Sfida Biznesi - si te filloni me Google Analytics

Uebinar me 20 qershor, 18:00 – Si të filloni me Google Analytics!

Mbas prezantimit të parë, me mbi 40 persona të pranishëm, kemi kënaqësinë ta risjellim prezantim tonë për Google Analytics edhe në formatin e një uebinari.

Ndryshe nga prezantimi që bëmë pranë Fondacionit Ivanaj (shih videon & fotot), ky prezantim do jetë i gjithi online dhe mund të ndiqet nga kudo që jeni nëpërmjet internetit.

Pse ju duhet Google Analytics?

Nëse keni një faqe për biznesin, organizatën apo projektin tuaja, atëherë ky uebinar do t’ju tregoj si:

  • instaloni Google Analytics në faqen tuaj;
  • konfiguroni parametrat bazë dhe
  • interpretoni të dhënat që mblidhen.

Google Analytics ​është platforma më e mirë 'falas' për matjen, monitorimin dhe optimizimin e eksperiencës së vizitorëve në faqen tuaj.

Një aktivitet i hapur dhe falas për këdo që dëshiron të regjistrohet dhe ndjekë nëpërmjet internetit.

Ku: WebinarNinja.com

Kur: 20 qershor 2019, Ora 18:00-19:00

Si: Pa pagesë, mjafton të regjistroheni (shih linkun poshtë)


Për kë është ky prezantim:

  • Biznesmenë apo menaxherë që menaxhojnë faqen e tyre në ueb;
  • Sipërmarrës të lirë (freelance) që disponojnë faqe në internet;
  • Specialistë të marketingut dixhital që duan të kuptojnë ndikimin e mediave sociale në faqen e tyre;
  • Studentë që duan të lançohen në botën dixhitale;
  • Kushdo tjetër që ka interes.

Profili i prezantuesit:

Elvis Plaku është sipërmarrës dhe konsulent me eksperiencë korporative dhe private. Aktualisht bashkë-menaxhon dy biznese private dhe shërben si konsulent dhe trajnues për disa biznese/organizata të mirënjohura në vend.

Ekspertiza e tij vjen nga ndërthurja e një sërë përvojash si në botën korporative ashtu edhe në atë private në Shqipëri dhe jashtë. Prirjet dhe dëshira e tij për të eksploruar drejtime të reja e kanë përballur me përvoja në fusha nga më të ndryshmet si: marketingu, psikologjia, komunikimi, burimet njerëzore, teknologjia, etj. Në 2011, përfundoi studimet e nivelit Master për administrim biznesi nga Regent University në Virginia Beach, Virginia, USA.

Read More
Si te filloni me Google Analytics - Elvis Plaku

Prezantim: Si të filloni me Google Analytics!

Nëse keni një faqe për biznesin, organizatën apo projektin tuaja, atëherë ky prezantim do t’ju tregoj si të instaloni, konfiguroni dhe interpretoni të dhënat që gjenerohen nëpërmjet Google Analytics.

Google Analytics është platforma më e mirë 'falas' për matjen, monitorimin dhe optimizimin e eksperiencës së vizitorëve në faqen tuaj.

Ky aktivitet i hapur dhe falas është zhvilluar sakaq.

Ku: Zyrat e Fondacionit Ivanaj

Kur: 28 maj 2019, Ora 18:00

Si: Falas, me regjistrim (shih linkun poshtë)

Për kë është ky prezantim:

  • Biznesmenë apo menaxherë që menaxhojnë faqen e tyre në ueb;
  • Sipërmarrës të lirë (freelance) që disponojnë faqe në internet;
  • Specialistë të marketingut dixhital që duan të kuptojnë ndikimin e mediave sociale në faqen e tyre;
  • Studentë që duan të lançohen në botën dixhitale;
  • Kushdo tjetër që ka interes.

Profili i prezantuesit:

Elvis Plaku është sipërmarrës dhe konsulent me eksperiencë korporative dhe private. Aktualisht bashkë-menaxhon dy biznese private dhe shërben si konsulent dhe trajnues për disa biznese/organizata të mirënjohura në vend.

Ekspertiza e tij vjen nga ndërthurja e një sërë përvojash si në botën korporative ashtu edhe në atë private në Shqipëri dhe jashtë. Prirjet dhe dëshira e tij për të eksploruar drejtime të reja e kanë përballur me përvoja në fusha nga më të ndryshmet si: marketingu, psikologjia, komunikimi, burimet njerëzore, teknologjia, etj. Në 2011, përfundoi studimet e nivelit Master për administrim biznesi nga Regent University në Virginia Beach, Virginia, USA.

