Po filloni një biznes të ri, jeni sipërmarrës apo marketier? Atëherë duhet ta keni kuptuar vlerën e marketingut për suksesin dhe vijimësinë e biznesit tuaj.
Ky shkrim ju sfidon të shqyrtoni nëse jeni duke bërë marketingun e duhur bazuar mbi parimet e duhura që ju lejojnë të keni sukses afatgjatë.
Seth Godin është autor i mirënjohur botërisht dhe mjeshtër i marketingut. Këshillat e tij si autor dhe sipërmarrës vazhdojnë të jenë mishërimi i atyre që ai praktikon dhe mëson prej vitesh.
I paduruar ... marketingu i vlefshëm kërkon kohën e vet. Kur e bën gabim dhjetë herë rresht të kushton më shumë në para dhe kohë se sa po ta bësh ngadalë, siç duhet dhe për të njëjtin afat kohor.
Egoist ... ne si klientë kemi mundësi zgjedhje, ndaj nëse ndiejmë se ajo që po bën është vetëm për ty, jo për ne, atëherë zgjedhja jonë do jetë të shkojmë diku tjetër.
Gjithçka për ty ... ti nuk blen nga vetja jote por janë të tjerët që blejnë nga ty. Ata nuk shqetësohen fare për biznesin apo problemet e tua aq sa shqetësohesh ti.
Mashtrues ... hidhi një sy ‘egoistit’ pak më sipër. Nëse ti nuk na thua të vërtetën, ka shumë gjasa që je egoist. Janë vallë aq urgjente nevojat e tua sa të sakrifikosh të ardhmen për të fituar diçka tani?
Jo konsistent ... nuk është se jemi shumë të përqendruar, por kur të kushtojmë vëmendje ka shumë vlerë nëse ‘paraqitja’ është e ngjashme me atë që pamë herën e fundit.
I inatosur ... me ne. Pse na mban inat? Kjo nuk është diçka pjesë e të cilës duam të jemi, jo faleminderit!
Xheloz ... a është dikush tjetër që është më i suksesshëm se ju? Sigurisht që është. Do të jetë gjithmonë dikush që është më i suksesshëm se ju. Por nëse ju lejoni që xhelozia juaj të ndikojë aq sa të ndryshoni produktin, qëndrimin apo qasjen (fabulën – story) tuaj, atëherë ne thjesht do të largohemi.
Këto sigurisht që nuk janë mëkate të marketingut se sa janë dështime njerëzore.
Përulësia, ndjeshmëria, bujaria, durimi dhe mirësia, kombinuar me arrogancën e shpikësit brilant, janë një alternativë e fuqishme.
Një nga sfidat e komunikimit efektiv sot është fakti se vëmendja e njerëzve po bëhet gjithnjë e më e shkurtër.
Rrjedhimisht, nevojitet përdorimi i teknikave apo mënyrave gjithnjë e më të avancuara për ta kapur e mbajtur vëmendjen e audiencës tuaj, ndryshe ata shpërqendrohen dhe e humbasin interesin lehtësisht.
Videot me plane të shkurtra janë një nga teknikat strategjike se si marketierët, institucionet dhe bizneset i janë përgjigjur sfidave të vazhdueshme të komunikimit dhe angazhimit të audiencës së synuar.
Në Shqipëri, mbase shembulli më i mirënjohur aktualisht, përveç reklamave që shohim çdo ditë, është edhe EriTV që të gjithë mund ta kemi parë si rrjedhojë e publikimeve të rregullta nëpër mediat sociale dhe faqet zyrtare të bashkisë së Tiranës, etj.
Kur flasim për video me plane të shkurtra në thelb po flasim për ndërthurjen e fotove, videove, muzikës dhe elementëve grafike me plane që ndryshojnë rregullisht për të krijuar video të shkurtra që komunikojnë qartazi dhe shpejt mesazhin e synuar.
Shembull tjetër nga Instituti i Statistikave..
Pak histori për videot me plane të shkurtra
Në fakt ishte stacioni televiziv muzikor – MTV që e kuptoi dhe implementoi me shumë sukses përdorimin e videove për të ‘jetësuar’ lirikat e këngëve duke prodhuar video me planeve të shkurtra dhe elemente të shumta grafike.
Kur flasim për ‘plane’ bëhet fjalë për skena që ndryshojnë çdo 3-7 sekonda dhe elemente grafike që shtojnë larmishmërinë vizive dhe kanë për synim tërheqjen e vazhdueshme të vëmendjes së shikuesve.
Ndër videot e para kur u lançua MTV në vitin 1981.
Shembull tjetër i një prej emisioneve të para te MTV.
Ishte pikërisht shkurtimi i planeve dhe shtimi i elementëve dinamike vizuale në çdo video muzikore, që rezultuan në rritjen e vëmendjes dhe kohëqëndrimin e shikuesve, gjëra të cilat e bënë shumë shpejt të famshëm këtë kanal multimedial.
Ky format u adoptua dhe vazhdon të aplikohet gjerësisht në mediat vizive dhe falë zhvillimeve teknologjike dhe mediave sociale mund të adoptohet dhe përdoret për krijimin e videove me plane të shkurtra për të komunikuar më mirë me audiencën tuaj.
Çfarë nevojitet për të prodhuar video me plane të shkurtra?
Deri më sot, për të prodhuar video të tilla duhet të njohësh dhe përdorësh mirë programe profesionale videografike të cilat jo vetëm kushtojnë shtrenjtë për t’u blerë, por kërkojnë edhe pajisje të shtrenjta për t’i përdorur siç janë:
Një videokamer profesionale;
Pajisje për ndriçim;
Vende të përshtatura për xhirim;
Mikrofona dhe mjete të tjera regjistrimi;
Softuerë profesionalë montimi si p.sh. Adobe After Effects apo Apple Final Cut Pro;
Kompjuter profesional për montim videosh;
etj.
Por falë zhvillimeve të vazhdueshme të teknologjive dhe pajisjeve audio-vizive tashmë është e mundur që me një investim relativisht të vogël mund të filloni edhe ju të krijoni video me plane të shkurtra.
