Avantazhet e shkrimeve nderaktive

Pse duhet të krijoni shkrime ndëraktive për faqen tuaj

Nëse synoni t’i sillni dhe mbani vizitorë në faqen tuaj, atëherë ky shkrim shqyrton një nga teknikat se si t’i bëni shkrimet më ndëraktive për vizitorët tuaj.

Formati i zakonshëm i një shkrimi në internet është një tekst bazë i shoqëruar me një apo disa elemente shoqëruese (kryesisht një foto) që ilustrojnë apo mbështet subjektin e shkrimit. Ky është formati dominues aktualisht.

Nuk mendoj se ky format duhet ndryshuar detyrimisht por ideja e ‘shkrimit ndëraktiv’ orientohet nga ndërthurja dhe ndërveprimi i këtyre elementeve në mënyra që ju lejojnë ta bëni shkrimin më interesant apo tërheqës për lexuesit dhe klientët tuaj.

Trupëzimi apo ‘embeding’ – është një teknikë relativisht e thjeshtë që ju lejon të krijoni shkrime ndëraktive për faqen apo blogun tuaj. Kjo teknikë konsiston në vendosjen e fotove, videove, tabelave, hartave apo elementëve të tjerë vizualë e teknik për t’i bërë shkrimet më tërheqës, interesant, stimulues apo thjesht zbavitës.

Shini edhe këto shembuj shkrimesh nderaktive nga The Guardian apo New York Times visual stories & graphics

[ Synimi kryesor i një shkrimi ndëraktiv është rritja e angazhimit të lexuesit brenda faqes tuaj. ]

Shkrimet ndëraktive ju ndihmojnë t’i shtoni vlerë faqes tuaj për ta kthyer atë në burimin kryesor të informimit të vazhdueshëm dhe kontaktit direkt me lexuesit apo klientët tuaj.

Në të kundërt, lexuesit e ndjekësit tuaj qëndrojnë lehtësisht të shpërndarë nëpër platformat e ndryshme sociale. Por kujdes, platformat sociale nuk janë nën kontrollin tuaj dhe për më tepër e mbajnë peng (kontrollojnë) marrëdhënien me ndjekësit tuaj edhe pse ju mund të ndiheni shumë të lumtur në to!

Sebepi i një aktiviteti për të krijuar një shkrim ndëraktiv

Posteri i konferencës Spark.me (2017) pjesë e shkrimit që ilustron si të krijoni një shkrim ndëraktivNë fund të majit 2017 isha në një konferencë mjaft interesante, që njihet si Spark.me nën sloganin “Where Business Meets Digital Inovation” – mund të përkthehet si ‘vendi ku biznesi takohet me novatorizmin dixhital’.

Nisur nga dëshira për ta dokumentuar disi aktivitetin vendosa të bëj foto & video të folësve për t’i postuar shumë prej tyre në Instagram, Facebook dhe Twitter – nëpërmjet aplikacionit të Instagram-it në celularin tim. Janë pikërisht këto postime që do t’i përdorim si shembuj të teknikës së trupëzimit (embed) brenda këtij shkrimi.

 

Si ndryshojnë postimet e trupëzuara nga formatet e tjera

Për ta kuptuar disi më mirë vlerën e kësaj teknike brenda një shkrimi, më poshtë do tre formate se si përmirësohet vlera e vetë shkrimit duke përdorur teknikën e trupëzimit.

Besoj se është lehtësisht e dallueshme se cili nga formatet është më ndëraktiv dhe tërheqës për lexuesit e faqes tuaj:

 Formati i parë  – vetëm linqe fotosh ose dokumentesh

Ky format është baza e funksionimit të vetë internetit – lidhja i një dokumenti/fotoje me hyperlink nga një faqe në një tjetër. Në këtë rast shkrimi nuk do të pasurohej shumë nga vendosja e linqeve të fotove.

 Formati i dytë  – thjesht foto të aktivitetit

Aktualisht, ky është edhe formati dominues për shumicën e medias së shkruar në internet dhe është një bazë e shëndetshme dhe e qëndrueshme. Por synimi është ta ngremë nivelin e angazhimit që mund t’u ofrojmë lexuesve tanë duke i përfshirë ata duke shfrytëzuar edhe platformat sociale ku ata mund të preferojnë të qëndrojnë shumicën e kohës.

 Formati i tretë  – postime të trupëzuara brenda shkrimit

Ky është formati apo teknika që po ju prezantojmë. Ky format ju lejon të shfrytëzoni platformat sociale për t’i rritur vlerën shkrimit dhe faqes tuaj pa i larguara lexuesit drejt mediave sociale.

Njëherazi, ju lejon të ofroni një eksperiencë gjithëpërfshirëse brenda faqes tuaj.

Kjo teknikë kërkon ca më shumë punë për t’u përgatitur por në të njëjtën kohë ju lejon të ofroni shkrime me më shumë thyerje kundrejt formateve shabllone.

Postimi në Instagram

Prezantimi i parë ishte nga Dr. Max mbi: Shaping Your Future Inovacion+Strategy+Now is Psychology #sparkme

A post shared by Elvis Plaku (@elvisplaku) on

Postimi në Facebook

Postimi në Twitter

Mediat sociale ofrojnë shumë ndëraktivitet dhe funksione, por zakonisht ato e kufizojnë ndërveprimin në disa veprime bazë si ‘pëlqimi, shpërndarja, komentet, etj.’ që sigurisht funksionojnë mjaft mirë për të mbajtur të lartë angazhimin e lexuesve aty.

Por ju mund t’i shfrytëzoni të njëjtat teknika edhe për shkrimet në faqen tuaj si dhe t’u ofroni lexuesve tuaj një shumëllojshmëri prezantimesh dhe formatesh angazhuese. Në fund të ditës, kur ju kuroni e kujdeseni për prezantimin e shkrimeve tuaja, që ato të jenë ndëraktive, ju i shtoni vlerë faqes dhe marrëdhënies me lexuesit e klientët tuaj. Kjo vlerë është akumulative, pra shtohet me kalimin e kohës. Mbi të gjitha është një eksperiencë që e menaxhoni të gjithën ju!

