Miq, për këtë uebinar kishim mbi 80 persona të regjistruar dhe ndonëse jo të gjithë arritën të na ndiqnin online, duhet të pranoj që për mua personalisht ishte fantastike.
Redoni bëri një punë fantastike me prezantimin e tij dhe uroj që ta përsërisim sërish në një të ardhme të afërt.
Redoni sjell një eksperiencë që pak-kush e ka në tregun shqiptar dhe kontributi i tij për zhvillimin e ekosistemit ‘open source’ si komunitet dhe mundësi biznesi në tregun shqiptar dhe jashtë është i admirueshëm. Prezantimin mund ta rishikoni këtu.
Aktiviteti i ardhshëm
Ndërkohë, ndërsa jemi ende në diskutime me prezantuesit dhe folësit e ardhshëm, personalisht po përgatitem për prezantimin dhe uebinarin e radhës që do jetë mbi Google Analytics.
Do jetë një prezantim hyrës mbi bazat e Google Analytics dhe se si ky shërbim “falas” mund t’ju ndihmojë:
- të kuptoni më mirë vizitorët e faqes tuaj dhe si
- të nxirrni përfundime që do t’ju lejojnë të përmirësoni faqen tuaj,
- eksperiencën e vizitorëve në faqen tuaj, si dhe
- arrini objektivat që ju keni për biznesin, projektin apo organizatën tuaj.
Datat nuk i kemi finalizuar ende por radha e aktiviteteve do jetë kështu:
- 1Prezantim i hapur pranë Fondacionit Ivanaj.
- 2Prezantim i hapur online, pra uebinar
- 3Trajnim me pagesë për ata prej jush që do duan të thellohen
Këtë pikën e fundit po e konsiderojmë pasi sakaq po ofrojmë edhe një trajnim për marketingun strategjik online me Qendrat Linkoln në Shqipëri, ku trajnimi më i fundit u zhvillua me datë 9 maj, pra në të njëjtën ditë me uebinarin.
Keni pyetje apo komente, atëherë ju ftojmë të na kontaktoni.