Praktikisht ju duhet:
një kompjuter me kartë të mirë grafike dhe memorie të mjaftueshme;
një aparat fotografik apo celular që të bëni foto & video me cilësi të mjaftueshme dhe
një program me kosto të përballueshme, si p.sh. Camtasia;
etj.,
çdokush mund të fillojë të prodhojë video me cilësi të mjaftueshme të paktën për publikimet online sidomos nëpër mediat sociale.
Pjesa tjetër e suksesit me këtë format videosh është çështje kohe dhe eksperience që nuk është se varet gjithmonë nga teknologjia.
Personalisht, si konsulent, kam qenë duke eksperimentuar dhe prodhuar video për klientë të ndryshëm prej disa vitesh dhe mund të dëshmoj që i gjithë procesi është bërë shumë më i thjeshtë dhe i menaxhueshëm, qoftë edhe për dikë si unë i cili nuk mund të konsiderohet regjisor apo montazhier profesionist.
Në thelb, synimi kryesor në krijimin e videove me plane të shkurtra është që t’ju ndihmojë në përçimin e informacionit në mënyrë të shpejtë dhe të qartë për vizitorët, klientët dhe audiencën tuaj.
Studimet kanë treguar se mendja njerëzore i përpunon informacionet vizuale me milisekonda (shihni këtu: https://news.mit.edu/2014/in-the-blink-of-an-eye-0116).
Si mund të prodhohen dhe përdoren videot me plane të shkurtra?
Siç e thamë, videot me plane të shkurtra mund të përdoren gjerësisht në çdo lloj fushe komunikimi, sektori biznesi apo institucioni edukativ që ka mundësinë t’i prodhojë dhe transmetojë.
Ato mund të përdoren si formate shumë efikase komunikimi ku reklamat vizive mbeten shembulli më i mirë, por jo i vetëm. Ato mund të përdoren për:
Të prezantuar produkte dhe shërbime;
Të prezantuar paketa p.sh. turistike, promocionale, etj.;
Informacionet bazë për një institucion apo biznes;
Koncepte logjike apo leksione bazë;
Prezantime dhe ide teknike apo praktike;
Etj.
Disa hapa bazë për të realizuar një video çfarëdo:
Caktoni synimin e videos që dëshironi të prodhoni dhe ku do ta transmetoni;
Caktoni mesazhin kryesor (fabulën) që dëshironi të komunikoni;
Mblidhni dhe përgatisni materialet tekst, audio, foto & video që do t’ju nevojiten;
Kalojani këto materiale personit që do bëjë montazhin e videos tuaj;
Modifikojeni videon për qartësi dhe saktësi, kaq!
Pasi të keni një video gati, atëherë mund të filloni ta shpërndani atë në të gjitha kanalet që dispononi si p.sh. faqja ueb, mediat sociale, ekranet në biznesin tuaj, etj.
Disa softe dhe aplikacione që mund të përdoren lehtësisht për prodhimin e videove me plane të shkurtra:
Ndihuni të lirë të sugjeroni programe dhe aplikacion të ngjashme te komentet në fund.
Disa avantazhe & shembuj të videove me plane të shkurtra
Për t’ju dhënë një shembull konkret, ndër përdorimet aktuale për videot me plane të shkurtra ka qenë krijimi i përmbledhjeve për shkrimet e ndryshme te SfidaBiznesi.com
Këto lloj videosh ndihmojnë në përçimin e mesazhit, por edhe në gjenerimin e interesit për faqen tonë nëpërmjet kanaleve të tjera siç janë:
YouTube;
Facebook;
Instagram dhe
Twitter, etj.
Pra, videot e shkurtra mund të publikohen lehtësisht nëpër kanalet e ndryshme sociale dhe nuk ka nevojë që të jenë ndryshe nga materialet dhe përmbajtja e shkrimeve që publikohen sakaq në faqen zyrtare.
Nëse do t’i referoheshim hapave për krijimin e një videoje (shihni pak më sipër), ne tashmë kemi gati hapat 1-3, ndërsa për hapat 4-5 përdorim softe dhe të gjithë procesin e mbyllim vetë.
Në thelb, mjafton të keni përmbajtjen dhe videot mund të realizohen relativisht kollaj.
Një avantazh tjetër është diferencimi që ato mund t'ju ofrojnë nga konkurrenca juaj në mediat sociale. Pra, jo të gjithë mund të krijojnë video apo mendojnë të krijojnë video, por ju mund ta bëni këtë gjë për ta diferencuar veten.
Më poshtë do gjeni tre shembuj videosh me plane të shkurtra që kemi krijuar bazuar mbi shkrime ekzistuese te SfidaBiznesi.com dhe që po shpërndahen edhe nëpër kanalet e sipërpërmendura sociale. Shembulli i 4-të është nga EriTV.
Më pas, kemi gjetur imazhe të tjera ilustruese për secilën prej 9 pikave (hapave) kryesore që përshkruhen në shkrim dhe i kemi lidhur të gjitha bashkë vizualisht, me një muzikë frymëzuese në sfond, për të prodhuar një video me plane të shkurtra që zgjat vetëm 1.46 sekonda në total. Videoja mund të ishte bërë edhe më e shkurtër, por planet ndërmjet çdo pike janë zgjatur pak më shumë për t’i dhënë njerëzve kohën e mjaftueshme për të lexuar lehtësisht tekstet e prezantuara në këtë video.
Shembulli 2: tekst + foto + video + muzikë
I njëjti proces është ndjekur edhe për krijimin e kësaj videoje ku është përdorur teksti dhe fotoja kryesore e shkrimit me të njëjtin titull:
Në thelb, videoja ka një format shumë të thjeshtë ku gjatë gjithë kohës jepen citimet e preferuara të Richard Brandson nga autorë apo personalitete të mirënjohur. Citimet kanë të njëjtin format prezantimi brenda një kornize me një sfond të lehtë që e bën tekstin më të lexueshëm, ndërsa fotot mbrapa çdo citimi ndryshojnë për në funksion të përforcimit të mesazhit të vetë citimit. Çdo citim zgjat pak sekonda, mjaftueshëm që teksti të jetë i lexueshëm në tërësi dhe sigurisht duke u përpjekur që mos të humbasim vëmendjen e shikuesve.