Read More
Gjate uebinarit Redon Skikuli - Elvis Plaku

Uebinari me Redonin dhe planet për aktivitetin e radhës

Miq, për këtë uebinar kishim mbi 80 persona të regjistruar dhe ndonëse jo të gjithë arritën të na ndiqnin online, duhet të pranoj që për mua personalisht ishte fantastike.

Redoni bëri një punë fantastike me prezantimin e tij dhe uroj që ta përsërisim sërish në një të ardhme të afërt.

Redoni sjell një eksperiencë që pak-kush e ka në tregun shqiptar dhe kontributi i tij për zhvillimin e ekosistemit ‘open source’ si komunitet dhe mundësi biznesi në tregun shqiptar dhe jashtë është i admirueshëm. Prezantimin mund ta rishikoni këtu.

Aktiviteti i ardhshëm

Ndërkohë, ndërsa jemi ende në diskutime me prezantuesit dhe folësit e ardhshëm, personalisht po përgatitem për prezantimin dhe uebinarin e radhës që do jetë mbi Google Analytics.

Do jetë një prezantim hyrës mbi bazat e Google Analytics dhe se si ky shërbim “falas” mund t’ju ndihmojë:

  • të kuptoni më mirë vizitorët e faqes tuaj dhe si
  • të nxirrni përfundime që do t’ju lejojnë të përmirësoni faqen tuaj,
  • eksperiencën e vizitorëve në faqen tuaj, si dhe
  • arrini objektivat që ju keni për biznesin, projektin apo organizatën tuaj.

Datat nuk i kemi finalizuar ende por radha e aktiviteteve do jetë kështu:

  1. 1
    Prezantim i hapur pranë Fondacionit Ivanaj.
  2. 2
    Prezantim i hapur online, pra uebinar
  3. 3
    Trajnim me pagesë për ata prej jush që do duan të thellohen

Këtë pikën e fundit po e konsiderojmë pasi sakaq po ofrojmë edhe një trajnim për marketingun strategjik online me Qendrat Linkoln në Shqipëri, ku trajnimi më i fundit u zhvillua me datë 9 maj, pra në të njëjtën ditë me uebinarin. 

Keni pyetje apo komente, atëherë ju ftojmë të na kontaktoni.

Read More
Uebinar: Administroni biznesin tuaj me Open Source dhe Nextcloud

Uebinar: Si të administroni biznesin tuaj me Open Source dhe Nextcloud

Pas prezantimit të hapur që u zhvillua në ambientet e Fondacionit Ivanaj, kemi kënaqësinë ta risjellim edhe një herë z. Redon Skikuli për një uebinar (prezantim i hapur online) mbi të njëjtën temë, ku ai do ju ofrojë ca këshilla dhe një zgjidhje praktike me open source.

Uebinari u zhvillua online në datë 9 maj, ora 18:00-19:00

Pjesëmarrja ishte e hapur për të gjithë. Regjistrimin mund ta ndiqni duke klikuar butonin këtu poshtë:

Z. Skikuli do trajtojë sërish konceptet kryesore dhe se si funksionojnë modelet e biznesit duke përdorur teknologji open source.

Ai do ofrojë një shpjegim të shkurtër të kulturës open source dhe më pas disa raste konkrete biznesesh për t’u ndalur më gjatë në prezantimin tek Nextcloud, alternativa open source e aplikacioneve cloud si Dropbox, Google Drive etj.

Nëse dëshironi të kuptoni më mirë se si mund të gjeni zgjidhje për nevojat tuaja të biznesit nëpërmjet softeve dhe platformave Open Souce, si dhe të kuptoni si mund t’i menaxhoni të dhënat e biznesit, projektit apo sipërmarrjes tuaj me privaci të plotë, atëherë bëhuni pjesë e këtij prezantimi online.

Regjistrimin e prezantimit mund ta ndiqni duke klikuar butonin këtu poshtë:

Bio: Redon Skikuli

Redoni është një netizen i lindur në Elbasan dhe që aktualisht jeton në 41.3305N,19.7942E. Në vitin 2012 ai bashkëthemeloi Open Labs hackerspace dhe në vijim u angazhua në iniciativa si Open Source Conference Albania, Wiki Loves Monuments, CryptoParty Tirana, CopyFest Durrës dhe projekte të tjera që lidhen me kulturën e shpërndarjes dhe promovimit të dijes së hapur. Për më shumë se gjysëm dekade ai kontribuon vazhdimisht në projekte open source si OpenStreetMap, Wikipedia, ndërkohë që prej disa vitesh është Mozilla Tech Speaker. Profesionalisht ai është bashkëthemelues i Collective68 dhe Collective68.Cloud, kompani që ofron shërbime rreth teknologjive open source, platformave open data si dhe privatëcisë në internet. 

