Nëse ndiheni të sigurt online atëherë ky prezantim nuk është për ju!
Por nëse ju kanë marrë ndonjëherë aksesin e llogarive tuaja online apo dini raste të ngjashme, atëherë ju ftojmë të regjistroheni.
Si qytetarë dixhitalë sot jemi të gjithë të ekspozuar ndaj rreziqeve nga më të ndryshme online. Ky uebinar synon t’ju ndërgjegjësojë si dhe mësojë disa teknika thelbësore se si mund të mbroheni më mirë.
Ky material është prezantuar disa herë dhe mbas prezantimit të fundit, ku morën pjesë mbi 80 persona, ju ftojmë të ndiqni të njëjtin prezantim edhe në formatin e një uebinari.
Kur: Të enjten, ora 18:00-19:00
Ku: Trajnim online
Kush: Elvis Plaku, prezantues
Gjatë prezantimit do mund të ndërgjegjësoheni më tej mbi këto tematika:
- Siguria e pajisjeve që përdorni në internet
- Fjalëkalimet e sigurta
- Siguria me dy nivele
- Siguria e email
- Lundrimi në internet
- Mediat Sociale
- Përdorimi i VPN-ve
Mbas prezantimit do ketë një kohë edhe për pyetjet dhe përgjigje që ju mund të filloni të na i dërgoni që tani, pasi të jeni regjistruar.
Regjistrohuni këtu: Trajnimi online
Prezantues
Elvis Plaku është një sipërmarrës dhe konsulent me eksperiencë korporative dhe private. Aktualisht menaxhon një biznes të vogël privat dhe shërben si konsulent për disa biznese/organizata.
Ekspertiza e tij vjen nga ndërthurja e një sërë përvojash si në botën korporative ashtu edhe në atë private në Shqipëri dhe jashtë saj. Prirjet dhe dëshira e tij për të eksploruar drejtime të reja e kanë përballur me përvoja në fusha nga më të ndryshmet si: marketingu, psikologjia, komunikimi, burimet njerëzore, teknologjia, etj. Në 2011 ai mbaroi studimet e nivelit Master për administrim biznesi nga Regent University në Virginia Beach, Virginia, USA.
Email: eplaku (at) sfidabiznesi.com
Profilin në: LinkedIn