Shembulli 3: tekst + foto + video + muzikë
Shembulli i 3-të është disi më i komplikuar për nga efektet që përdor, pasi në këtë rast nuk përdoren vetëm fotot në sfond si mënyra për të përforcuar mesazhin me tekst, por përdoren edhe video të cilat kanë të njëjtin efekt përsëritës dhe përforcues me këshillën që jepet me tekst. Pra, kemi disa elemente grafike dhe tekst të cilat ndërthuren për të përçuar të njëjtin mesazh me tekst.
Shembulli 4 (EriTV): tekst + foto + video + elemente grafike
Siç e përmendëm edhe më sipër, EriTV është një nga shembujt më të mirë aktualisht të përdorimit të këtyre lloj videove të cilat sigurisht ndërthurin me sukses fotot, videot, tekstin dhe elementët grafikë për të komunikuar lajmin apo ngjarjen përkatëse. Në këtë mënyrë, audienca është në gjendje të kapë lehtësisht mesazhin kryesor duke ulur ndjeshëm riskun e humbjes së vëmendjes apo shpërqendrimit me mesazhet e shumta që dalin nëpër mediat sociale si Facebook, Twitter, YouTube, etj.
A mendoni se EriTV është një shembull i suksesshëm i aplikimit të këtij lloj koncepti?
A keni sugjerime të tjera se si mund të përdoren apo prodhohen videot me plane të shkurtra?
Ju ftojmë t’i ndani sugjerimet tuaja te komentet këtu poshtë...
Shkoni në shtrat herët, pas një dite të gjatë dhe produktive. Hapni sytë tuaj natyrisht disa minuta para se të bjerë alarmi i zgjimit dhe ndiheni sikur të mos kishit fjetur. Jo gjithmonë lodhja mund të kalohet me një gjumë të mirë gjatë natës. Nëse gjumi nuk ju mungon, mund të ketë zakone të tjera që ju lënë pa energji. Ne po ju prezantojmë me disa prej tyre, që ju bëjnë të ndiheni vazhdimisht të lodhur.
Të gjithë kemi nevojë të vazhdueshme për frymëzim apo nxitje drejt atij që quhet suksesi në biznes. Në këtë fushë, modelet e duhur janë ata që sipas shumë faktorëve konsiderohen ndër njerëzit që dinë të krijojnë një biznes të suksesshëm. Në këtë rast Rikard Brendson (Richard Brandson) është një shembull ideal si drejtues me shumë biznese të suksesshme ndërkombëtarisht.
Ky shkrim bazohet mbi listën me 10 thënie frymëzuese që e nxisin atë personalisht si sipërmarrës dhe drejtues biznesesh.
Thëniet janë në një postim në faqen e tij ku ai shprehet kështu: “Si drejtues biznesi, më pyesin shpesh se ‘cili është çelësi i suksesit?’ pasi kjo është ëndrra dhe dëshira e çdo sipërmarrësi. Mbase nuk ka nevojë të theksohet fakti se nuk ka një formulë apo çelës specifik për suksesin, por mbi të gjitha duhet shumë punë dhe qëndrueshmëri për t’u përballur e kaluar gjithë sfidat që më pas t’i kthejmë ato në mundësi për të mësuar e për t’u rritur. Më tej, kur arrin t’i tejkalosh sfidat shpesh zbulon se synimet që i kishe vënë vetes janë rritur apo janë orientuar drejt një suksesi të ri. Ndaj, për t’ju nxitur në rrugëtimin tuaj drejt suksesit po ju ofroj 10 thëniet e mia të preferuara“.
Këtë fundvit një nga gjërat që morëm sërish përsipër të analizojmë ishin ato që mund të konsiderohen si shkrimet më të lexuara këtu te SfidaBiznesi.com
Ky shkrim vjen sipas një formati të mirënjohur por që ne e kemi adoptuar duke filluar nga viti 2016, edhe pse kjo faqe ka mbi 5 vite që publikon shkrime të ngjashme.
Mbi të gjitha rishikimi i shkrimeve më të lexuara na lejon të kuptojmë më mirë prirjet dhe preferencat e lexuesve tanë dhe njëherazi shërbejë për të na orientuar me përzgjedhjet dhe shkrimet e reja që botojmë gjatë vitit 2018 e në vazhdim.
Pa u zgjatur, ju prezantojmë me listën e përmbledhur të shkrimeve më të lexuara gjatë vitit 2017, bazuar mbi statistikat e gjeneruara nga Google Analytics.
Ky shkrim vijon të sjellë vazhdimisht lexues dhe vizitorë dhe mbetet shkrimi më i lexuar për dy vite rresht (2016 dhe 2017). Shkrimi përmbledh këshillat e Richard Brandson dhe besoj se janë disa këshilla që dukshëm i rezistojnë kohës!
Një shkrim mjaft i mirë me autorësinë e Albin Dashit, që nxjerrë në pah aspektet thelbësore të marketingut dixhital dhe mënyrat se si bizneset mund të përfitojnë nga ekspertiza e ekspertëve të mirëfilltë.
Ky shkrim i referohet në fakt një shkrimi më të gjatë dhe të plotë me autorësinë e Ardian Vehbiut dhe merr në shqyrtim pikërisht ndikimin e internetit në komunikimin tonë. Një hulumtim vërtetë i mahnitshëm për një dimension që tashmë prek çdo aspekt të jetëve tona.
Shkrimi ofron disa këshilla vërtetë praktike dhe interesante për këdo që ka nevojë të kuptojë se si mund të krijoë pak variacion në veshjen në punë apo në zyrë, kuptohet pa thyer shumë nga normat etike të veshjes zyrtare.
Shkrimi diskuton dy nga normat e komunikimit të mirë brenda biznesit si ai ndërmjet kolegëve apo me eprorët por edhe komunikimin me klientët e biznesit.
Ky shkrim për punën përfshin 12 këshilla të shprehjeve më të zakonshme që nuk sugjerohet t’i përdorni në punë. Arsyeja kryesore është mënyra se si ato ndikojnë te perceptimi i kolegëve dhe atmosfera në punë.