Çfarë mënyrash apo teknikash të tjera sugjeroni për ta bërë një shkrim më ndëraktiv?

Read More
OSCAL 2017 Banner

Dy konferenca dhe webinari i parë!

Përshëndetje miq,

Që nga lancimi i anketës tonë për aplikacionet dhe softet që përdorni, disa prej jush kontribuuan me sugjerimet e tyre dhe ju jemi vërtetë mirënjohës. Po, po, e kemi fjalën për Matielin si financier, Redonin konsulent teknologjish, Besnikun si Graphic/Motion Designer.

Por nuk do donim të ndalonim me kaq, ndaj ju ftojmë edhe një herë për të dhënë kontributin tuaj duke na treguar për aplikacionet/softet që përdorni rregullisht si profesionistë dhe sipërmarrës.

Shkoni këtu => Anketë: Çfarë aplikacioni/programi përdorni për të qenë prodhimtarë?

Dy konferenca

Fundjavën e ardhshme, në Tiranë, do të zhvillohet edicioni i 4të i OSCAL (Open Source Conference Albania). Kjo është konferenca vjetore që zhvillohet në Shqipëri me synim promovimin e teknologjive me kodburim të lirë dhe të hapur.

Personalisht do jem duke drejtuar një prej punëtorive (workshops) mbi automatizimin e marketingut nëpërmjet softit me të cilin edhe ju vjen edhe ky buletin i përjavshëm – Mautic.

Për më shumë informacion dhe për t’u regjistruar, vizitoni faqen zyratare => https://oscal.openlabs.cc

Konferenca tjetër Spark.me zhvillohet në fakt në Budva në datat 29,30 maj dhe etiketohet si vendi ku “biznesi takon inovacionin dixhital”. Ju ftojmë ta konsideroni pjesëmarrjen sipas dëshirës dhe prirjeve tuaja.

Për më shumë informacion vizitoni => https://spark.me/2017/

 

Webinari ynë i parë

Kemi ca kohë që përgatitemi të lançojmë një rubrikë tërësisht të re këtu në SfidaBiznesi.com

Konkretisht bëhet fjalë për rubrikën e Webinareve, apo seminaret online.

Rubrika synon të rimishërojë frymën dhe vizionin e SfidaBiznesi.com (këshilla praktike për profesionistë dhe sipërmarrës si ju) me një format disi më ndërveprues e mbase më zbavitës.

Është diçka tërësisht e re që po ofrojmë dhe shpresa që do arrijmë t’i japim formën dhe formatin e duhur për të jetë sa më me vlerë për ju.

Do t’ju dërgojmë një mesazh të dytë për t’ju njoftuar për datën dhe detaje të tjera.

Ju urojmë një fundjavë të mbarë!

Read More
Elvis Plaku Podcasti i karrieres

Mirësevini në Podcastin e 25të të Karrierës!

Përshëndetje miq,

Këtë javë kemi kënaqësinë t’ju sjellim një material në format audio që shpresojmë është edhe formati i duhur për këtë fundjavë të gjatë (duke qenë se e hëna, 1 Maji, është pushim në Shqipëri).

Para pak kohësh, pata nderin të jem personazhi i radhës për podcastin e karrierës që përgatitet me aq përkushtim dhe vëmendje nga një ekip, si pjesë e një nisme të përbashkët të Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim dhe Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim në mbështetje të Ministrisë së Mirëqënies Sociale dhe Rinisë dhe objektivave të saj në lidhje me punësimin dhe arsimin e formimin profesional.

Kjo seri intervistash audio (podcast) është krijuar në funksion të promovimit të personazheve dhe modeleve organike shqiptare në fushën e vetëpunësimit dhe sipërmarrjes. Personalisht e gjykoj si diçka ndryshe nga formatet dhe programacionet shabllon të medieve tradicionale.

Për më tepër, materiali vjen me një format lehtësisht të konsumueshëm (audio) pasi mund të dëgjohet lehtësisht duke i dhënë makinës apo duke ecur rrugës, etj.

Read More
Aplikacionet qe perdorni

Anketë: Çfarë aplikacioni/programi përdorni për të qenë prodhimtarë?

Përshëndetje miq,

Dihet që secili prej nesh përdor të paktën një aplikacion apo program që i shton vërtetë vlerë punës së përditshme. Por duam t’ju nxisim të na tregoni që të përfitojmë të gjithë nëpërmjet shkëmbimit të eksperiencave dhe njohurive të secilit.

Për ta bërë sa më konkrete këtë anketë e kemi strukturuar kështu. Ju kërkojmë të ndani me ne:

1. Profesionin tuaj
2. Emrin e aplikacionit/programit përkatëse
3. Arsyeja që e përdorni atë për punën/profesionin tuaj

Ju ftojmë të kontribuoni me sugjerimet tuaja mbi aplikacionet/programet që përdorni çdo ditë si profesionist apo sipërmarrës.

Ja dhe disa shembuj nga profesionistë si ju...

Dëshironi të kontribuoni, atëherë ju lutem përdorni formën këtu poshtë:

Aplikacioni apo programi kryesor që përdorni
Aplikacioni apo programi i dytë (nese keni)
Aplikacioni apo programi i tretë (nese keni)
Read More
Udhëtimi i klientit: Si të krijoni klientë besnikë për biznesin tuaj

Udhëtimi i klientit: Si të krijoni klientë besnikë për biznesin tuaj

Si pjesë e trajnimit për marketingun strategjik në internet prekëm disi atë që ekspertët prej vitesh e kanë quajtur ‘udhëtimi i klientit’. Në fakt koncepti i ‘udhëtimit të klientit’ është një fushë e tërë dhe një paradigmë e cila ka fuqinë për ta transformuar mendësinë dhe operimin e çdo lloj biznesi/organizate në funksion të krijimit të një eksperience vërtetë cilësore e me vlerë për të dyja palët: klientët dhe biznesin.