Audienca – Ky prezantim i drejtohet: 

  • të gjithë të rinjve që dëshirojnë të zhvillohen profesionalisht në fushën e programimit;
  • të rinjve që dëshirojnë të krijojnë sipërmarrjen e tyre në fushë e teknologjisë dhe informacionit;
  • të rinjve (në shpirt dhe moshë) që kanë një biznes dhe dëshirojnë të rriten bashkë me një industri që ka nevojë për vizioni dhe pasion;
  • të interesuarve në fushën e aplikacioneve cloud.
Read More
Seth Godin
Shitjet & Marketingu

Shtatë mëkatet e marketingut sipas Seth Godin

Po filloni një biznes të ri, jeni sipërmarrës apo marketier? Atëherë duhet ta keni kuptuar vlerën e marketingut për suksesin dhe vijimësinë e biznesit tuaj.

Ky shkrim ju sfidon të shqyrtoni nëse jeni duke bërë marketingun e duhur bazuar mbi parimet e duhura që ju lejojnë të keni sukses afatgjatë.

Seth Godin është autor i mirënjohur botërisht dhe mjeshtër i marketingut. Këshillat e tij si autor dhe sipërmarrës vazhdojnë të jenë mishërimi i atyre që ai praktikon dhe mëson prej vitesh.

Ky është përkthimi i një prej shkrimeve të publikuara në blogun e tij

I paduruar ... marketingu i vlefshëm kërkon kohën e vet. Kur e bën gabim dhjetë herë rresht të kushton më shumë në para dhe kohë se sa po ta bësh ngadalë, siç duhet dhe për të njëjtin afat kohor.

Egoist ... ne si klientë kemi mundësi zgjedhje, ndaj nëse ndiejmë se ajo që po bën është vetëm për ty, jo për ne, atëherë zgjedhja jonë do jetë të shkojmë diku tjetër.

Gjithçka për ty ... ti nuk blen nga vetja jote por janë të tjerët që blejnë nga ty. Ata nuk shqetësohen fare për biznesin apo problemet e tua aq sa shqetësohesh ti.

Mashtrues ... hidhi një sy ‘egoistit’ pak më sipër. Nëse ti nuk na thua të vërtetën, ka shumë gjasa që je egoist. Janë vallë aq urgjente nevojat e tua sa të sakrifikosh të ardhmen për të fituar diçka tani?

Jo konsistent ... nuk është se jemi shumë të përqendruar, por kur të kushtojmë vëmendje ka shumë vlerë nëse ‘paraqitja’ është e ngjashme me atë që pamë herën e fundit.

I inatosur ... me ne. Pse na mban inat? Kjo nuk është diçka pjesë e të cilës duam të jemi, jo faleminderit!

Xheloz ... a është dikush tjetër që është më i suksesshëm se ju? Sigurisht që është. Do të jetë gjithmonë dikush që është më i suksesshëm se ju. Por nëse ju lejoni që xhelozia juaj të ndikojë aq sa të ndryshoni produktin, qëndrimin apo qasjen (fabulën – story) tuaj, atëherë ne thjesht do të largohemi.

Këto sigurisht që nuk janë mëkate të marketingut se sa janë dështime njerëzore.

Përulësia, ndjeshmëria, bujaria, durimi dhe mirësia, kombinuar me arrogancën e shpikësit brilant, janë një alternativë e fuqishme.

A mendoni se janë të vërteta?

Burimi: Seven Marketing Sins

Read More
Videot me plane te shkurtra
Marketingu dixhital

Si t’i përdorni videot me plane të shkurtra si tek EriTV?

Videot me plane te shkurtra

Një nga sfidat e komunikimit efektiv sot është fakti se vëmendja e njerëzve po bëhet gjithnjë e më e shkurtër.

Rrjedhimisht, nevojitet përdorimi i teknikave apo mënyrave gjithnjë e më të avancuara për ta kapur e mbajtur vëmendjen e audiencës tuaj, ndryshe ata shpërqendrohen dhe e humbasin interesin lehtësisht.

(Këtu keni një shkrim ku prezantojmë një teknikë tjetër për rritjen e angazhimit të vizitorëve nëpërmjet kuizeve).

Videot me plane të shkurtra janë një nga teknikat strategjike se si marketierët, institucionet dhe bizneset i janë përgjigjur sfidave të vazhdueshme të komunikimit dhe angazhimit të audiencës së synuar.

Në Shqipëri, mbase shembulli më i mirënjohur aktualisht, përveç reklamave që shohim çdo ditë, është edhe E​riTV që të gjithë mund ta kemi parë si rrjedhojë e publikimeve të rregullta nëpër mediat sociale dhe faqet zyrtare të bashkisë së Tiranës, etj.

Kur flasim për video me plane të shkurtra në thelb po flasim për ndërthurjen e fotove, videove, muzikës dhe elementëve grafike me plane që ndryshojnë rregullisht për të krijuar video të shkurtra që komunikojnë qartazi dhe shpejt mesazhin e synuar.