Këto shtatë këshillat e mëposhtme do t’ju ndihmojnë të ndryshoni mendësinë dhe jetën tuaj. Regjistrojeni në mendjen dhe zemrën tuaj se nuk ka vend për negativitet dhe dyshim, dhe që qielli është i vetmi limit.
Jo të gjitha profesionet kanë nevojë për aftësi të njëjta, por këto dhjetë aftësi do t’i duhen çdo personi që dëshiron të konsiderohet specialist në fushën e tij dhe të fitojë maksimumin
Ndërsa viti i ri ka filluar dhe ri-shihni planet apo punët për t’u bërë gjatë vitit mbase e gjeni veten disi dobët nga frymëzimi apo dëshira për të punuar! Cila do qoftë gjendja juaj aktuale, jam i bindjes se rigjetja e ‘fokusit’ do t’ju ndihmojë për ta ngritur nivelin tuaj edhe më lartë.
Këto këshilla bazohen te libri me të njëjtin emër (7 zakonet e njerëzve të suksesshëm) i cili ofron leksione të fuqishme për ndryshimin individual nëpërmjet atyre që autori i përcakton si zakonet e domosdoshme për të qenë një njeri i suksesshëm.
Çfarë i dallon njerëz shumë të suksesshëm si Elon Mask (Elon Musk), Opera Uinfrie (Operah Ëinfrey), dhe Mark Zukerberg (Mark Zuckerberg) nga pjesa tjetër? Dikush intervistoi qindra prej këtyre milionerëve të vetë-bërë për ta zbuluar.
Ky ishte edhe uebinari ynë i parë dhe jini të sigurtë që do vijojmë të lançojmë edhe uebinare te reja gjatë vitit 2018. Ky si uebinar u vu në dispozicion të vetëm atyre që u regjistruan për ta ndjekur dhe nuk është aktualisht i disponueshme për të gjithë, por besoj se do e ndryshojmë formatin disi në të ardhmen.
Si pjesë e trajnimit për marketingun strategjik në internet prekëm disi atë që ekspertët prej vitesh e kanë quajtur ‘udhëtimi i klientit’. Ky koncept është një fushë e tërë dhe një paradigmë e cila ka fuqinë për ta transformuar mendësinë dhe operimin e çdo lloj biznesi/organizate në funksion të krijimit të një eksperience vërtetë cilësore e me vlerë për të dyja palët: klientët dhe biznesin.
Dihet që secili prej nesh përdor të paktën një aplikacion apo program që i shton vërtetë vlerë punës së përditshme. Por duam t’ju nxisim të na tregoni që të përfitojmë të gjithë nëpërmjet shkëmbimit të eksperiencave dhe njohurive të secilit. Shihni çfarë aplikacionesh përdorin profesionistë dhe ekspertë të tjerë si ju.
Të gjithë kemi nevojë të vazhdueshme për frymëzim apo nxitje drejt atij që quhet suksesi në biznes. Në këtë fushë, modelet e duhur janë ata që sipas shumë faktorëve konsiderohen ndër njerëzit që dinë të krijojnë një biznes të suksesshëm. Në këtë rast Rikard Brendson (Richard Brandson) është një shembull ideal si drejtues me shumë biznese të suksesshme ndërkombëtarisht.
Ky shkrim bazohet mbi listën me 10 thënie frymëzuese që e nxisin atë personalisht si sipërmarrës dhe drejtues biznesesh.
Thëniet janë në një postim në faqen e tij ku ai shprehet kështu: “Si drejtues biznesi, më pyesin shpesh se ‘cili është çelësi i suksesit?’ pasi kjo është ëndrra dhe dëshira e çdo sipërmarrësi. Mbase nuk ka nevojë të theksohet fakti se nuk ka një formulë apo çelës specifik për suksesin, por mbi të gjitha duhet shumë punë dhe qëndrueshmëri për t’u përballur e kaluar gjithë sfidat që më pas t’i kthejmë ato në mundësi për të mësuar e për t’u rritur. Më tej, kur arrin t’i tejkalosh sfidat shpesh zbulon se synimet që i kishe vënë vetes janë rritur apo janë orientuar drejt një suksesi të ri. Ndaj, për t’ju nxitur në rrugëtimin tuaj drejt suksesit po ju ofroj 10 thëniet e mia të preferuara”.
10. “Rruga drejt suksesit është vazhdimisht në ndërtim e sipër.” – Lili Tomlin (Lily Tomlin)
9. “Suksesi nuk ka sekrete, por është rezultati i përgatitjes, punës së fortë dhe nxënies nga dështimet.” – Kolin Pauell (Colin Powell)
8. “Disa njerëz ëndërrojnë për suksesin, ndërsa të tjerët ngrihen çdo mëngjes për ta bërë atë realitet.” – Ueijn Huizenga (Wayne Huizenga)
7. “Suksesi rezulton nga tejkalimi i çdo dështimi të radhës pa humbur asnjëherë entuziazmin.” Uinston çërçill (Winston Churchill)
6. “Unë ia atribuoj suksesin tim faktit se – nuk bëra apo nuk pranova justifikime.” – Florenc Naitingeill (Florence Nightingale)
5. “Suksesi është një udhëtim, jo një destinacion. Rrugëtimi është shpesh më i rëndësishëm se sa përfundimi.” – Artur Ashe (Arthur Ashe)
4. “Mos syno të jesh i suksesshëm por të jesh i vlefshëm.” – Albert Ajnshtajn (Albert Einstein)
3. “Sekreti i suksesit tonë mbetet fakti se nuk heqim dorë asnjëherë, as edhe një herë.” – Uillma Menkillër (Wilma Mankiller)
2. “Për të qenë i suksesshëm nuk ka nevojë të jesh gjeni apo vizionar apo të kesh një diplomë universitare. Të nevojitet vetëm një sistem orientimi dhe një ëndërr.” – Majkëll Dell (Michael Dell)
1. “Për të arritur suksesin, qëndrimi juaj po aq i rëndësishëm sa edhe aftësia juaj.” – Uollter Skot (Walter Scott)
Pyetje: Mund ta ndani me ne se cila nga këto thënie ju la më shumë përshtypje? Na shkruani te komentet këtu poshtë…
Kuizet apo pyetësorët me zgjedhje janë një teknikë strategjike që ju ndihmon të rrisni angazhimin e vizitorëve tuaj online duke e rritur interesimin e tyre për biznesin apo organizatën tuaj.
