide mbi mundësi investimi në biznese të reja. Pra nëse jeni duke kërkuar të gjeni ide të reja biznesi, atëherë mund të filloni të konsideroni idetë e prezantuara në këtë shkrim.

Zbuloni notën që ju duhet që mesazhet tuaja mos të përfundojnë në SPAM

Ky është edhe shkrimi më i fundit i cili do t’ju tregojë si të testoni mesazhet tuaja me email dhe si të kuptoni pas ato shkojnë ose jo në SPAM. Është një shkrim veçanërisht me interes për ata prej jush që merreni me marketingun me email ose keni një adresë biznesi.

Trajnime dhe uebinare të ardhshme

Siç e përmendëm, ky vit ka filluar me uebinarin e parë por jo të fundit, ndaj nëse keni interes të ndiqni uebinare të ngjashme në të ardhmen, atëherë do ta vlerësonim kontributin tuaj nëpërmjet këtij pyetësori me dy pyetje, që të dimë ku të fokusohemi më shumë.

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}


Gjithashtu mund të lexoni

I keni parë kurset tona online?

I keni parë kurset tona online?

Konferencë: Bëhuni pjesë e “Balkan FLOSStival”, 5-6 dhjetor 2020

Konferencë: Bëhuni pjesë e “Balkan FLOSStival”, 5-6 dhjetor 2020

Ofertë: Menaxhoni mediat sociale me Publer – kompani shqiptare në AppSumo

Ofertë: Menaxhoni mediat sociale me Publer – kompani shqiptare në AppSumo
>