Fundi i vitit, përveç se si një kohë festimi, duhet rezervuar edhe për të reflektuar mbi arritjet dhe ecurinë e vitit që po kalon.
Ndaj, në kuadër të punës që bëhet me këtë faqe, ku ndër synimet kryesore është afrimi i një rrjeti lexuesish profesionistë, një nga analizat që bëjmë është vetë lexueshmëria e shkrimeve gjatë vitit 2016.
Përmbledhja e mëposhtme është statistikore por nëpërmjet listimit të shkrimeve më të lexuara mund të nxirret edhe një pasqyrë e preferencave apo nevojave tuaja si lexues.
Lista e mëposhtme është përgatitur sipas statistikave të gjeneruara nga Google Analytics, ku kriteri minimal ishte që shkrimet të jenë lexuar të paktën 500 herë, ndërsa shkrimi i parë është lexuar mbi 13,000 herë.
Lexim të këndshëm:
- Pesë këshilla si të filloni një biznes të suksesshëm
Këshilla fantastike nga biznesmeni i suksesshëm Richard Brandson. - Mësoni si të përdorni MailChimp për marketing me email
Seri me 5 videoleksione për të filluar marketingun me email. - Pse bizneset duhet të bëjnë marketing online (dixhital)?
Këshilla praktike dhe orientime se nga duhet ta filloni marketingun tuaj dixhital nga Albin Dashi. - Dhjetë rregulla mbi veshjen në mjedisin e punës
Çfarë të vishni në mjedisin e punës dhe disa truke të vogla që të përcillni imazhin e një punonjësi të denjë. - Dy karakteristikat e marketingut të suksesshëm
Marketingu i suksesshëm minimalisht synon të ndërtojë marrëdhënie nëpërmjet komunikimit me disa kanale dhe kontaktit të rregullt e të vazhduar (kundrejt marketingut sporadik, me rast festash)! - Si ndikon interneti në komunikimin tonë?
Tashmë teknologjia është bërë “palë e tretë” në çdo komunikim që ne kemi me miqtë apo palët në biznes, por sa të kthjellët jemi për mënyrat se si ajo ndikon në transformimin e standardeve tona gjuhësore dhe vetë komunikimit? - Respekti dhe komunikimi në biznes
Respekti dhe komunikimi me respekt duhet të jenë bazat e marrëdhënieve për një kulturë të shëndetshme biznesi në Shqipëri dhe kudo. - 7 mënyra të të menduarit që ju duhen të arrini suksesin
Ndërsa reflektoni mbi këto 7 mënyra do arrini të dalloni ku çalon mendësia! - Kompjuteri dhe cilësia e jetës!
A e bëni do gjithnjë lidhjen se si përdorimi i kompjuterit ndikon te cilësia e jetës tuaj? - Fuqia e reklamës shoqërore (sociale)
Ky shkrim përmend dy shembuj se si media sociale është përdorur për t’i dhënë zë njerëzve të thjesht! - Këshilla për sipërmarrësit e rinj (nga Aftesi.info)
Intervista nga ekspertë dhe sipërmarrës të suksesshëm. - Shtatë mënyra për të qenë një lider më i mirë në 2016-n
Shtatë mënyra se di duhet të mendoni dhe pozicionoheni ndryshe si udhëheqës i biznesit apo organizatës tuaj. - 6 gjërat që nuk duhet t’i toleroni në karrierën tuaj
Karriera, nevoja për një punë apo mediokriteti nuk duhet të kthehen në justifikime për të toleruar gjërat apo situatat e përmendura në këtë shkrim. - 7 mendimet që po ju pengojnë të arrini suksesin
Pengesa më e madhe mes jush dhe të qenët në kulm të karrierës suaj, jeni vetë ju.