Çdo marketier dhe sipërmarrës me përvojë e kupton nevojën që t’i mbajë vizitorët e faqes të angazhuar pasi ‘angazhimi’ i vizitorëve përkthehet në:
një marrëdhënie më të fortë,
më të qëndrueshme e rrjedhimisht
me vlerë për vizitorët dhe vetë biznesin apo organizatën tuaj.
Nevoja e angazhimit të vizitorëve
Mund të jetë me pak rëndësi nëse ju publikoni shkrime apo foto interesante.
Nëse faqja dhe përmbajtja juaj nuk dallojnë nga konkurrenca apo nuk ofrojnë diçka vërtetë tërheqëse për vizitorët tuaj, atëherë ata do jenë të prirur të largohen.
Studimet dhe statistikat tregojnë se 50%-95% e vizitorëve në faqen tuaj të biznesit largohen për mos t’u kthyer më. Këtë mund ta vërtetoni lehtësisht duke parë se sa përqind e vizitorëve tuaj janë të rinj dhe sa janë ekzistues (new & returning) sipas Google Analytics.
Nëse raporti i vizitorëve të rinj është më i madhe se ai i atyre ekzistues rrjedhimisht është detyra juaj t’iu ofroni atyre diçka që të mund t’i tërheqë, pra t’i angazhojë për t’u rikthyer apo qëndruar më gjatë!
Një tregues tjetër është raporti i vizitorëve me një vizitë (bounce rate) që nëse është më i lartë se 50%, tregon se mund t’ju duhet të investoni në reklama për t’i rikthyer vizitorët në faqen tuaj pasi shumica nuk gjejnë atë që kërkojnë.
Për sa i përket mediave sociale, tashmë është e gjithëditur që edhe faqet më të mëdhaja me mijëra apo miliona fansa nuk arrijnë t’i prekin të gjithë fansat e tyre pasi Facebook, Twitter, etj., e kanë ulur në mënyrë të skajshme atë që quhet ‘reach’, pra qasjen tuaj ndaj totalit të ndjekësve/fansave tuaj në këto medie. Facebook e ka ulur nën 5% ndërsa Twitter e ka edhe më të ulët pasi është edhe më e kufizuar si platformë. Rrjedhimisht, nëse postimet tuaja nuk janë angazhuese atëherë numri i fansave tuaj nuk ka asnjë rëndësi praktike. Pyesni kë të dikë tjetër, por në cdo rast shihni edhe një herë me kujdes statistikat për ndjekësit tuaj.
Shembull i “post reach” për një faqe në Facebook: Qasja (reach) është minimale dhe sporadike, përvec dy-tre ditëve ku ka një rritje deri në 635 (pika më e lartë) dhe 415 pika e dytë më e lartë. Ditët e tjera janë pothuajse = me 0 për një periudhë një mujore.
Avantazhet e kuizeve
Kuizet janë ndëraktive – në ndryshim nga shkrimet, kuizet e konceptuara mirë arrijnë t’i tërheqin vizitorët tuaj jo thjesht me informacion zbavitës apo interesant, por edhe ndëraktivitet (shihni shembujt më poshtë).
Rrisin angazhimin mendor/emocional – krahasuar me shkrimet (si ky) që ofrojnë këshilla, sugjerime dhe informacione zbavitës, kuizet arrijnë t’i angazhojnë vizitorët e faqes tuaj mendërisht duke nxjerrë në pah koncepte apo aspekte të ndryshme (shihni shembullin 1).
Publikohen vetëm – kuizet mund të qëndrojnë vetëm ose si pjesë e një shkrimi/postimi tjetër (shihni shembullin 1).
Bëhen virale – ato mund të promovohen lehtësisht si dhe mund të kthehen në postime virale që shpërndahen nga vetë lexuesit dhe fansat tuaj.
Sugjerime konkrete – kuizet ju ndihmojnë t’i ofroni vizitorëve këshilla apo sugjerime konkrete bazuar mbi përgjigjet e tyre. Një kuiz që teston njohuritë e vizitorëve ju lejon t’u ofroni atyre edhe sugjerime konkrete mbi mangësitë apo njohuritë që kanë (shihni shembullin 2)
Segmentimi/kategorizimi – kuizet ju ndihmojnë të segmentoni apo kategorizoni vizitorët/fansat tuaj në bazë të përgjigjeve që ofrojnë. P.sh. në vartësi të përgjigjeve që ofrohen ju mund të gjykoni nivelin apo prirjen e vizitorëve tuaj (shihni shembullin 2).
Përforcim informacioni – kuizet ndihmojnë me asimilimin apo përforcimin e koncepteve të reja. Ky funksion i kuizeve përdoret gjerësisht nëpër institucione arsimore por mund të vihet në funksion të nevojave të një biznesi apo organizate (shihni shembullin 2).
Shembulli 1 – ndëraktivitet dhe angazhim mendor
Mbase mund ta keni lexuar sakaq shkrimin mbi 7 zakonet e njerëzve të suksesshëm. Ky shkrim, ashtu siç edhe shumë shkrime të tjera, ofron një nivel të caktuar angazhimi për vizitorët dhe lexuesit tanë.
Eksperienca nga ka treguar se shumica e vizitorëve lexojnë titullin dhe nëse kuriozohen mjaftueshëm nga titulli vendosin të të lexojnë edhe vetë shkrimin.
Ndër ata që e hapin ta lexojnë, shumica e lexojnë relativisht shpejt sa për ta konsumuar si material, por mbas 10 minutash i harrojnë pothuajse tërësisht ato që kanë lexuar. Mbetet vetëm një përqindje shumë e vogël e atyre që e lexojnë më vëmendje e fillojnë ta analizojnë shkrimin më thellë (pra që janë vërtetë të angazhuar) pasi shpenzojnë më tepër kohë për ta kuptuar dhe nxënë më mirë materialin që kanë lexuar.