Po citoj një shkrim të revistës së mirënjohur Harvard Business Review që ju ftoj ta konsumoni të plotë kur t’ju jepet mundësia:

“Shpërthimi i teknologjive dixhitale në këtë dekadën e fundit ka krijuar konsumatorë “të fuqizuar” me ekspertizë të atillë që falë përdorimit të mjeteve dhe informacionit në dispozicion janë në fakt vendimmarrësit pasi arrijnë të gjejnë atë që duan, kur e duan dhe që t’ia dorëzojnë në derë me çmimin më të ulët.

Për t’iu përgjigjur këtij trendi, shitësit me pakicë dhe ofruesit e shërbimeve janë turrur për të zhvilluar më tej aftësitë e tyre për analitiken (analytics) dhe morinë e të dhënave (big data) me qëllim për të kuptuar edhe më mirë klientin e tyre dhe kështu për të marrë sado pak kontroll mbi këtë situatë.

Në shumicën e kohës kompanitë kanë qenë në pozicionin reagues ndaj klientëve duke u përpjekur që t’i paraprinë prirjeve të reja dhe për ‘ua pozicionuar në udhën e klientëve të tyre ndërsa ata përshkojnë rrugën e vendimmarrjes nga konsiderimi te blerja.

Por tani, falë shfrytëzimit të teknologjive, proceseve dhe strukturave të reja organizative, kompanitë po e rikthejnë balancën e pushtetit duke krijuar kështu një vlerë të re për brandet dhe blerësit.

Janë pikërisht marketierët ata që po i menaxhojnë ‘udhëtimet e klientëve’ ashtu siç ata bëjnë edhe për produktet.

Rrjedhimisht, ‘udhëtimet e klientit’ po kthehen në thelbin e eksperiencës së çdo klienti me një brand të caktuar – madje aq e rëndësishme sa edhe vetë produktet vetë duke u kthyer kështu në një avantazh konkurrues.

Ndryshe nga strategjitë shtrënguese/detyruese që kompanitë përdornin para një dekade për t’i mbajtur klientët të mbyllur (p.sh. kompanitë mobile me kontratat e shërbimit), udhëtimet e reja të klientëve dalin me sukses sepse ato arrijnë të krijojnë vlerë për klientët tuaj: Pra, klientët qëndrojnë me ju pasi ata përfitojnë nga vetë udhëtimi (eksperienca).” Burimi: Competing on Customer Journeys



Pyetje: Si po e transformoni ju ‘udhëtimin e klientit’ në kompaninë/organizatën tuaj?

Read More
Tre kategorite e marketingut dixhital

Pse duhet t’i ndani tre kategoritë e marketingut dixhital?

Si pjesë e trajnimit katër orësh mbi Marketingun Strategjik në Internet ishte edhe diskutimi mbi tre kategoritë orientuese për marketingun dixhital.

Përkufizimi i këtyre tre kategorive ju ndihmon të kuptoni se si mund t’i gruponi e menaxhoni më mirë kanalet e ndryshme dixhitale. Më tej, ato ju orientojnë për t’i dhënë prioritet mediave që përputhen më mirë me nevojat dhe burimet e biznesit/organizatës tuaj online.

Kategorizimet nuk janë të domosdoshme por kur kuptoni dallimet mund të qartësoheni edhe mbi mënyrën se si duhet të orientohet strategjia e marketingut tuaj në internet.

 

Cilat janë ato?

Kanalet e marketingut dixhital mund kategorizohen si medie të ndara në:

  • Mediat me pagesë (Paid)
  • Mediat e fituar (Earned)
  • Mediat në pronësi (Owned)

Secila prej këtyre medieve ka rëndësinë dhe peshën e vetë, por një ndër synimet e marketingut tuaj strategjik duhet të jetë përqendrimi e njëherazi rritja e vlerës së mediave ‘në pronësi’ kundrejt dy medieve të tjera. Aryeja kryesore është fakti që ju nuk keni kontroll të plotë mbi dy të tjerat!

Media me pagesë

Mediet me pagesë, siç mund të kuptohet edhe nga emri, janë ato kanale apo medie të cilat ju i përdorni kundrejt pagesës. Kryesisht bëhet fjalë për reklamat e ndryshme që ju mund të bëni në internet apo nëpërmjet platformave si Facebook Ads, Google Ads, LinkedIn, etj., por sigurisht që këtu përfshihen edhe reklamat në faqet e medieve të ndryshme si gazeta, revista, portale, etj. Pra ju paguani që të reklamoni brand-in apo promovoni fushatën e biznesit/organizatës tuaj duke shfrytëzuar medien dhe audiencën e dikujt tjetër.

Media e fituar

Kjo medie, në një mënyrë apo një tjetër, i shton vlerë biznesit/organizatës tuaj duke rritur dijeninë, prestigjin e brandit apo produkteve/shërbimeve tuaja. Media e fituar ju referon (sjellë) klientë dhe vizitorë në median tuaj në pronësi. Por, gjithashtu ju lejon të ndërtoni një bazë ndjekësish, zakonisht brenda platformës së dikujt tjetër. Si shembuj kryesorë mund të përmendim Facebook-un, Instagram-in, etj. Këtu futen edhe shkrimet apo përshtypjet që shkruhen duke iu referuar biznesit/organizatës tuaj.

Pse Facebook-u apo Instagrami nuk janë tuajat? Ju mund të thoni se organizata/biznesi im ka fansat e vetë në Facebook, pra ju mund t’i konsideroni ata si ‘pronë’ e juaja! Po në fakt kush është ‘pronari’ i vërtetë i Facebook-ut, ju? Pra të gjithë jemi ‘qiraxhi’ në këto lloj platformash sociale ose jo dhe ‘qiraja’ jonë mund të mbarojë në çdo moment!

