Ky prezantim ka mbaruar, por do të përsëritet në një datë të dytë.
Gjatë këtij prezantimi 30-minutësh ju do të mësoni:
- 1Si ndikojnë prirjet botërore dhe vendore në biznesin tuaj;
- 2Si të bëni ‘analizën e ndikimit’;
- 3Si të ndryshoni hamendësimet tuaja;
Nëse bizneset do ta kishin parashikuar ndikimin e Covid-19 dhe mënyrën se si do ndikonte te modeli i tyre i biznesit, atëherë shumica e tyre nuk do ishin në situatën ku janë tani. Ndaj, është jetësore që bizneset të angazhohen në parashikimin e të ardhmes që të mund të mbijetojnë.
Parashikimi i të ardhmes nënkupton që ju si pronarë biznesi duhet të siguroheni që krijoni burime të reja të ardhurash, shmangni humbjet financiare dhe reduktoni riskun e mbylljes së biznesit.
Parashikimi strategjik i lejon drejtuesit që të kuptojnë çfarë po ndodh dhe ta pozicionojnë strategjikisht organizatën për të minimizuar ndikimin e ngjarjeve të paparashikuara apo të padëshiruara.
Kur, Ku dhe Si do zhvillohet
Një prezantim i hapur dhe pa pagesë për këdo që dëshiron të regjistrohet dhe ndjekë nëpërmjet internetit.
Ku: Në internet me video konferencë
Kur: 10 prill 2020, Ora 17:00-18:00
Si: Pa pagesë, por duhet të regjistroheni (shih butonin poshtë)
Rreth prezantuesit
Dr. Idlir Proseku ka një të gjerë ndërkombëtare, veçanërisht në Europën lindore dhe Amerikën e veriut. Ai ka punuar për organizata të mëdha ndërkombëtare si dhe industri private. Dr. Proseku ka një eksperiencë të gjerë në hulumtimin e tregut, drejtimin e skuadrave, trajnime, menaxhim projektesh dhe menaxhimin e risive. Ai ka shërbyer si drejtori i “Business Relay and Innovation Center” për Agjencinë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA) si dhe ka bashkëpunuar ngushtë me sipërmarrje të vogla dhe të mesme (SME) ku ai ka luajtur një rol thelbësor në nxitjen e risive ndër to. Aktualisht Dr. Proseku punon si menaxher për të dhënat në një kompani hulumtimesh marketingu.
Dr. Proseku ka shërbyer si këshillues për rrjetin studentor SIFE ku ka këshilluar dhe mentoruar studentët në zhvillimin e projekteve fitimprurëse. Dr. Proseku zotëron një doktoraturë për Udhëheqjen Strategjike me përqendrim në Parashikimin Strategjik, nga Universiteti Regent në SH.B.A. Gjithashtu, zotëron një MBA në Sipërmarrje nga Universiteti Regent dhe një Dipllomë Bacelor në Menaxhim nga Universiteti Purdue.