Por nëse do arrinim që të njëjtit lexues t’i ftonim të bënin një kuiz më parë, atëherë do zbulonim që ata që ndërmarrin ta bëjnë kuizin deri në fund tregojnë një nivel interesimi më të madh edhe për ta lexuar apo analizuar më thellë informacionin që i’u paraqitet.
Shembulli 2 – përforcim informacioni & segmentim i vizitorëve
Një shembull tjetër i një kuizi që kemi ndërtuar bazohet mbi një testim gjuhe që ofrohet nga një prej qendrave të mirënjohura të gjuhës angleze në Tiranë. Kuizi apo pyetësori me zgjedhje u ofron mundësinë vizitorëve që të testojnë nivelin e tyre të gjuhës nëpërmjet përgjigjeve me opsione.
Angazhimi i vizitorëve ndodh që në momentin që ata vendosin të bëhen pjesë e këtij testimi, ndërsa segmentimi bëhet bazuar mbi përgjigjet e sakta apo të gabuara që ata ofrojnë. P.sh. ata që dalin me rezultate të ulta mund të nxiten të bëjnë një kurs apo të lexojnë më shumë, ndërsa ata që dalin me rezultate të larta mund të orientohen drejt materialeve më sfiduese apo produkteve të caktuara.
Shembulli 3 – bëhen virale
Ky është një shembull tjetër i një postimi në mediat sociale që po të shihet nga numri i komenteve dhe reagimeve dukshëm tregon angazhim të ndjekësve në këtë faqe. Formati dhe mediumi i këtij postimi e lejojnë atë që sa herë dikush e pëlqen apo shkruan një koment si përgjigje, reagimi i ndjekësve të shpërndahet në mënyrë virale edhe te miqtë e tyre në Facebook.
Shembulli 4 – viralitet & përforcim informacioni
Një shembull tjetër i një postimi i cili mund të bëhet viral por që mbi të gjitha krijon ‘angazhim’ për fansat duke i qëndruar besnik edhe misionit të vetë organizatës për përhapjen e gjuhës dhe kulturës.
Shembulli 5 – viralitet dhe angazhim
Ky është një shembull tjetër nga një gazetë e mirënjohur e cila e përdor kuizin për t’i angazhuar lexuesit e sajë rregullisht nëpërmjet ofrimit të cmimeve konkrete, që sigurisht e bën edhe më tërheqës kuizin që ata ofrojnë.
Në përfundim
Kuizet janë vetëm një nga teknikat. Ato nuk janë zgjidhja e vetme, por mund të bëhen lehtësisht pjesë e ‘veglave’ në kutinë tuaj të veglave që ju lejojnë të bëni një punë me vlerë për vizitorët e faqes dhe biznesin/organizatën tuaj. A keni sugjerime apo ide të tjera për përdorimin e kuizeve? Ndajini me ne te komentet këtu poshtë.
Nëse nuk keni filluar ende me përgatitjet e fundvitit gjasat janë që jeni pak vonë! Por edhe nëse nuk keni diçka gati, tani është momenti që ti vini punët në vijë! Sugjerimet e mëposhtme synojnë t’ju orientojnë sado pak me hapat që mund të ndiqni për t’u bërë gati, por për çdo rast mos nguroni të jepni sugjerimet/komentet tuaja për të ndihmuar lexuesit e tjerë si ju.
Lista e produkteve/shërbimeve që do jenë me ofertë
Festat e fundvitit tashmë nuk janë thjesht një periudhë festash familjare dhe shoqërore por edhe komerciale. Mjaft biznese e shfrytëzojnë periudhë për arritjen e objektivave të veta me shitjet apo edhe qarkullimin e inventarit të produkteve që mbajnë. Ndaj, nëse nuk keni ende një plan atëherë mund të filloni së paku me bërjen e listës së produkteve/shërbimeve që do të ofroni si pjesë e promocionit për festat e fundvitit. Nuk ka rëndësi se sa përqind ulje duhet të ofroni pasi kjo varet nga shumë aspekte. Ajo që mund të filloni të mendoni është përzgjedhja e produkteve më tërheqëse për klientët si dhe sigurimi i stokut të nevojshëm.
Përcaktimi i produkteve apo shërbimeve që do reklamoni me ofertë është relativisht i lehtë sidomos për ata prej jush që e keni bërë këtë edhe në vitet e kaluara, por edhe nëse nuk e keni bërë mjafton të shihni se si e kanë bërë konkurrentët apo bizneset e tjera me qëllim që të përzgjidhni produktet me ofertat më tërheqëse për klientët tuaj.
Fushata promovuese
Pasi të keni përcaktuar listën e produkteve/shërbimeve që do të promovohen mund të filloni menjëherë të mendoni për fushatën apo mënyrat se si do të promovohen këto produkte/shërbime.
Idealisht, sugjerohet që çdo fushatë promovuese të ketë një tematikë apo emër të caktuar qartë me qëllim që ta bëjë më të lehtë për tu mbajtur mend si dhe për të përforcuar brandin tuaj.
Duke qenë se tematika e kësaj fushate është praktikisht e përcaktuar atëherë është e rëndësishme që të gjeni një qasje tuajën që lidhet pikërisht me festat e fundvitit dhe mënyrën se si ju do ti ofroni/promovoni produktet tuaja.
Brandet e mëdhaja zgjedhin gjithnjë një slogan apo tematikë që lidhet ngushtë me festat, dhuratat, momentet e gëzimit gjatë fundvitit dhe produkteve që ato ofrojnë duke u fokusuar sigurisht te ofertat e bëra enkas për këtë periudhë.
Kanalet e promovimit
Një nga rregullat e komunikimit dhe reklamimit të suksesshëm është komunikimi me shumë mënyra dhe kanale. Kjo do të thotë që edhe ju nuk duhet ta kufizoni fushatën tuaj promocionale vetëm te printimi i disa broshurave apo bërja e një reklame televizive/radiofonike, etj. Zgjedhja e kanaleve të promovimit duhet të bëhet në bazë të buxhetit dhe vendodhjes së audiencave/klientëve të synuar. Jo çdo kompani ka buxhet të mjaftueshëm për të bërë një reklamë televizive por pothuajse çdo biznes ka mundësi të reklamojë në internet sidomos nëpërmjet platformave sociale. Gjithësesi, ju duket të orientoheni mbi të gjitha nga vendi ku ndodhen klientët tuaj, pra nëse ata nuk janë përdorues të internetit, atëherë reklamat tuaja në Facebook nuk do shkojnë shumë larg, por nëse ata janë të një prirje të caktuar atëherë duhet të gjeni mediumin/kanalin që do jetë sa më afër interesave dhe preferencave të tyre.