Media në pronësi

Kjo medie është ajo që ju realisht e zotëroni! Pra nuk është tërësisht në vartësi të një shërbimi apo platforme tjetër si Facebook-u. Faqja juaj zyrtare është medie në pronësinë tuaj. Po ashtu janë lexuesit, lista e abonentëve tuaj me email, aplikacioni juaj mobil, etj. Këto lloj mediesh kanë koston e vetë dhe kërkojnë resurse për t’u mirëmbajtur, por në fund të ditës ato janë nën zotërimin tuaj. Ndaj, synimi juaj strategjik dhe afatgjatë duhet të jetë forcimi dhe shfrytëzimi sa më i mirë i këtyre medieve.

A jeni dakord me këto kategorizime? Çfarë mendoni se mungon apo duhej përkufizuar ndryshe?

Read More
Strategic Online Marketing

Trajnim për Marketingun Strategjik Online

Të dashur lexues te SfidaBiznesi.com

Kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë se me datë 1 Mars, ora 4:00-8:00PM do jemi duke ofruar një trajnim të ri për Marketingun Strategjik në Internet (Strategic Online Marketing). Trajnim do të ofrohet si pjesë e trajnimeve profesionale të Qendrave Lincoln në Shqipëri.

Në çfarë konsiston ky trajnim?

Ky trajnim do t’ju ndihmojë të kuptoni se si prezantohen klientët tuaj me produktin/shërbimin tuaj online? Si mund të pozicionohet organizata juaj për të qenë më pranë klientëve tuaj në internet? Si ta zbuloni dhe përdorni udhëtimin e çdo vizitori online nga njohja te konvertimi në klient duke përdorur kanalet dhe mjetet që ofrohen sot? Ky trajnim ofron një balancë të mirë ndërmjet teorisë dhe praktikës pasi së bashku do shohim fushata dhe raste konkrete mbi të cilat mund të ndërtojmë një strategji dhe procese të mirëfillta për nevojat e organizatës dhe sipërmarrjes tuaj.

Çfarë do mësoni nga ky trajnim?

  • Si të ndërtoni strategjinë tuaj online
  • Si të konceptoni më qartë ‘udhëtimin e klientëve tuaj’ online
  • Si të ndërtoni ‘medien’ tuaj online dhe të funksiononi me një plan redaksional
  • Si të përdorni metrikat e ndryshme analitike për të rritur efikasitetin e fushatave tuaja

Për kë është ky trajnim?

Trajnimi ofrohet kryesisht për menaxherët e marketingut ose marrëdhënieve me publikun, por është i vlefshëm për këdo që dëshiron të riorientojë përpjekjet e biznesit apo organizatës ku operon për të shfrytëzuar edhe më mirë mundësitë që ofron sot bota virtuale.

Data & Vendndodhja e trajnimit

  • 1 Mars 2017, ora 4:00-8:00pm
  • Qendra Lincoln në ish-Bllok

Gjuha e trajnimit

  • Trajnim do të mbahet në shqip, por njohja e anglishtes do t’ju ndihmojë gjatë prezantimit të disa koncepteve të reja.

Çmimi i trajnimit

  • 50 euro 

Trajnuesi

Z. Elvis Plaku është një konsulent për marketingun dixhital dhe komunikimin me eksperience nga bota e korporatave dhe ajo e biznesit privat. Ai ka shërbyer si trajnues dhe marketier për biznese dhe organizata të ndryshme. Si pjesë e punës së tij z. Plaku ka ndihmuar për të transformuar eksperiencën e klientëve dhe rritjen e raportit të klientëve të konvertuar për bizneset.

Read More
Shenjestrimi & Rishenjestrimi

Sfidat e marketingut dixhital (Pjesa 1)!

Imagjinoni për një moment. Dikush vjen të vizitojë faqen e biznesit/organizatës tuaj për herë të parë, ose mbase edhe për herë të dytë. Ai/ajo qëndrojnë ca kohë për t’u larguar pastaj pa lënë gjurmë ose mbase edhe me idenë se do rikthehet në një të ardhme të pacaktuar!

Pra, ai ‘dikushi’ është thjesht njëri prej atyre që i quajmë ‘vizitorë anonimë.’

Njerez te panjohurAi apo ajo mbeten ‘anonim’ sepse ju zakonisht nuk keni asnjë të dhënë apo mundësi rikontaktimi me ta.

Për ju, ‘anonimët’ mbeten një statistikë e Google Analytics që ju tregon se këtë muaj kishit p.sh. 2,000 vizitorë nga të cilët X përqind ishin të rinj (New Vistor) dhe X përqind u rikthyen (Returning Visitor), por që praktikisht mbeten të gjithë anonimë sepse ju nuk keni një strategji si t’i filtroni, identifikoni dhe t’i riktheni nëse ata janë klientët/vizitorët tuaj potencialë.

Vizitoret e faqes tuaj sipas Google Analytics
Në këtë tabelë 32.2% janë të rinj dhe 67.8% janë të rikthyer brenda 30 ditëve të fundit!

Sfida e parë: 50% deri në 85% e vizitorëve nuk rikthehen!

Studimet vërtetojnë se 50% deri në 85% e vizitorëve të faqes tuaj zakonisht ju vizitojnë vetëm një herë për mos t’u rikthyer më! Kjo shpesh është normale por nuk duhet të mbetet kështu gjithmonë!

Për të sjellë rregullisht vizitorë në faqen tuaj mund t’ju duhet të bëni vazhdimisht fushata me reklama (promocion) dhe nëse nuk adoptoni një sistem apo strategji për t’i rikthyer me kosto më të ulët, atëherë gjasat janë që edhe në të ardhmen do t’ju duhet të harxhoni sërish të njëjtën shumë parash për t’i reklamuar të njëjtit grup ose një grupi të ri vizitorësh/klientësh potencialë që si përqindje do ju vizitojnë vetëm një herë.

 

Sfida e dytë: Duhen 7 deri në 20 ekspozime për t’i bindur të blejnë!

Sfida tjetër që keni është fakti se sipas mjaft studimeve një klienti potencial i duhen 7 deri në 20 ekspozime ndaj një produkti apo shërbimi të caktuar për të arritur momentin kur ai/ajo mund të marrin një vendim për të blerë ose jo. Sigurisht, numri i ekspozimeve të nevojshme ulet kur ata fillojnë të familjarizohen dhe besojnë në ‘brandin’ tuaj, por është detyra juaj t’i bindni të blejnë ose të paktën të rikthehen disa herë për të krijuar më shumë besim në brandin tuaj.