Shembull tjetër nga Instituti i Statistikave..

Pak histori për videot me plane të shkurtra

Në fakt ishte stacioni televiziv muzikor – MTV që e kuptoi dhe implementoi me shumë sukses përdorimin e videove për të ‘jetësuar’ lirikat e këngëve duke prodhuar video me planeve të shkurtra dhe elemente të shumta grafike.

Kur flasim për ‘plane’ bëhet fjalë për skena që ndryshojnë çdo 3-7 sekonda dhe elemente grafike që shtojnë larmishmërinë vizive dhe kanë për synim tërheqjen e vazhdueshme të vëmendjes së shikuesve.

Ndër videot e para kur u lançua MTV në vitin 1981.

​Shembull tjetër i një prej emisioneve të para te MTV.

​Ishte pikërisht shkurtimi i planeve dhe shtimi i elementëve dinamike vizuale në çdo video muzikore, që rezultuan në rritjen e vëmendjes dhe kohëqëndrimin e shikuesve, gjëra të cilat e bënë shumë shpejt të famshëm këtë kanal multimedial.

Ky format u adoptua dhe vazhdon të aplikohet gjerësisht në mediat vizive dhe falë zhvillimeve teknologjike dhe mediave sociale mund të adoptohet dhe përdoret për krijimin e videove me plane të shkurtra për të komunikuar më mirë me audiencën tuaj.

Çfarë nevojitet për të prodhuar video me plane të shkurtra?

Deri më sot, për të prodhuar video të tilla duhet të njohësh dhe përdorësh mirë programe profesionale videografike të cilat jo vetëm kushtojnë shtrenjtë për t’u blerë, por kërkojnë edhe pajisje të shtrenjta për t’i përdorur siç janë:

  • check
    ​Një videokamer profesionale;
  • check
    ​Pajisje për ndriçim;
  • check
    Vende të përshtatura për xhirim;
  • check
    Mikrofona dhe mjete të tjera regjistrimi;
  • check
    Softuerë profesionalë montimi si p.sh. Adobe After Effects apo Apple Final Cut Pro;
  • check
    Kompjuter profesional për montim videosh;
  • check
    etj.

Por falë zhvillimeve të vazhdueshme të teknologjive dhe pajisjeve audio-vizive tashmë është e mundur që me një investim relativisht të vogël mund të filloni edhe ju të krijoni video me plane të shkurtra.

Praktikisht ju duhet:

  • check
    ​një kompjuter me kartë të mirë grafike dhe memorie të mjaftueshme;
  • check
    një aparat fotografik apo celular që të bëni foto & video me cilësi të mjaftueshme dhe
  • check
    një program me kosto të përballueshme, si p.sh. Camtasia;
  • check
    etj.,

çdokush mund të fillojë të prodhojë video me cilësi të mjaftueshme të paktën për publikimet online sidomos nëpër mediat sociale.

Pjesa tjetër e suksesit me këtë format videosh është çështje kohe dhe eksperience që nuk është se varet gjithmonë nga teknologjia.

Personalisht, si konsulent, kam qenë duke eksperimentuar dhe prodhuar video për klientë të ndryshëm prej disa vitesh dhe mund të dëshmoj që i gjithë procesi është bërë shumë më i thjeshtë dhe i menaxhueshëm, qoftë edhe për dikë si unë i cili nuk mund të konsiderohet regjisor apo montazhier profesionist.

Në thelb, synimi kryesor në krijimin e videove me plane të shkurtra është që t’ju ndihmojë në përçimin e informacionit në mënyrë të shpejtë dhe të qartë për vizitorët, klientët dhe audiencën tuaj.  

​Studimet kan​ë treguar se mendja njerëzore i përpunon informacionet vizuale ​me milisekonda (shihni k​ëtu: https://news.mit.edu/2014/in-the-blink-of-an-eye-0116).

Si mund të prodhohen dhe përdoren videot me plane të shkurtra?

Siç e thamë, videot me plane të shkurtra mund të përdoren gjerësisht në çdo lloj fushe komunikimi, sektori biznesi apo institucioni edukativ që ka mundësinë t’i prodhojë dhe transmetojë.

Ato mund të përdoren si formate shumë efikase komunikimi ku reklamat vizive mbeten shembulli më i mirë, por jo i vetëm. Ato mund të përdoren për:

  • Të prezantuar produkte dhe shërbime;
  • Të prezantuar paketa p.sh. turistike, promocionale, etj.;
  • Informacionet bazë për një institucion apo biznes;
  • Koncepte logjike apo leksione bazë;
  • Prezantime dhe ide teknike apo praktike;
  • Etj.