Fillo herët që mos të mbarosh i fundit
Periudha e fundvitit është e mbushur me promocione dhe oferta ndaj nëse dëshironi që ofertat tuaja mos të përmbyten nga lumi i ofertave të fundvitit atëherë bëni mirë të shpejtoni me fushatën tuaj e cila idealisht duhet të zgjasë deri në fund të periudhës së festave.
Siç e përmendëm edhe në hyrje, këto janë vetëm disa sugjerime të përgjithshme që shpresojmë do t’ju nxisin sadopak por nëse keni sugjerime të tjera jeni gjithnjë të mirëpritur ti shtoni ato te komentet në fund të faqes.
Javën që vjen (7 nëntor) është planifikuar të zhvillohet trajnimi i radhës për “Marketingun Strategjik në Internet” që ofrohet nëpërmjet Qendrave Linkoln.
Trajnimi është intensiv për rreth 3.5 orë dhe shpresoj se do jetë një eksperiencë vërtetë pozitive për ata prej jush që do merrni pjesë.
Trajnimi i fundit mbi të njëjtën temë u zhvillua në Mars 2017 dhe kishte mbi 10 persona nga kompani të ndryshme si Neptun, Tirana Ring Center, Raiffeisen Bank dhe SIGAL.
Në këtë trajnim, një nga aspektet mbi të cilat do thellohemi më shumë është edhe koncepti i quajtur ‘udhëtimi i klientit’ i cili përbëhet nga pikat apo momentet e kontaktit që klientët tuaj potencialë apo ekzistues kanë me brand-in, produktet dhe shërbimet tuaja.
Ky koncept është një paradigmë mjaft e mirë që ju ndihmon të kuptoni hapat që ata ndërmarrin si dhe pikat e ndikimit që ju mund të keni në eksperiencën e klientëve tuaj që nga momenti i parë i ekspozimit deri te konvertimi i tyre në klientë të mirëfilltë, e më tej.
Por para se të arrijmë te ajo pjesë, trajnim do të ndalet edhe te zhvillimi i një strategjie biznesi, klienti dhe marketingu në vija të trasha që do ta ndihmonte këto që të orientohej më mirë në përpjekjet e veta në marketing.
Për më shumë informacion, ju ftoj të shkarkoni këtë prezantim më të plotë në version PDF në anglisht: Shkarkojeni si PDF
Si të regjistroheni?
Për t'u regjistruar ju lutem dërgoni Email te adresa e Qendrave Linkoln: [email protected]
Javën që vjen (7 nëntor) është planifikuar të zhvillohet trajnimi i radhës për “Marketingun Strategjik në Internet” që ofrohet nëpërmjet Qendrave Linkoln.
Trajnimi është intensiv për rreth 3.5 orë dhe shpresoj se do jetë një eksperiencë vërtetë pozitive për ata prej jush që do merrni pjesë.
Trajnimi i fundit mbi të njëjtën temë u zhvillua në Mars 2017 dhe kishte mbi 10 persona nga kompani të ndryshme si Neptun, Tirana Ring Center, Raiffeisen Bank dhe SIGAL.
Në këtë trajnim, një nga aspektet mbi të cilat do thellohemi më shumë është edhe koncepti i quajtur ‘udhëtimi i klientit’ i cili përbëhet nga pikat apo momentet e kontaktit që klientët tuaj potencialë apo ekzistues kanë me brand-in, produktet dhe shërbimet tuaja.
Ky koncept është një paradigmë mjaft e mirë që ju ndihmon të kuptoni hapat që ata ndërmarrin si dhe pikat e ndikimit që ju mund të keni në eksperiencën e klientëve tuaj që nga momenti i parë i ekspozimit deri te konvertimi i tyre në klientë të mirëfilltë, e më tej.
Por para se të arrijmë te ajo pjesë, trajnim do të ndalet edhe te zhvillimi i një strategjie biznesi, klienti dhe marketingu në vija të trasha që do ta ndihmonte këto që të orientohej më mirë në përpjekjet e veta në marketing.
Për më shumë informacion, ju ftoj të shkarkoni këtë prezantim më të plotë në version PDF në anglisht: Shkarkojeni si PDF
Si të regjistroheni?
Për t’u regjistruar ju lutem dërgoni Email te adresa e Qendrave Linkoln: [email protected]
Për të gjithë ata që mund të kenë interes, Qendra Lincoln (në Bllok) do të zhvillojë një takim prezantues dhe kafe mbi trajnimin e ardhshëm “Marketingu Strategjik në Internet”. Ky trajnim do zhvillohet për herë të dytë (hera e parë) dhe drejtohet nga unë – Elvis Plaku.
Takimi prezantues është i hapur për të gjithë dhe do zhvillohet të martën, 31 tetor 2017, ora 8:30-9:30, Qendra Linkoln në ish-Bllok. Mjafton një konfirmim me email te [email protected]
Besoj mund ta keni marrë si informacion se miku ynë Baki Goxhaj, i cili është edhe pjesë e skuadrës mbështetëse këtu në SfidaBiznesi.com lancoi së fundmi projektin e tij më të ri Fjale.al – një fjalor i përditësuar shqip i cili jam i bindur do t’i sjellë më shumë vlerë çdokujt prej nesh në lëvrimin e gjuhës tonë.
Një këshillë praktike do ishte të abonoheni për të marrë nga një fjalë të re çdo ditë, pasi besoj se është një nga mënyrat më të mira për të pasuruar fjalorin dhe njohuritë tuaja.