 

Një ilustrim i thjeshtë!

Dyqan kepucesh - Myslym Shyri
Burimi: https://www.flickr.com/photos/drini/6994436867

Nëse ju keni një dyqan këpucësh me vitrinë në anë të rrugës ju mund të keni mjaft klientë potencialë që kalojnë çdo ditë pranë vitrinës tuaj por sigurisht shumica janë thjesht kalimtarë pra ajo masa prej 50% deri në 85%. Ndërkohë, ajo përqindja e personave të interesuar nuk bindet të blejnë gjë pasi zakonisht iu duhen të paktën 7 deri në 20 ekspozime.

Ndërkohë, vetëm një përqindje shumë e vogël tregon vërtetë interesim pasi futet brenda në dyqan dhe madje fillon të shohë për ndonjë palë këpucë, por nuk i blen menjëherë por e lë për një herë tjetër. Ama, tani, ju e dini se ai/ajo është një klient potencial pasi treguan interesim dhe madje tani e tutje ju keni mundësi ta identifikoni nëse futet sërish në dyqanin tuaj.

(TIP – numri i ekspozimeve është në raport të drejtë me vlerën e produktit/shërbimit, pra sa më i lartë çmimi i produktit/shërbimit aq më i madh duhet të jetë edhe numri i ekspozimeve)

Në botën virtuale, është një eksperiencë e ngjashme, pasi sigurisht shumica e vizitorëve janë kalimtarë, nga këta vetëm një pjesë e vogël janë vërtetë vizitorë potencialë dhe nga ky grup dalin pikërisht ata që janë ekspozuar apo bindur mjaftueshëm të blejnë shërbimin/produktin tuaj.

 

Sfida e tretë: Identifikimi dhe ndjekja e vizitorëve/klientëve të interesuar

Bazuar edhe në ilustrimin e mësipërm, në rastin e vizitorëve të faqes tuaj, bëhet fjalë për atë përqindje të vizitorëve që:

  • qëndrojnë pak më gjatë;
  • që tregojnë interes duke vizituar disa faqe apo
  • që ju kontaktojnë direkt si rrjedhojë e interesimit për shërbimin/produktin që ju ofroni.

Por nëse ju nuk keni një ‘vitrinë’ në anë të rrugës, pra nuk keni shumë vizitorë potencialë, atëherë ju duhet të dilni për t’i gjetur dhe sjellë vetë në vitrinën/faqen tuaj. Më pas sfida mbetet të:

  • identifikoni,
  • ekspozoni mjaftueshëm dhe
  • bindni atë përqindjen e vogël të klientëve/vizitorëve potencialë.

Ky është edhe një nga funksionet thelbësore të marketingut dixhital. Dhe në rastin konkret këtu do flasim për teknikat e ‘shënjestrimit’ dhe ‘ri-shënjestrimit’ (ndryshe njihen me targeting & re-targeting).

Pjesa e dytë do publikohet së shpejti.  Ju faleminderit të na ndiqni…

Read More
Si ta përmirësoni sigurinë e faqes tuaj

6 këshilla si ta përmirësoni sigurinë e faqes tuaj

Fillimisht, këtë shkrim e botuam te webhostblog.al Ndërkaq, e kemi përditësuar me informacione dhe shërbime të reja.

Siguria e faqes tuaj!

Sa herë keni dëgjuar për faqe që ‘hakohen’ duke u shpërfytyruar apo që sulmohen fshehtazi vetëm për t’u përdorur më pas për dërgimin e mesazheve SPAM apo thjesht për të vjedhur informacionin që përmbajnë?

Këto janë vetëm pak nga mënyrat e shumta se si faqet e ndryshme sulmohen çdo ditë online dhe që minimalisht duhet t'ju bëjnë të mendoni më seriozisht për sigurinë e faqes tuaj!

Më poshtë do gjeni disa këshilla praktike, shumicën e të cilave mund t'i bëni lehtësisht, pavarësisht aftësive tuaja teknike.

1. Përditësoni rregullisht softuerin e faqes tuaj

Sot, shumica e faqeve janë ndërtuar dhe menaxhohen nga softe të gatshme (kryesisht me kod-burim të hapur - open source) pasi ofrojnë mjaft lehtësi në menaxhimin dhe përditësimin e tyre.

Njëherazi, përdorimi i gjerë i softeve të tilla bën që zbulimi i një ‘pike të dobët’ në një prej faqeve të rrisë riskun e sulmeve dhe për gjithë faqet e tjera që përdorin të njëjtin soft. Pra, nëse hakohet një faqe diku, i njëjti lloj hakimi mund të ekspozojë sigurinë e faqes tuaj pasi përdor të njëjtin soft. Kjo është një nga arsyet kryesore pse kemi faqe të reja që hakohen çdo ditë. Hakerat përpiqen të zbulojnë dhe përdorin ‘pikat e dobëta’ të një faqe te të gjitha faqet e ngjashme. Por në rastin e platformave me përdorim të gjerë ky problem ka një zgjidhje edhe më të mirë!

sigurinë e faqes,siguria e faqes,këshilla praktike
Burimi: Trendi i teknologjive online sipas https://trends.builtwith.com/

Zbulimi i ‘pikave të dobëta’ në një faqe bëhet zgjidhje për ato mijëra dhe miliona faqe të tjera që përdorin të njëjtin soft. Pra, faqja juaj qëndron e mbrojtur rregullisht falë përditësimit që ju i bëni softit tuaj dhe mbrojtjes nga sulme që nuk do kishit qenë në gjendje t’i zbuloni vetëm. Interesi i përbashkët për sigurinë dhe mbarëvajtjen e faqeve ndikon drejtë-për-drejtë në kontributin e shumëfishtë për sigurinë e gjithsecilit.

sigurinë e faqes,siguria e faqes,këshilla praktike
Burimi: CMS më të përdorura globalisht - https://trends.builtwith.com/cms ku WordPress përbën mbi 32% të gjithë faqeve.

