Karriera – Ndonjëherë mund të mendoni se orët e gjata në zyrë mund t’i sjellin përparim karrierës suaj, por në fakt ato mund të tregojnë mungesë organizimi, t’ju dëmtojnë produktivitetin dhe t’ju ulin shanset për ngritje në detyrë
Nëse jeni i pari që hyn dhe i fundit që del nga puna, është gjë e mirë apo jo? Ju bini në sy dhe ky veprim ju jep kohë të shtoni përpjekjet për të çuar përpara karrierën tuaj, si dhe të identifikoheni si një punonjës i përkushtuar.
Me atë që rezulton, të qenët i fiksuar pas punës mund të jetë diçka e dëmshme për karrierën tuaj. Kjo jo vetëm që ju çon në sëmundje shëndetësore, por shtimi i kohës në zyrë ju ul performancën.
Nëse kaloni shumë kohë në punë, kjo tregon se e vlerësoni profesionin përpara aktiviteteve të tjera dhe vazhdimisht i jepni prioritetin kryesor, por, në fakt, ditën tjetër do të jeni më pak të përgatitur. Përse ndodh kjo? Sepse keni më pak kohë që të rikuperoheni nga koha e kaluar në zyrë, por edhe mendërisht ju nuk i jepni mundësi trurit të qetësohet.
Ekzistojnë edhe vendet e punës që u japin vlerësim atyre që punojnë më shumë dhe jo atyre që janë më produktivë, nëse fokusi juaj është të krijoni një qasje më realiste ndaj punës dhe asaj që mund të arrini duke ngjitur shkallët e karrierës.
Pushimi përmirëson cilësinë e punës
Ndërsa mund t’ju duket se arrini më shumë duke kaluar orë të gjata pas tryezës së punës, mund të jeni në fakt duke arritur më pak. Duke i dhënë trurit tuaj mundësinë të ndryshojë fokusin nga email-et e zyrës dhe të shijojë pushimin, ju po ndihmoni në rifreskimin e mendimeve tuaja dhe do të jeni në gjendje të përmbushni detyrat më efektivisht.
Nëse merrni disa kohë për t’i qëndruar larg një problemi, kjo përmirëson vendimmarrjen tuaj dhe duke kaluar orë të gjata në zyrë, ju mund të krijoni një plogështi mendore që dëmton aftësinë tuaj për të zgjidhur problemet dhe mbetet peng i detajeve.
Pranimi i shumë detyrave ju shpërqendron nga objektivat
Një tjetër gabim i zakonshëm që shumë të fiksuar pas punës e bëjnë, është se ata i thonë po çdo detyre që u ngarkohet. Ndërsa është e rëndësishme të jeni elastik, nëse i thoni po gjithçkaje, kjo do t’ju ngarkojë shumë. Problemi me faktin e të parit juve si personi që merr përsipër çdo detyrë është se njerëzit nuk konsiderojnë nevojat tuaja, pasi e dinë se do të pranoni gjithsesi. Detyra të tepërta mund t’ju pengojnë përparimin e karrierës, sepse nuk shtojnë aftësitë tuaja apo eksperiencën.
Dëmton kreativitetin tuaj
Duke shpenzuar shumicën e jetës suaj në zyrë, humbni mundësinë për të lexuar, për t’u përditësuar me lajmet dhe për të njohur njerëz të rinj. Për këtë arsye, jo vetëm që nuk do të kapni të rejat e fundit dhe mundësitë e punës, por gjithashtu nuk do të mund të mendoni në mënyrë inovative. Koha jashtë zyrës dhe mjedisit të punës mund t’ju sjellë në mendje mënyra për të zgjidhur problemet e punës në një mënyrë më të natyrshme.
Dëmton marrëdhëniet me kolegët
Rreth 300 miliardë dollarë u kushton bizneseve amerikane stresi që lidhet me punën dhe pengon produktivitetin çdo vit dhe kjo nuk ndalon te juve. Të fiksuarit pas punës shpesh janë perfeksionistë dhe mund të ushtrojnë presion të panevojshëm te kolegët, gjë që mund të rrisë stresin dhe ndikimin negativ te kompania. Dëmi kolateral mund të rritet vazhdimisht.
Mund të dëmtojë aftësinë tuaj për të deleguar
Një nga problemet me punën me orë të zgjatura është se kjo dëmton aftësinë tuaj për të deleguar. Kur pranoni detyrat, ndonjëherë mund të jeni në gjendje t’ia kaloni ato një personi tjetër, por nëse puna ia vlen, atëherë e bëni vetë; sjellje kjo që mund t’ju dëmtojë marrjen me detyra të tjera. Aftësia për të deleguar është kyçe në çdo këshillim të karrierës dhe është kyçe në pozicione menaxhimi, ndaj sigurohuni që ta keni.
Probleme me lodhjen e trurit
Një nga problemet e pashmangshme me të fiksuarit pas punës është se çdo ngarkesë kërkon një vend për t’u shfryrë. Sipas doktoreshë Esther Sternberg, disa pjesë të trurit që kontrollojnë stresin luajnë një rol të rëndësishëm në krijimin e sëmundjeve të caktuara. Si rezultat i kësaj, stresi që kaloni në punë zakonisht ju sëmur dhe duke shtuar probleme të tjera, si mungesa e gjumit dhe zakonet e pashëndetshme të ushqimit, gjërat mund të përkeqësohen.
Kontrolli i email-eve vonë ju bën keq
Nëse jeni dikush që nuk ndahet kurrë nga celulari dhe kontrolloni email-et edhe natën vonë, kjo në fakt mund t’ju dëmtojë produktivitetin në vend që t’ju vënë në kontroll të situatës. Studimet tregojnë se kontrolli i email-eve të punës natën vonë do t’ju bëjë më të lodhur dhe më joproduktivë të nesërmen.
Jeni në fakt i çorganizuar?
Mund të jetë shumë e lehtë të ngatërrohet puna e vazhdueshme me çorganizimin. Merrni pak kohë për të menduar rreth sistemeve tuaja dhe faktit nëse duhet apo jo të punoni në orë të gjata. Kjo nuk do të thotë aspak se jeni produktivë.
Mund të dëmtoni karrierën
Ndërsa ju duket sikur orët e gjata në zyrë janë mënyra më e mirë për të arritur suksesin në karrierë, ju nuk arrini të përqendroheni te gjërat që doni dhe që janë të rëndësishme për ju, faktorë këta që ju pengojnë në karrierë.
Kohët që kaloni larg zyrës ju ndihmon të peshoni ambiciet tuaja personale dhe në fakt ju sjellin shumë përfitime. Nëse punoni me orë të tejzgjatura, është shumë e vështirë të reflektoni siç duhet.