6 metoda si të përcaktoni buxhetin e marketingut

Nga: Elvis Plaku minuta lexim | 0 komente5701 lexime


Përcaktimi i buxhetit të marketingut është një nga aspektet më të rëndësishëm dhe njëherazi më të vështirë në marketing, por gjithashtu edhe një nga më të neglizhuarit për shkak se nuk është një proces veçanërisht i këndshëm apo kreativ. Në rastin e kompanive dhe bizneseve shqiptare, përcaktimi i buxhetit të marketingut është thjesht i neglizhuar ose i parëndësishëm.

Kjo ndodh për shkak se gjatë procesit të buxhetimit të njësive të tyre, drejtimi i kushton me tepër rëndësi anëve të tjera të kostove si: buxhetit të materialeve, buxhetit të punës apo buxhetit të shpenzimeve të përgjithshme. Duhet të përmendim edhe mungesën e një kulture të duhur rreth rëndësisë së marketingut nga ana e njësive shqiptare dhe gjithashtu faktin që tregu shqiptar përbëhet nga një numër i madh biznesesh të vogla ose të mesme. Të tëra këto bëjnë që plani i marketingut (pjesë e të cilit është edhe buxheti i marketingut) të mos jetë në qendër të vendimmarrjes së drejtimit.

Ndaj, ju prezantojmë këto gjashtë metoda të cilat mund t’ju orientojnë të zgjidhni modelin që përshtatet më shumë me nevojat dhe industrinë tuaj.

  • Shuma që mbetet: Pasi të keni llogaritur marzhin bruto si dhe të keni përcaktuar fitimin e nevojshëm neto, ajo që mbetet pasi të keni zbritur të gjitha kostot dhe shpenzimet e tjera i alokohet buxhetit të marketingut dhe komunikimit. Kjo metodë nuk është shumë praktike, por në praktikë është çfarë bëjnë shumica e kompanive shqiptare të cilat e shohin marketingun thjesht si shpenzim!
  • Përqindje e shitjeve: buxheti i marketingut përcaktohet si një përqindje fikse (p.sh. 5%) e totalit të shitjeve. Por problemi me ketë mënyrë përcaktimi shfaqet kur niveli i shitjeve është në rënie që rrjedhimisht sjell edhe uljen e shpenzimeve të marketingut, kur në realitet mund të këtë nevojë që shpenzimet e marketingut të rriten. Kjo mënyrë mund të jetë e vlefshme, dhe relativisht e lehtë në përdorim, në rastet kur ju duhet të përcaktoni një buxhet të vogël për një produkt apo fushatë të caktuar. Në këto raste, përqindja e buxhetit për marketingun llogaritet me përafërsi bazuar mbi totalin e shitjeve që synohen. Pra nëse ju synoni të shisni produkte me vlerë totale 100 lekë, atëherë 5 lekë i bie të shpenzohen që në fillim për marketingun (nëse buxheti për këtë fushatë marketingu është thjesht 5%).
  • Objektivi dhe detyrat: Kjo nënkupton pasjen e objektivave specifike dhe realizimin e detyrave të qarta të cilat duhet të përmbushen për të arritur objektivat. Kjo metodë lidhet disi me shembullin e dhënë pak më sipër, ku arritja e objektivit të shitjeve me total 100 lekë, përcakton si detyrë shpenzimin në vlerën 5 lekë (ose 5%) për marketingun.
  • Norma e konkurencës: Shpenzimet bazohen mbi ato të konkurencës gjatë vitit të kaluar apo atij që vjen. Pra krahasohen me shpenzimet e konkurencës. Kjo është një praktikë e ndjekur nga të gjitha industritë dhe sektorët kryesorë. Kjo metodë përdoret shpesh në situata konkurrence, por edhe si argument për të rritur buxhetin e marketingut të një korporate. Por buxheti i marketingut duhet të vlerësohet në radhë të parë bazuar mbi strategjinë që do ndiqet dhe efikasitetin që ka pasur.
  • Vijim i modifikuar (ose buxheti i vjetshëm plus minus diçka): Kompanitë i mbështesin buxhetet mbi shpenzimet e vjetshme. Nëse buxheti i vitit të kaluar ishte i ulët atëherë konsiderohet rritja e tij për vitin në vazhdim. Kjo metodë është relativisht më e thjesht për t’u mbrojtur përpara drejtimit të kompanisë, kur bëhet vlerësimi vjetor i buxheteve të njësive brenda një kompanie, por edhe nëpër ato më të vogla, kjo metodë nënkupton më pak kokëçarje në përgatitjen e buxhetit, por jo domosdoshmërish më efektive!
  • Norma e industrisë: Kompania përcakton një shifër apo përqindje të shitjeve që është tipike për industrinë në të cilën operon. Kjo metodë shërben si bazë për një industri të mirëstabilizuar por jo gjithnjë vlen për ato industri apo sektorë biznesi ku ka shumë konkurrencë ndërmjet kompanive.

Burimi:

Gjashtë modelet bazë janë huazuar dhe përkthyer nga anglishtja por është zgjeruar me komentet e autorit që të adresojnë nevojat e tregut shqiptar.

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}


Gjithashtu mund të lexoni

SEO: 12 arsye pse lidhjet thyehen (broken links) dhe 14 mënyra si mund t’i riparoni ato për faqen tuaj!

SEO: 12 arsye pse lidhjet thyehen (broken links) dhe 14 mënyra si mund t’i riparoni ato për faqen tuaj!

Kurs: Si të përdoni SEO Press për WordPress

Kurs: Si të përdoni SEO Press për WordPress

Video: Si të shihni prirjen e kërkimeve me Google Trends

Video: Si të shihni prirjen e kërkimeve me Google Trends

Si të arrini një audiencë të lartë me një fushatë marketingu

Si të arrini një audiencë të lartë me një fushatë marketingu
Review Your Cart
0
Add Coupon Code
Subtotal

 
>