Ndaj, nëse faqja juaj është e ndërtuar mbi një platformë si WordPress, Drupal, Joomla, etj., atëherë kini parasysh që të gjitha këto lloj softesh mund të përditësohen lehtësisht nga paneli i administrimit të hostit tuaj apo nga brenda panelit të administrimit vetë të faqes.

Nëse nuk dini si ta bëni vetë, atëherë na pyesni ose lexoni udhëzues të ndryshëm online që të mësoni se si!

2. Përdorni fjalëkalime të sigurta

Mbase nuk jeni ju që e keni krijuar fjalëkalimin e hostit/faqes tuaj, por në shumicën e rasteve ju duhet të keni akses të mjaftueshëm për t'i ndryshuar që t'i bëni sa më të sigurtë (ndiqni uebinarin për sigurinë online).

Nëse aktualisht përdorni fjalëkalime të thjeshta, atëherë ndryshojini ato që mos të gjenden kollaj, duke i dhënë kështu akses atyre që përpiqen të futen në faqen tuaj me forcë (brute force) apo duke u përpjekur ta gjejnë manualisht.

Nëse nuk keni mundësi ta bëni vetë atëherë sigurohuni që t’ia kërkoni personit apo personave që ju ndihmojnë me mirëmbajtjen e faqes ose personelit të suportit pranë shërbimit të hostimit.

Gjithashtu, duhet ta bëni zakon ndryshimin e rregullt të fjalëkalimit për faqen dhe shërbimet e tjera që përdorni në internet pasi është e vetmja mënyrë se si mund ta ruani veten nëse fjalëkalimi juaj bëhet i ditur qoftë edhe nga hakimi i faqeve ku ju e përdorni sakaq.

Ka edhe një mënyrë më të mirë për të menaxhuar mbrojtjen e fjalëkalimit tuaj dhe kjo është nëpërmjet përdorimit të shërbimeve që bëjnë pikërisht menaxhimin e tyre si p.sh. LastPass, 1Password, etj. Për më shumë ndiqni uebinarin për sigurinë online.

3. Bëni backup-e të rregullta

Nëse faqja juaj ‘hakohet’ apo ‘korruptohet’ atëherë një nga mënyrat më të sigurta për ta rikthyer më shpejt në funksionim është duke përdorur një kopje (backup) që ju e keni shkarkuar apo ruajtur diku tjetër.

Ruajtja e kopjeve (backup) duhet të bëhet periodikisht (ditor ose javor) në vartësi të madhësisë dhe shpeshtësisë që ju përditësoni faqen tuaj.

P.sh. nëse ju e përditësoni faqen tuaj çdo ditë, atëherë mund të vendosni ta ruani një kopje çdo ditë ose minimalisht çdo javë. Nëse ju e përditësoni faqen tuaj disa herë në muaj, atëherë duhet të planifikoni që ta ruani një kopje të saj çdo muaj, por jo më rrallë, pasi nuk ka shumë vlerë për mbrojtjen tuaj.

Një nga mënyrat më të thjeshta që mund ta bëni backup është nëpërmjet panelit të hostit tuaj (cPanel, Plesk, etj), ku ju mund të shkarkoni një kopje të të gjithë faqes ose vetëm të databazës. Ka mjaft mënyra (online & offline) të tjera për të bërë backup-e por ato do të trajtohen me më shumë detaje në një shkrim tjetër.

4. Përdorni një shërbim hostimi të sigurt

Nuk janë të pakta rastet kur faqet hakohen për shkak të sigurisë së ulet apo konfigurimit të gabuar të hostit. Shpesh herë, ky është një aspekt i sigurisë që nuk është në dorën tuaj, por minimalisht ju duhet të pyesni për t’u informuar.

Në mjaft raste faqet e internetit vendosen në ‘hoste të përbashkëta’ (shared hosting) që është më i lirë por që, nëse nuk është i konfiguruar siç duhet, siguria e faqes tuaj do ekspozohet ndaj rrezikut të infiltrimit (hakimit) nëpërmjët faqeve të hostuara brenda të njëjtit host me ju. Teknologjitë e operimit (OS) të ‘hosteve të përbashkëta’ ku rreziqet e hakimit nga faqet e pasigurta, janë përmirësuar ndjeshëm. Sisteme si Cloudlinux të cilat lejojnë, jo vetëm një menaxhim më të mirë të burimeve të hostit, por ofrojnë edhe një siguri maksimale për secilën prej faqeve që hostohen në të njëjtin server.

Gjithashtu, një sistem tjetër është edhe ‘active scanning’ që ofrohet nga disa hoste i cili skanon vazhdimisht faqet e hostuara për të identifikuar ‘hakimet’ apo burimet e mundshme sulmeshdd në këto faqe.

5. Përdorni certifikatën SSL në faqen tuaj

Certifikata SSL http to https

Kjo çështje është bërë edhe më e ndjeshme tashmë që Google Chrome i raporton automatikisht të gjitha faqet që e nuk kanë certifikatën SSL të instaluar. Në këtë rast, ju duhet të instaloni një certifikatë falas si LetsEncrypt apo certifikata të tjera që ofrohen nga hosti juaj ose që mund t’i blini zakonisht aty ku keni blerë edhe domain-in e faqes tuaj. Nëse keni nevojë për ndihmë mos nguroni të na kontaktoni.

6. Konfiguroni CloudFlare.com për faqen tuaj

Cloudflare Logo

Nëse nuk e dini ende çfarë është kjo faqe atëherë bëni mirë ta shqyrtorni edhe më tej pasi është një menu e tërë shërbimesh dhe aplikacionesh që mund të vendosen lehtësisht në funksion të sigurisë dhe performancës së faqes tuaj. Fillimisht shumica e shërbimeve ishin falas, kjo ishte edhe arsyeja kryesore e rritjes së popullaritetit, gjithsesi ky shërbim mbetet një mënyrë shumë e mirë për ta mbrojtur edhe më tej faqen tuaj pavarësisht se me çfarë softueri është ndërtuar. Nëse keni nevojë ta konfiguroni mos nguroni të na kontaktoni.