Disa hapa bazë për të realizuar një video çfarëdo:

  1. Caktoni synimin e videos që dëshironi të prodhoni dhe ku do ta transmetoni;
  2. Caktoni mesazhin kryesor (fabulën) që dëshironi të komunikoni;
  3. Mblidhni dhe përgatisni materialet tekst, audio, foto & video që do t’ju nevojiten;
  4. Kalojani këto materiale personit që do bëjë montazhin e videos tuaj;
  5. Modifikojeni videon për qartësi dhe saktësi, kaq!

Pasi të keni një video gati, atëherë mund të filloni ta shpërndani atë në të gjitha kanalet që dispononi si p.sh. faqja ueb, mediat sociale, ekranet në biznesin tuaj, etj.

Disa softe dhe aplikacione që mund të përdoren lehtësisht për prodhimin e videove me plane të shkurtra:

Ndihuni të lirë të sugjeroni programe dhe aplikacion të ngjashme te komentet në fund.

Disa avantazhe & shembuj të videove me plane të shkurtra

Për t’ju dhënë një shembull konkret, ndër përdorimet aktuale për videot me plane të shkurtra ka qenë krijimi i përmbledhjeve për shkrimet e ndryshme te SfidaBiznesi.com

Këto lloj videosh ndihmojnë në përçimin e mesazhit, por edhe në gjenerimin e interesit për faqen tonë nëpërmjet kanaleve të tjera siç janë:

  • YouTube;
  • Facebook;
  • Instagram dhe
  • Twitter, etj.

Pra, videot e shkurtra mund të publikohen lehtësisht nëpër kanalet e ndryshme sociale dhe nuk ka nevojë që të jenë ndryshe nga materialet dhe përmbajtja e shkrimeve që publikohen sakaq në faqen zyrtare.

Nëse do t’i referoheshim hapave për krijimin e një videoje (shihni pak më sipër), ne tashmë kemi gati hapat 1-3, ndërsa për hapat 4-5 përdorim softe dhe të gjithë procesin e mbyllim vetë.

Në thelb, mjafton të keni përmbajtjen dhe videot mund të realizohen relativisht kollaj.

Një avantazh tjetër është diferencimi që ato mund t'ju ofrojnë nga konkurrenca juaj në mediat sociale. Pra, jo të gjithë mund të krijojnë video apo mendojnë të krijojnë video, por ju mund ta bëni këtë gjë për ta diferencuar veten.

​Më poshtë do gjeni tre shembuj videosh me plane të shkurtra që kemi krijuar bazuar mbi shkrime ekzistuese te SfidaBiznesi.com dhe që po shpërndahen edhe nëpër kanalet e sipërpërmendura sociale. Shembulli i 4-të është nga EriTV.

Shembulli 1: tekst + foto + muzikë në sfond

Për këtë video kemi përdorur tekstin dhe foton kryesore nga shkrimin me të njëjtin emër: 9 hapa si të filloni një biznes të suksesshëm

Më pas, kemi gjetur imazhe të tjera ilustruese për secilën prej 9 pikave (hapave) kryesore që përshkruhen në shkrim dhe i kemi lidhur të gjitha bashkë vizualisht, me një muzikë frymëzuese në sfond, për të prodhuar një video me plane të shkurtra që zgjat vetëm 1.46 sekonda në total. Videoja mund të ishte bërë edhe më e shkurtër, por planet ndërmjet çdo pike janë zgjatur pak më shumë për t’i dhënë njerëzve kohën e mjaftueshme për të lexuar lehtësisht tekstet e prezantuara në këtë video.

Shembulli 2: tekst + foto + video + muzikë

I njëjti proces është ndjekur edhe për krijimin e kësaj videoje ku është përdorur teksti dhe fotoja kryesore e shkrimit me të njëjtin titull:

E njëjta video është publikuar më pas edhe në Facebook: ​https://www.facebook.com/sfidabiznesi.online/videos/962341640607603/

Në thelb, videoja ka një format shumë të thjeshtë ku gjatë gjithë kohës jepen citimet e preferuara të Richard Brandson nga autorë apo personalitete të mirënjohur. Citimet kanë të njëjtin format prezantimi brenda një kornize me një sfond të lehtë që e bën tekstin më të lexueshëm, ndërsa fotot mbrapa çdo citimi ndryshojnë për në funksion të përforcimit të mesazhit të vetë citimit. Çdo citim zgjat pak sekonda, mjaftueshëm që teksti të jetë i lexueshëm në tërësi dhe sigurisht duke u përpjekur që mos të humbasim vëmendjen e shikuesve.