Uebinari i parë dhe planet në vazhdim
Këtë muaj lancuam edhe Uebinarin tonë të parë. Duhet të pranojmë se Uebinari ishte një sukses i pjesshëm për shkak të një problemi teknik, por koncepti dhe tema u mirëpritën gjerësisht dhe i jemi mirënjohës të gjithë atyre prej jush që morët pjesë. Ajo që mund t’ju themi për të ardhmen është se sakaq jemi duke punuar për të lançuar edhe disa uebinare të reja.
Një nga zhvillimet e reja brenda faqes është edhe shtimi i seksionit titulluar Softe & Apps, që në fakt është një mini-listë softesh dhe aplikacionesh që ne përdorim rregullisht apo sipas projekteve të ndryshme. Lista do të përditësohet herë pas here dhe besoj se do gjejmë një mënyrë për ta zgjeruar edhe më tej në të ardhmen, ndaj nëse keni sugjerime mos nguroni të na shkruani.
Marketingu me email është forma më e besueshme e komunikimit online. Studimet tregojnë se mbi 75% e klientëve preferojnë këtë lloj kanali komunikimi kundrejt kanaleve të tjera. Ndonëse prej vitesh është thënë që po afron fundi i marketingut me email, mbi 80% e marketierëve e përdorin dhe e preferojnë si kanali me kthimin më të mirë (ROI) kundrejt metodave/kanaleve të tjera si SEO, reklamat që shfaqen, etj.
Mbi të gjitha, një fushatë e mirë marketingu me email mund t’ju sjellë:
-> Rritje të shitjeve
-> Rritje të besnikërisë së klientëve
-> Rritje të klientëve potencialë (leads)
-> Rritje të biznesit nga klientët ekzistues
-> Reduktim të kostove të marketingut (ROI)
Por pasi të dërgoni një fushatë me email, ju duhet të shqyrtoni raportet e fushatës dhe mbase aty shumica prej nesh fillojmë ta neglizhojmë punën duke mos i dhënë rëndësi metrikave që na prezantohen.
Sipas ekspertëve, për çdo fushatë me email duhet të matni të paktën këto tre metrika kryesore:
raporti i mbërritjes së mesazheve (delivery rate);
raporti i hapjes së mesazheve (open rate);
raporti i klikimit të mesazheve (click through rate).
Po çfarë janë këto tre metrika kaq të rëndësishme?
1. Raporti i mbërritjes së mesazheve (delivery rate)
Kjo metrikë është pikënisja juaj për çdo fushatë marketingu me email. Raporti i mesazheve të mbërritura me sukses është tregues i ‘shëndetit’ të listës tuaj të abonentëve. Thënë ndryshe, nëse keni një raport të lartë të mesazheve të hapura, pra shumica e mesazheve tuaja hapen/lexohen pasi i keni dërguar, atëherë ju keni një listë të shëndetshme që i përgjigjet pozitivisht mesazheve tuaja dhe është vërtetë e interesuar në ato që ju po komunikoni. P.sh. nëse dërgoni 100 mesazhe dhe 90 prej tyre ose 90% hapen kjo është vërtetë diçka pozitive ndonëse ky raport reduktohet me rritjen e numrit të abonentëve.
Në të kundërt, nëse raporti i mesazheve të hapura është minimal p.sh. 2% apo 3% atëherë nuk ka rëndësi se sa mijëra abonentë ju mund të keni, fakti është që lista juaj nuk po i përgjigjet mesazheve tuaja dhe komunikimet tuaja nuk rezonojnë me ta. Thënë ndryshe, nëse niveli i mesazheve të mbërritura është shumë i ulët atëherë ka shumë gjasa që mesazhet tuaja konsiderohen ose janë SPAM.
2. Raporti i hapjes/leximit të mesazheve (open rate)
Pasi mesazhi juaj të ketë mbërritur në Inboxin e abonentëve tuaj, sfida e radhës është hapja dhe leximi i mesazhit. Në këtë rast, një nga faktorët kryesorë që ndikojnë në mesazhet që hapen është ‘subjekti’ i mesazhit të dërguar. Fillimisht, abonentët shohin vetëm titullin e mesazhit tuaj dhe më pas vendosnin nëse do ta hapin apo jo atë. Rrjedhimisht, nëse titulli/subjekti i mesazhit tuaj nuk është mjaftueshmërisht tërheqës apo interesant, kjo ndikon direkt te vendimi për ta hapur ose jo mesazhin tuaj = raporti i mesazheve të hapura.
P.sh. nëse fillimisht ju dërguat 100 mesazhe dhe nga këto arritën vetëm 90 mesazhe (90% delivery rate) dhe nga këto 90 mesazhe u hapën vetëm 9, atëherë raporti i hapes së mesazheve = 10% (open rate), pra vetëm 10% e 90 mesazheve. Por mos u bëni merak të fiksoni formulën, por keni përpiquni ta mbani sa më të lartë raportin e hapjes së mesazheve që dërgoni me çdo fushatë sepse kjo tregon që abonentët tuaj po i përgjigjen pozitivisht mesazheve tuaja. Llogaritjen e raportit zakonisht e bën vetë shërbimi i dërgimit të mesazheve si p.sh. MailChimp.
3. Raporti i klikimit të mesazheve (click through rate)
Kjo është edhe metrika më e rëndësishme për një fushatë të suksesshme me email pasi zakonisht tregon se mesazhi juaj jo vetëm që arriti me sukses në Inboxet e abonentëve tuaj (delivery rate) dhe që ishte me interes pasi u hap (open rate) por që gjeneroi interes të mjaftueshëm te abonentët aq sa t’i bindte ata të klikonin linket brenda mesazhit tuaj (click through rate).
Ky raport është edhe një nga treguesit më të mirë të efikasitetit të fushatës tuaj me email pasi tregon se mesazhi juaj rezonon me audiencën dhe klientët tuaj dhe zakonisht konvertohet në shitje apo vendime pozitive për biznesin/organizatën tuaj. Një nga teknikat më të mira për ta rritur klikimin e mesazheve tuaja është duke segmentuar listat tuaja të abonentëve. Thënë ndryshe, nëse ju i ndani abonentët tuaj sipas kategorive apo interesave të tyre, atëherë do mund të arrini edhe një raport më të lart të mesazheve që klikohen dhe konvertohen në vizitorë apo blerës të produkteve/shërbimeve që ofroni.