Disa shërbime skanimi për të verifikuar vetë faqen tuaj

Skanoni sigurine e faqes tuaj

Situata me ‘hakimin’ e faqeve ka bërë që të krijohen mjaft faqe/shërbime të tjera të cilat ofrojnë mundësinë e skanimit të faqes tuaj për një mori problemesh. Mjaft prej tyre janë falas por cilësia e shërbimit përmirësohet nëse vendosni të paguani. Është rritur ndjeshëm edhe numri i hosteve që e ofrojnë këtë shërbim brenda paketës së tyre të hostimit. Këto janë disa shërbime të tjera që mund t’i konsideroni:

Sucuri Sitecheck (https://sitecheck.sucuri.net/) – është një shërbim mjaft i njohur që ofron skanimin e çdo lloj faqeje dhe më pas nxjerr një listë raport me problemet e mundshme që gjen. Faqja ofron edhe linke apo sugjerime për zgjidhjen e problemit të faqes tuaj.

GravityScan Siguria e faqes online
WPscans (logo)

WPscans (https://wpscans.com/) - është një shërbim fantastik sidomos për ata prej jush që e keni faqen të ndërtuar me WordPress. Ky shërbim do t’i bëjë një skanim thuajse total faqes dhe sigurisë së faqes tuaj. Madje ky shërbim përdoret edhe nga vetë hakerat për të kuptuar dobësitë e faqes tuaj!

Google Webmaster Tools (https://www.google.com/webmasters/tools/) – nëse e keni regjistruar faqen tuaj këtu, atëherë aty ofrohet një skanim automatik dhe falas i faqes tuaj që ju njofton nëse Google Search gjen diçka. Ky shërbim nuk ofron një skanim të plotë por shërben kryesisht për t’u siguruar që faqja juaj është në status aktiv me shërbimin e Google Search, etj.

Scan My Sever (https://scanmyserver.com) Ky është një nga shërbimet që ofron një pamje mjaft të plotë duke testuar një mori aspektesh që lidhen me mbrojtjen e faqes tuaj si:

  • SQL Injection;
  • Cross Site Scripting;
  • PHP Code Injection;
  • Source Disclosure;
  • HTTP Header Injection;
  • Blind SQL Injection, etj.

Duhet të hapni një llogari tuajën ‘falas’ që të mund ta përdorni si shërbim.

Qualys SSL Labs (https://www.ssllabs.com/ssltest/) - Është një nga shërbimet që përdoret gjerësisht për të testuar dhe verifikuar funksionalitetin apo problemet e certifikatës SSL që përdoret në faqen tuaj. Nëse e keni instaluar sakaq certifikatën tuaj SSL atëherë bëni mirë t’i bëni ‘një xhiro’ edhe faqes tuaj te shërbimi i kësaj faqes.

Në përfundim

Nuk mund të pretendojmë se kjo është një listë e plotë dhe sigurisht që ka mjaft mënyra të tjera si ju mund ta përmirësoni mbrojtjen e faqes tuaj, ndaj ju ftojmë të ndani me ne këshillat, sugjerimet, komentet ose pyetjet tuaja në fund të këtij shkrimi.

Read More
Simon Sinek video

Frymëzohuni për një fillim të ri

Ndërsa viti i ri ka filluar dhe ri-shihni planet apo punët për t’u bërë gjatë vitit mbase e gjeni veten disi dobët nga frymëzimi apo dëshira për të punuar!

Ose mbase jeni tërësisht i/e frymëzuar dhe gati për të filluar punën, fundja keni pushuar, festuar dhe tani jeni me energji të reja!

Cila do qoftë gjendja juaj aktuale, jam i bindjes se rigjetja e ‘fokusit’ do t’ju ndihmojë për ta ngritur nivelin tuaj edhe më lartë.

Sipas autorit të shumëshitur “Simon Sinek” gjithçka duhet të fillojë me pyetjen “pse”!

Rikujtimi i arsyes pse ekzistoni, pse ngriheni çdo ditë nga krevati, pse bëni punën që bëni, pse drejtoni organizatën/biznesin që keni, apo vetë ekzistenca juaj duhet të kulmojë te “pse”-ja.

Ndërsa nisni një vit të ri ju nxis të shihni apo rishihni këtë video frymëzuese titulluar: How great leaders inspire action. Por personalisht besoj se parimet vlejnë për shumë aspekte të jetës tonë personale dhe profesionale!

Nëse nuk jeni mirë me anglishten, shihni me kujdes opsionin për të aktivizuar titrat në gjuhën shqipe.

Read More
Shkrimet me te lexuara 2016 e vogel

Zbuloni shkrimet më të lexuara të 2016-ës

Fundi i vitit, përveç se si një kohë festimi, duhet rezervuar edhe për të reflektuar mbi arritjet dhe ecurinë e vitit që po kalon.

Ndaj, në kuadër të punës që bëhet me këtë faqe, ku ndër synimet kryesore është afrimi i një rrjeti lexuesish profesionistë, një nga analizat që bëjmë është vetë lexueshmëria e shkrimeve gjatë vitit 2016.

Përmbledhja e mëposhtme është statistikore por nëpërmjet listimit të shkrimeve më të lexuara mund të nxirret edhe një pasqyrë e preferencave apo nevojave tuaja si lexues.

Lista e mëposhtme është përgatitur sipas statistikave të gjeneruara nga Google Analytics, ku kriteri minimal ishte që shkrimet të jenë lexuar të paktën 500 herë, ndërsa shkrimi i parë është lexuar mbi 13,000 herë.