Shembulli 3: tekst + foto + video + muzikë

Shembulli i 3-të është disi më i komplikuar për nga efektet që përdor, pasi në këtë rast nuk përdoren vetëm fotot në sfond si mënyra për të përforcuar mesazhin me tekst, por përdoren edhe video të cilat kanë të njëjtin efekt përsëritës dhe përforcues me këshillën që jepet me tekst. Pra, kemi disa elemente grafike dhe tekst të cilat ndërthuren për të përçuar të njëjtin mesazh me tekst.

Shembulli 4 (EriTV): tekst + foto + video + elemente grafike

Siç e përmendëm edhe më sipër, EriTV është një nga shembujt më të mirë aktualisht të përdorimit të këtyre lloj videove të cilat sigurisht ndërthurin me sukses fotot, videot, tekstin dhe elementët grafikë për të komunikuar lajmin apo ngjarjen përkatëse. Në këtë mënyrë, audienca është në gjendje të kapë lehtësisht mesazhin kryesor duke ulur ndjeshëm riskun e humbjes së vëmendjes apo shpërqendrimit me mesazhet e shumta që dalin nëpër mediat sociale si Facebook, Twitter, YouTube, etj.

A mendoni se EriTV është një shembull i suksesshëm i aplikimit të këtij lloj koncepti?

A keni sugjerime të tjera se si mund të përdoren apo prodhohen videot me plane të shkurtra?

Ju ftojmë t’i ndani sugjerimet tuaja te komentet këtu poshtë...

Read More
(Video) 5 shkaqet që ju bëjnë të ndiheni të lodhur

(Video) 5 shkaqet që ju bëjnë të ndiheni të lodhur

Shkoni në shtrat herët, pas një dite të gjatë dhe produktive. Hapni sytë tuaj natyrisht disa minuta para se të bjerë alarmi i zgjimit dhe ndiheni sikur të mos kishit fjetur. Jo gjithmonë lodhja mund të kalohet me një gjumë të mirë gjatë natës. Nëse gjumi nuk ju mungon, mund të ketë zakone të tjera që ju lënë pa energji. Ne po ju prezantojmë me disa prej tyre, që ju bëjnë të ndiheni vazhdimisht të lodhur.

Shkrimin e gjeni këtuhttps://sfidabiznesi.com/shkaqet-pse-ndihem-i-lodhur/

Read More
(Video) 10 thëniet e preferuara të Richard Brandson për suksesin në biznes

(Video) 10 thëniet e preferuara të Richard Brandson për suksesin në biznes

Të gjithë kemi nevojë të vazhdueshme për frymëzim apo nxitje drejt atij që quhet suksesi në biznes. Në këtë fushë, modelet e duhur janë ata që sipas shumë faktorëve konsiderohen ndër njerëzit që dinë të krijojnë një biznes të suksesshëm. Në këtë rast Rikard Brendson (Richard Brandson) është një shembull ideal si drejtues me shumë biznese të suksesshme ndërkombëtarisht.

Ky shkrim bazohet mbi listën me 10 thënie frymëzuese që e nxisin atë personalisht si sipërmarrës dhe drejtues biznesesh.

Thëniet janë në një postim në faqen e tij ku ai shprehet kështu: “Si drejtues biznesi, më pyesin shpesh se ‘cili është çelësi i suksesit?’ pasi kjo është ëndrra dhe dëshira e çdo sipërmarrësi. Mbase nuk ka nevojë të theksohet fakti se nuk ka një formulë apo çelës specifik për suksesin, por mbi të gjitha duhet shumë punë dhe qëndrueshmëri për t’u përballur e kaluar gjithë sfidat që më pas t’i kthejmë ato në mundësi për të mësuar e për t’u rritur. Më tej, kur arrin t’i tejkalosh sfidat shpesh zbulon se synimet që i kishe vënë vetes janë rritur apo janë orientuar drejt një suksesi të ri. Ndaj, për t’ju nxitur në rrugëtimin tuaj drejt suksesit po ju ofroj 10 thëniet e mia të preferuara“.

Read More
Shkrimet me te lexuara 2017

Shkrimet më të lexuara të 2017-ës

Këtë fundvit një nga gjërat që morëm sërish përsipër të analizojmë ishin ato që mund të konsiderohen si shkrimet më të lexuara këtu te SfidaBiznesi.com

Ky shkrim vjen sipas një formati të mirënjohur por që ne e kemi adoptuar duke filluar nga viti 2016, edhe pse kjo faqe ka mbi 5 vite që publikon shkrime të ngjashme.

Mbi të gjitha rishikimi i shkrimeve më të lexuara na lejon të kuptojmë më mirë prirjet dhe preferencat e lexuesve tanë dhe njëherazi shërbejë për të na orientuar me përzgjedhjet dhe shkrimet e reja që botojmë gjatë vitit 2018 e në vazhdim.

