Sfidat e marketingut dixhital (Pjesa 1)!

Nga: Elvis Plaku minuta lexim | 0 komente2351 lexime


Imagjinoni për një moment. Dikush vjen të vizitojë faqen e biznesit/organizatës tuaj për herë të parë, ose mbase edhe për herë të dytë. Ai/ajo qëndrojnë ca kohë për t’u larguar pastaj pa lënë gjurmë ose mbase edhe me idenë se do rikthehet në një të ardhme të pacaktuar!

Pra, ai ‘dikushi’ është thjesht njëri prej atyre që i quajmë ‘vizitorë anonimë.’

Njerez te panjohurAi apo ajo mbeten ‘anonim’ sepse ju zakonisht nuk keni asnjë të dhënë apo mundësi rikontaktimi me ta.

Për ju, ‘anonimët’ mbeten një statistikë e Google Analytics që ju tregon se këtë muaj kishit p.sh. 2,000 vizitorë nga të cilët X përqind ishin të rinj (New Vistor) dhe X përqind u rikthyen (Returning Visitor), por që praktikisht mbeten të gjithë anonimë sepse ju nuk keni një strategji si t’i filtroni, identifikoni dhe t’i riktheni nëse ata janë klientët/vizitorët tuaj potencialë.

Vizitoret e faqes tuaj sipas Google Analytics
Në këtë tabelë 32.2% janë të rinj dhe 67.8% janë të rikthyer brenda 30 ditëve të fundit!

Sfida e parë: 50% deri në 85% e vizitorëve nuk rikthehen!

Numri 1Studimet vërtetojnë se 50% deri në 85% e vizitorëve të faqes tuaj zakonisht ju vizitojnë vetëm një herë për mos t’u rikthyer më! Kjo shpesh është normale por nuk duhet të mbetet kështu gjithmonë!

Për të sjellë rregullisht vizitorë në faqen tuaj mund t’ju duhet të bëni vazhdimisht fushata me reklama (promocion) dhe nëse nuk adoptoni një sistem apo strategji për t’i rikthyer me kosto më të ulët, atëherë gjasat janë që edhe në të ardhmen do t’ju duhet të harxhoni sërish të njëjtën shumë parash për t’i reklamuar të njëjtit grup ose një grupi të ri vizitorësh/klientësh potencialë që si përqindje do ju vizitojnë vetëm një herë.

 

Sfida e dytë: Duhen 7 deri në 20 ekspozime për t’i bindur të blejnë!

Numri 2Sfida tjetër që keni është fakti se sipas mjaft studimeve një klienti potencial i duhen 7 deri në 20 ekspozime ndaj një produkti apo shërbimi të caktuar për të arritur momentin kur ai/ajo mund të marrin një vendim për të blerë ose jo. Sigurisht, numri i ekspozimeve të nevojshme ulet kur ata fillojnë të familjarizohen dhe besojnë në ‘brandin’ tuaj, por është detyra juaj t’i bindni të blejnë ose të paktën të rikthehen disa herë për të krijuar më shumë besim në brandin tuaj.

 

Një ilustrim i thjeshtë!

Dyqan kepucesh - Myslym Shyri
Burimi: https://www.flickr.com/photos/drini/6994436867

Nëse ju keni një dyqan këpucësh me vitrinë në anë të rrugës ju mund të keni mjaft klientë potencialë që kalojnë çdo ditë pranë vitrinës tuaj por sigurisht shumica janë thjesht kalimtarë pra ajo masa prej 50% deri në 85%. Ndërkohë, ajo përqindja e personave të interesuar nuk bindet të blejnë gjë pasi zakonisht iu duhen të paktën 7 deri në 20 ekspozime.

Ndërkohë, vetëm një përqindje shumë e vogël tregon vërtetë interesim pasi futet brenda në dyqan dhe madje fillon të shohë për ndonjë palë këpucë, por nuk i blen menjëherë por e lë për një herë tjetër. Ama, tani, ju e dini se ai/ajo është një klient potencial pasi treguan interesim dhe madje tani e tutje ju keni mundësi ta identifikoni nëse futet sërish në dyqanin tuaj.

(TIP – numri i ekspozimeve është në raport të drejtë me vlerën e produktit/shërbimit, pra sa më i lartë çmimi i produktit/shërbimit aq më i madh duhet të jetë edhe numri i ekspozimeve)

Në botën virtuale, është një eksperiencë e ngjashme, pasi sigurisht shumica e vizitorëve janë kalimtarë, nga këta vetëm një pjesë e vogël janë vërtetë vizitorë potencialë dhe nga ky grup dalin pikërisht ata që janë ekspozuar apo bindur mjaftueshëm të blejnë shërbimin/produktin tuaj.

 

Sfida e tretë: Identifikimi dhe ndjekja e vizitorëve/klientëve të interesuar

Numri 3Bazuar edhe në ilustrimin e mësipërm, në rastin e vizitorëve të faqes tuaj, bëhet fjalë për atë përqindje të vizitorëve që:

  • qëndrojnë pak më gjatë;
  • që tregojnë interes duke vizituar disa faqe apo
  • që ju kontaktojnë direkt si rrjedhojë e interesimit për shërbimin/produktin që ju ofroni.

Por nëse ju nuk keni një ‘vitrinë’ në anë të rrugës, pra nuk keni shumë vizitorë potencialë, atëherë ju duhet të dilni për t’i gjetur dhe sjellë vetë në vitrinën/faqen tuaj. Më pas sfida mbetet të:

  • identifikoni,
  • ekspozoni mjaftueshëm dhe
  • bindni atë përqindjen e vogël të klientëve/vizitorëve potencialë.

Ky është edhe një nga funksionet thelbësore të marketingut dixhital. Dhe në rastin konkret këtu do flasim për teknikat e ‘shënjestrimit’ dhe ‘ri-shënjestrimit’ (ndryshe njihen me targeting & re-targeting).

Pjesa e dytë do publikohet së shpejti.  Ju faleminderit të na ndiqni…

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}


Gjithashtu mund të lexoni

Video: Si të shihni prirjen e kërkimeve me Google Trends

Video: Si të shihni prirjen e kërkimeve me Google Trends

Si të arrini një audiencë të lartë me një fushatë marketingu

Si të arrini një audiencë të lartë me një fushatë marketingu

Testimi A/B: Si ta rrisni performancën e marketingut tuaj me metoda shkencore

Testimi A/B: Si ta rrisni performancën e marketingut tuaj me metoda shkencore

Ja pse mesazhet tuaja me email përfundojnë në SPAM?

Ja pse mesazhet tuaja me email përfundojnë në SPAM?
Review Your Cart
0
Add Coupon Code
Subtotal
Total Installment Payments
Bundle Discount

 
>