Lexim të këndshëm:

  1. Pesë këshilla si të filloni një biznes të suksesshëm
    Këshilla fantastike nga biznesmeni i suksesshëm Richard Brandson.
  2. Mësoni si të përdorni MailChimp për marketing me email
    Seri me 5 videoleksione për të filluar marketingun me email.
  3. Pse bizneset duhet të bëjnë marketing online (dixhital)?
    Këshilla praktike dhe orientime se nga duhet ta filloni marketingun tuaj dixhital nga Albin Dashi.
  4. Dhjetë rregulla mbi veshjen në mjedisin e punës
    Çfarë të vishni në mjedisin e punës dhe disa truke të vogla që të përcillni imazhin e një punonjësi të denjë.
  5. Dy karakteristikat e marketingut të suksesshëm 
    Marketingu i suksesshëm minimalisht synon të ndërtojë marrëdhënie nëpërmjet komunikimit me disa kanale dhe kontaktit të rregullt e të vazhduar (kundrejt marketingut sporadik, me rast festash)!
  6. Si ndikon interneti në komunikimin tonë?
    Tashmë teknologjia është bërë “palë e tretë” në çdo komunikim që ne kemi me miqtë apo palët në biznes, por sa të kthjellët jemi për mënyrat se si ajo ndikon në transformimin e standardeve tona gjuhësore dhe vetë komunikimit?
  7. Respekti dhe komunikimi në biznes 
    Respekti dhe komunikimi me respekt duhet të jenë bazat e marrëdhënieve për një kulturë të shëndetshme biznesi në Shqipëri dhe kudo.
  8. 7 mënyra të të menduarit që ju duhen të arrini suksesin 
    Ndërsa reflektoni mbi këto 7 mënyra do arrini të dalloni ku çalon mendësia!
  9. Kompjuteri dhe cilësia e jetës! 
    A e bëni do gjithnjë lidhjen se si përdorimi i kompjuterit ndikon te cilësia e jetës tuaj?
  10. Fuqia e reklamës shoqërore (sociale) 
    Ky shkrim përmend dy shembuj se si media sociale është përdorur për t’i dhënë zë njerëzve të thjesht!
  11. Këshilla për sipërmarrësit e rinj (nga Aftesi.info) 
    Intervista nga ekspertë dhe sipërmarrës të suksesshëm.
  12. Shtatë mënyra për të qenë një lider më i mirë në 2016-n 
    Shtatë mënyra se di duhet të mendoni dhe pozicionoheni ndryshe si udhëheqës i biznesit apo organizatës tuaj.
  13. 6 gjërat që nuk duhet t’i toleroni në karrierën tuaj 
    Karriera, nevoja për një punë apo mediokriteti nuk duhet të kthehen në justifikime për të toleruar gjërat apo situatat e përmendura në këtë shkrim.
  14. 7 mendimet që po ju pengojnë të arrini suksesin
    Pengesa më e madhe mes jush dhe të qenët në kulm të karrierës suaj, jeni vetë ju.
Read More
Certifikata SSL

Siguria e faqes tuaj: si dhe pse ta përmirësoni!

Ca kohë më parë përgatita një shkrim në lidhje me rëndësinë e implementimit të certifikatës së sigurisë me SSL apo përdorimit të HTTPS për sigurinë e faqes tuaj.

Zakonisht, ju mund ta dalloni lehtësisht nëse një faqe në internet e ka apo jo të implementuar çertifikatën e sigurisë pasi mund të dallohet nëpërmjet “s”-së te “http” në adresën e saj. Konkretisht, SfidaBiznesi.com përdor protokollin e sigurisë htts://sfidabiznesi.com për disa arsye përfshi sigurinë, privacinë, listimin në Google si dhe ruajtjen e të dhënave të personave që logohen në faqe.

Prej vitit 2014, (shih video) Google ka ndërmarrë një fushatë të gjerë për të nxitur rritjen e sigurisë online për efekt të sigurisë dhe privacisë. Ndërkohë, ka njoftuar se tashmë përdorimi ose jo i HTTPS do konsiderohet si një nga faktorët përcaktues për listimin e faqes tuaj brenda këtij motori. Ky njoftim i dha edhe më shumë peshë nevojës për implementimin e një çertifikate SSL veçanërisht për faqet që e gjenerojnë shumicën e trafikut nga motorët e kërkimit ose që duan ta ruajnë listimin aktual edhe në të ardhmen.

Një kujtesë tjetër në lidhje me këtë çështje erdhi nga zhvilluesit e platformës WordPress të cilët theksuan nevojë e kalimit të faqeve në SSL për me daljen e versionit më të fundit të WordPress 4.7. Ndërkohë, edhe themeluesi i WordPress Matt Mullenweg e theksoi këtë fakt në mbledhjen e përvitshme.

Certifikata SSL http to https

Disa sugjerime për ta implementuar çertifikatën SSL për faqen tuaj?

  1. Ka mjaft faqe që ofrojnë mundësinë e blerjes së një çertifikate SSL. Zakonisht, kompania ku keni blerë domain-in ju ofron edhe mundësinë e blerjes dhe implementimit të një license SSL për faqen tuaj. Por, bëni kujdes se çmimi i këtyre licensave varion shumë nga kompania në kompani dhe zakonisht ka edhe alternativa më të lira.
  2. Personalisht kam blerë disa licensa pranë NameCheap.com pasi është ndër më konkurrueset në çmim por ka edhe një alternativë falas shumë të mirë (Let’s Encrypt) e cila po adoptohet gjerësisht dhe mund të jetë e gatshme brenda panelit të administrimit të hostit tuaj, zakonisht të gjitha hostet që ofrojnë cPanel e kanë brenda si p.sh. të gjitha hostimet e ofruara nga WebHost.al e ofrojnë brenda paketës së hostimit.
  3. Nëse nuk jeni në gjendje ta implementoni vetë, atëherë mund të gjeni dikë që ta bëjë këtë për ju, kuptohet kundrejt një pagese për të cilën duhet të bini darkord paraprakisht.
  4. Nëse ju e keni implementuar sakaq certifikatën SSL në faqen tuaj, atëherë mund të përdorni shërbime si Qualy’s SSL Labs për të verifikuar që është implementuar në rregull.

Keni sugjerime të tjera, atëherë mos nguroni t’i ndani me ne te komentet këtu poshtë.

Read More