Pa u zgjatur, ju prezantojmë me listën e përmbledhur të shkrimeve më të lexuara gjatë vitit 2017, bazuar mbi statistikat e gjeneruara nga Google Analytics.

Lexim të këndshëm:

5 këshilla si të filloni një biznes të suksesshëm

Ky shkrim vijon të sjellë vazhdimisht lexues dhe vizitorë dhe mbetet shkrimi më i lexuar për dy vite rresht (2016 dhe 2017). Shkrimi përmbledh këshillat e Richard Brandson dhe besoj se janë disa këshilla që dukshëm i rezistojnë kohës!

 

Pse bizneset duhet të bëjnë marketing online (dixhital)?

Një shkrim mjaft i mirë me autorësinë e Albin Dashit, që nxjerrë në pah aspektet thelbësore të marketingut dixhital dhe mënyrat se si bizneset mund të përfitojnë nga ekspertiza e ekspertëve të mirëfilltë.

 

Si ndikon interneti në komunikimin tonë?

Ky shkrim i referohet në fakt një shkrimi më të gjatë dhe të plotë me autorësinë e Ardian Vehbiut dhe merr në shqyrtim pikërisht ndikimin e internetit në komunikimin tonë. Një hulumtim vërtetë i mahnitshëm për një dimension që tashmë prek çdo aspekt të jetëve tona.

 

10 rregulla mbi veshjen në mjedisin e punës

Shkrimi ofron disa këshilla vërtetë praktike dhe interesante për këdo që ka nevojë të kuptojë se si mund të krijoë pak variacion në veshjen në punë apo në zyrë, kuptohet pa thyer shumë nga normat etike të veshjes zyrtare.

 

Normat e komunikimit në biznes

Shkrimi diskuton dy nga normat e komunikimit të mirë brenda biznesit si ai ndërmjet kolegëve apo me eprorët por edhe komunikimin me klientët e biznesit.

 

12 shprehje që nuk duhet t’i përdorni në punë

Ky shkrim për punën përfshin 12 këshilla të shprehjeve më të zakonshme që nuk sugjerohet t’i përdorni në punë. Arsyeja kryesore është mënyra se si ato ndikojnë te perceptimi i kolegëve dhe atmosfera në punë.

 

7 mendësitë që ju duhen për të arritur suksesin

Këto shtatë këshillat e mëposhtme do t’ju ndihmojnë të ndryshoni mendësinë dhe jetën tuaj. Regjistrojeni në mendjen dhe zemrën tuaj se nuk ka vend për negativitet dhe dyshim, dhe që qielli është i vetmi limit.

 

Këshilla: Si të qëndroni të sigurt online? Pjesa e dytë

Shkrimi ju ofron disa sugjerime praktike dhe konkrete nga eksperienca për të ruajtur më mirë identitetin dhe privacinë tuaj në internet.

 

10 aftësitë e një profesionisti

Jo të gjitha profesionet kanë nevojë për aftësi të njëjta, por këto dhjetë aftësi do t’i duhen çdo personi që dëshiron të konsiderohet specialist në fushën e tij dhe të fitojë maksimumin

 

Frymëzohuni për një fillim të ri

Ndërsa viti i ri ka filluar dhe ri-shihni planet apo punët për t’u bërë gjatë vitit mbase e gjeni veten disi dobët nga frymëzimi apo dëshira për të punuar! Cila do qoftë gjendja juaj aktuale, jam i bindjes se rigjetja e ‘fokusit’ do t’ju ndihmojë për ta ngritur nivelin tuaj edhe më lartë.

 

7 zakonet e njerëzve të suksesshëm, Stephen R. Covery

Këto këshilla bazohen te libri me të njëjtin emër (7 zakonet e njerëzve të suksesshëm) i cili ofron leksione të fuqishme për ndryshimin individual nëpërmjet atyre që autori i përcakton si zakonet e domosdoshme për të qenë një njeri i suksesshëm.

 

7 zakonet e njerëzve shumë të suksesshëm, sipas një njeriu që shpenzoi 5 vite duke i studiuar ata

Çfarë i dallon njerëz shumë të suksesshëm si Elon Mask (Elon Musk), Opera Uinfrie (Operah Ëinfrey), dhe Mark Zukerberg (Mark Zuckerberg) nga pjesa tjetër? Dikush intervistoi qindra prej këtyre milionerëve të vetë-bërë për ta zbuluar.

 

Uebinar 1: Ç’duhet të dini kur krijoni një logo për biznesin tuaj?

Ky ishte edhe uebinari ynë i parë dhe jini të sigurtë që do vijojmë të lançojmë edhe uebinare te reja gjatë vitit 2018. Ky si uebinar u vu në dispozicion të vetëm atyre që u regjistruan për ta ndjekur dhe nuk është aktualisht i disponueshme për të gjithë, por besoj se do e ndryshojmë formatin disi në të ardhmen.

