Uebinar: Si të përdorim Fiverr me sukses

Nga: Greta Pina minuta lexim | 2 komente lexime


Kujt nuk i duhen ca para shtesë cdo muaj?!!

Ndoshta keni një punë apo rrogë fikse.

Ndoshta të ardhurat që gjeneroni nga ‘startup-i’ juaj nuk mjaftojnë për të mbuluar gjithë shpenzimet e tjera.

Por ju keni disa aftësi dhe kohë shtesë që mund t’i vini në funksion të dikujt që mund t'ju paguaj, direkt nga interneti.

Atëherë, ky uebinar është për ju!

Datë: E enjte, 2 dhjetor 2021

Ora: 18:30-19:30

Pjesëmarrja: Falas, me regjistrim

Vendi: Uebinar online

Customers served!
1 të regjistruar deri tani

Përditësuar më: 21 Nën 20240:54

Çfarë është Fiverr?

Nëse nuk e keni hasur ende si faqe, Fiverr është një nga platformat më të mëdha që lidh bizneset me punonjësit e pavarur apo siç mund ta keni dëgjuar “freelancer” – thënë ndryshe sipërmarrësit e pavarur.

Në një situatë botërore ku shumë biznese i kanë transferuar një pjesë të madhe të operacioneve të tyre ‘online’ dhe me rritjen e nevojës për punësim, Fiverr është një alternativë shumë e mirë për të sprovuar veten dhe sigurisht për të fituar më shumë financiarisht.

Tashmë kjo platformë mbështet mijëra sipërmarrës dhe biznese, në të gjithë botën, dhe është e disponueshme edhe për sipërmarrës të pavarur nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe çdo vend tjetër i botës.

Prezantuese

Për të na bërë një prezantim më të plotë se si të përdorim Fiverr me suksessi dhe për t’iu përgjigjur pyetjeve tuaja, kemi të ftuar zj. Greta Pina.

Greta Pina ka një eksperiencë pune prej 5 vitesh në fushën mediatike. Kjo eksperiencë përfshin: folëse në radio, artise voiceover-i, editim dhe montim audio & video, menaxhim i rrjeteve sociale, krijim përmbajtjeje për faqe interneti, përkthim dhe redaktim, etj. Momentalisht punon në shkollën biblike ISTL, si asistente mësuesi dhe në departamentin e multimedias.  

Greta ka fituar aftesitë e saj në fushat ku punon kryesisht në formë autodidakte dhe përmes kurseve/workshop-eve online ose fizike. Dëshira për të mësuar dhe pasioni për botën e multimedias i kanë shërbyer gjithmonë për të zbuluar gamën e gjerë të mundësive që teknologjia ofron për të shprehur idetë vizualisht për cilëndo audiencë. 

Greta është diplomuar në nivelin Master Shkencor në Bioteknologji në Universitetin e Tiranës. Gjithashtu është diplomuar në nivel Bachelor për studime teologjike dhe lidershipi në Shkollën Ndërkombëtare të Teologjisë dhe Udhëheqjes. Momentalisht vazhdon studimet në nivelin mater në Institutin TCMII për studime teologjike. 

    • Ju faleminderit. Uroj te keni marre pjese te sesioni live. Ne do kemi dhe nje regjistrim i cili do t’ju behet i disponueshem pas pak ditesh.

  • {"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

    Etiketa


    Gjithashtu mund të lexoni

    Webinar anglisht: Vlerat thelbësore të udhëheqjes

    Webinar anglisht: Vlerat thelbësore të udhëheqjes

    Trajnim për kurset online: Ja si mund të përfitojë biznesi/organizata juaj

    Trajnim për kurset online: Ja si mund të përfitojë biznesi/organizata juaj

    Uebinar: Si të kapërceni pengesat që ju mbajnë larg qëllimeve tuaja!

    Uebinar: Si të kapërceni pengesat që ju mbajnë larg qëllimeve tuaja!

    Uebinar: WordPress si Content Editor dhe Marketer, 5 nëntor 2020

    Uebinar: WordPress si Content Editor dhe Marketer, 5 nëntor 2020
    Review Your Cart
    0
    Add Coupon Code
    Subtotal
    Total Installment Payments
    Bundle Discount

     
    >