 

Udhëtimi i klientit: Si të krijoni klientë besnikë për biznesin tuaj

Si pjesë e trajnimit për marketingun strategjik në internet prekëm disi atë që ekspertët prej vitesh e kanë quajtur ‘udhëtimi i klientit’. Ky koncept është një fushë e tërë dhe një paradigmë e cila ka fuqinë për ta transformuar mendësinë dhe operimin e çdo lloj biznesi/organizate në funksion të krijimit të një eksperience vërtetë cilësore e me vlerë për të dyja palët: klientët dhe biznesin.

 

Anketë: Çfarë aplikacioni/programi përdorni për të qenë prodhimtarë?

Dihet që secili prej nesh përdor të paktën një aplikacion apo program që i shton vërtetë vlerë punës së përditshme. Por duam t’ju nxisim të na tregoni që të përfitojmë të gjithë nëpërmjet shkëmbimit të eksperiencave dhe njohurive të secilit. Shihni çfarë aplikacionesh përdorin profesionistë dhe ekspertë të tjerë si ju.

Read More
Richard Brandson & suksesi ne biznes
Fillimet e biznesit, Udhëheqja

10 Thënie për Suksesin në Biznes nga Richard Brandson

Të gjithë kemi nevojë të vazhdueshme për frymëzim apo nxitje drejt atij që quhet suksesi në biznes. Në këtë fushë, modelet e duhur janë ata që sipas shumë faktorëve konsiderohen ndër njerëzit që dinë të krijojnë një biznes të suksesshëm. Në këtë rast Rikard Brendson (Richard Brandson) është një shembull ideal si drejtues me shumë biznese të suksesshme ndërkombëtarisht.

Ky shkrim bazohet mbi listën me 10 thënie frymëzuese që e nxisin atë personalisht si sipërmarrës dhe drejtues biznesesh.

Thëniet janë në një postim në faqen e tij ku ai shprehet kështu: “Si drejtues biznesi, më pyesin shpesh se ‘cili është çelësi i suksesit?’ pasi kjo është ëndrra dhe dëshira e çdo sipërmarrësi. Mbase nuk ka nevojë të theksohet fakti se nuk ka një formulë apo çelës specifik për suksesin, por mbi të gjitha duhet shumë punë dhe qëndrueshmëri për t’u përballur e kaluar gjithë sfidat që më pas t’i kthejmë ato në mundësi për të mësuar e për t’u rritur. Më tej, kur arrin t’i tejkalosh sfidat shpesh zbulon se synimet që i kishe vënë vetes janë rritur apo janë orientuar drejt një suksesi të ri. Ndaj, për t’ju nxitur në rrugëtimin tuaj drejt suksesit po ju ofroj 10 thëniet e mia të preferuara”.

10. “Rruga drejt suksesit është vazhdimisht në ndërtim e sipër.” – Lili Tomlin (Lily Tomlin)

9. “Suksesi nuk ka sekrete, por është rezultati i përgatitjes, punës së fortë dhe nxënies nga dështimet.” – Kolin Pauell (Colin Powell)

8. “Disa njerëz ëndërrojnë për suksesin, ndërsa të tjerët ngrihen çdo mëngjes për ta bërë atë realitet.” – Ueijn Huizenga (Wayne Huizenga)

7. “Suksesi rezulton nga tejkalimi i çdo dështimi të radhës pa humbur asnjëherë entuziazmin.” Uinston çërçill (Winston Churchill)

6. “Unë ia atribuoj suksesin tim faktit se – nuk bëra apo nuk pranova justifikime.” – Florenc Naitingeill (Florence Nightingale)

5. “Suksesi është një udhëtim, jo një destinacion. Rrugëtimi është shpesh më i rëndësishëm se sa përfundimi.” – Artur Ashe (Arthur Ashe)

4. “Mos syno të jesh i suksesshëm por të jesh i vlefshëm.” – Albert Ajnshtajn (Albert Einstein)

3. “Sekreti i suksesit tonë mbetet fakti se nuk heqim dorë asnjëherë, as edhe një herë.” – Uillma Menkillër (Wilma Mankiller)

2. “Për të qenë i suksesshëm nuk ka nevojë të jesh gjeni apo vizionar apo të kesh një diplomë universitare. Të nevojitet vetëm një sistem orientimi dhe një ëndërr.” – Majkëll Dell (Michael Dell)

1. “Për të arritur suksesin, qëndrimi juaj po aq i rëndësishëm sa edhe aftësia juaj.” – Uollter Skot (Walter Scott)

Pyetje: Mund ta ndani me ne se cila nga këto thënie ju la më shumë përshtypje? Na shkruani te komentet këtu poshtë…

Read More